GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqi ‘Partizani’/ Edi Rama do thirret si dëshmitar në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tiranës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi ‘Partizani’/ Edi Rama do thirret si dëshmitar në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama do të thirret në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion si dëshmitar, ku do të pyetet për dosjen “Partizani”.

Ndërkohë krahas tij do të thirret si dëshmitar edhe Taulant Balla, i cili njëkohësisht është edhe kallëzues në këtë çështje.

Gjykata pasi ka dëgjuar kërkesën për prova të palëve, ka vendosur të pranojë provat shkresore, dhe po ashtu ka pranuar që të pyeten si dëshmitare ata që janë listuar në kërkesën e prokurorisë dhe ata që ka kërkuar kreu i PD.

Një nga dëshmitarët që Berisha ka kërkuar, është edhe kryeministri Edi Rama, kërkesë që Gjykata e ka pranuar.

Kryeministri do të merret në pyetje për çështjen e privatizimit, ndërsa në atë kohë ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës.

Thirrja e Ramës është kërkuar nga avokatët e të pandehurve, që pretendojnë se është pikërisht ai që ka bërë ndryshimin e destinacionit të klubit sportiv Partizani, çështje për të cilën nuk është pyetur asnjëherë, në një kohë që të pandehur janë marrë Berisha, dhëndri i tij Malltezi dhe disa persona të tjerë.

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.

Edhe Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Ortaku i Malltezit, Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.

Etiketa: deshmitarPartizaniRama

Lajme të lidhura

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon
Aktualitet

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26
Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen
Aktualitet

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26
Para
Gjekmarkaj takohet me kryetarin e Kuvendit: Mbrojtja e Ballukut dhe mohimi i opozitës, hapa pas për integrimin

Gjekmarkaj takohet me kryetarin e Kuvendit: Mbrojtja e Ballukut dhe mohimi i opozitës, hapa pas për integrimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon
Aktualitet

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26

Pedagogë dhe studentë janë mbledhur paraditen e sotme, para Universitetit të Tiranës, aty ku kanë vendosur të mbështesin studentët. Stafet...

Lexo më shumë
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26
Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26
Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26
Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com