GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj takohet me kryetarin e Kuvendit: Mbrojtja e Ballukut dhe mohimi i opozitës, hapa pas për integrimin

12:00 - 15/04/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjekmarkaj takohet me kryetarin e Kuvendit: Mbrojtja e Ballukut dhe mohimi i opozitës, hapa pas për integrimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohëshisht edhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Suedi, ku është takuar me kryetarin e Kuvendit Andreas Norlen, nënkryetarin e Komisionit të Jashtëm Morgan Johansson dhe deputetin Fredrik Ahlstedt.

Në postimin e tij në Facebook, Gjekmarkaj thekson se shprehu mirënjohje për mbështetjen e Suedisë ndaj Shqipërisë në hapat që po ndjek në procesin e integrimit evropian, por shtoi se diskutuan gjithashtu edhe për  shqetësimet kryesore që e pengojnë këtë proces.

Mes shqetësimeve, ai përmend edhe mbrojtjen që i bënë socialistët disa javë më parë ish zv kryeministres Belinda Balluku, të cilët, pavarësisht se SPAK kërkon arrestimin, ata nuk lejuan heqjen e imunitetit të deputetes.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës zyrtare në Suedi pata nderin të zhvilloj një takim me Kryetarin e Parlamentit, Sh.T.Z. Dr. Andreas Norlen, së bashku me Nënkryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme, Z. Morgan Johansson dhe deputetin Z. Fredrik Ahlstedt.

Në emër të Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Prof. Dr. Sali Berisha iu shpreha mirënjohjen e thellë për ndihmën e çmuar që Suedia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Kryeparlamentari Dr. Norlen rikonfirmoi angazhimin e tij dhe të Parlamentit Suedez për të mbështetur anëtarësimin e plotë dhe të shpejtë të Shqipërisë në familjen europiane.

Gjatë këtij takimi diskutuam për disa nga shqetësimet kryesore që ngadalësojnë apo pengojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Problematikat e thella të zgjedhjeve, veçanërisht linçimi politik i liderit te Opozites Sali Berisha, zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025, të reflektuara gjërësisht në raportin final të OSBE-ODIHR, ngushtimi i hapësirave dhe mohimi i të drejtave të opozitës në Parlament, presioni ndaj drejtësisë dhe mbrojtja politike e zyrtarëve të lartë  nëpërmjet imunitetit parlamentar janë hapa pas në procesin e integrimit evropian.

Mikpritësit tanë theksuan rëndësinë e vazhdimit të reformave, respektimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, si dhe dialogut konstruktiv në Parlament, duke respektuar rolin dhe të drejtat e opozitës parlamentare.

Një delegacion i Komisionit për Punët e Jashtme do të vizitojë Shqipërinë muajin e ardhshëm për të parë dhe diskutuar nga afër këto zhvillime.

Mirënjohje Kryetarit Dr. Norlen dhe kolegëve të tij për pritjen miqësore dhe diskutimet e hapura, në shërbim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, brenda familjes europiane.

Etiketa: GjekmarkajSuedi

Lajme të lidhura

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Veliaj kërkesë Gjykatës: Transmetoni live seancat e gjyqit, është detyrim për transparencë ndaj publikut

11:22 - 21/04/26
Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova
Aktualitet

Shtyhet seanca në GJKKO për Irena Gjokën, SPAK kërkon pushimin e çështjes për gjyqtaren

11:18 - 21/04/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve
Aktualitet

Deputeti demokrat: Rama po përdor vetëm dhunë ndaj protestuesve, koha t’i përgjigjemi me të njëjtën gjuhë

11:00 - 21/04/26
Para
Shtrenjtohet nafta dhe benzina, ja çmimet

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do blihen nafta dhe benzina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju në vitet në vijim
Kosovë & Rajon

Trump letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju në vitet në vijim

11:33 - 21/04/26

Presidenti Amerikan , Doanld Trump i ka dërguar një letër ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në përfundim të mandatit të...

Lexo më shumë
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Veliaj kërkesë Gjykatës: Transmetoni live seancat e gjyqit, është detyrim për transparencë ndaj publikut

11:22 - 21/04/26
Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova

Shtyhet seanca në GJKKO për Irena Gjokën, SPAK kërkon pushimin e çështjes për gjyqtaren

11:18 - 21/04/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti demokrat: Rama po përdor vetëm dhunë ndaj protestuesve, koha t’i përgjigjemi me të njëjtën gjuhë

11:00 - 21/04/26
Dëshmia bombë në gjykatën britanike/ ‘Fania’ i Beratit: Çopjat kanë kryer vrasje me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm!

Dëshmia bombë në gjykatën britanike/ ‘Fania’ i Beratit: Çopjat kanë kryer vrasje me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm!

10:49 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com