GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fundi i kampionatit të rregullt dhe “Final Four”! Zbulohet shpërblimi i “majmë” për kampionin dhe vendet e tjera

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Fundi i kampionatit të rregullt dhe “Final Four”! Zbulohet shpërblimi i “majmë” për kampionin dhe vendet e tjera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i sezonit të rregullt në “Abissnet Superiore”, gara për objektivat e kampionatit mbetet plotësisht e hapur, si në krye të renditjes, për të siguruar një biletë për në “Final Four”, ashtu edhe në fundin e tabelës për objektivin mbijetesë.

Drejtori i Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, në një prononcim për fshf.org, foli për situatën aktuale të kampionatit, garën për një vend në “Final Four”, luftën për mbijetesë si dhe për formatin dhe datat e fazës finale “Final Four” që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Aktualisht vetëm Vllaznia ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”, ndërsa disa skuadra të tjera vijojnë garën për tre vendet e mbetura.

Më poshtë, prononcimin i plotë i Drejtorit të Garave, Marjus Sulejmani.

Fundi i sezonit të rregullt? – Kanë mbetur edhe 5 javë deri në përfundimin e 36-të javëve të kampionatit. Vllaznia është ekipi i parë që ka siguruar “Final Four”. Gara është shumë e fortë, pasi janë edhe 5 ekipe që konkurrojnë për të zënë 3 vende për në “Final Four”.

Kampionati nuk është vetëm për “Final Four”, pasi edhe në fundin e tabelës ka një garë sportive shumë të fortë. Vendi i 9-të dhe i 10-të bien direkt nga kategoria, ndërsa skuadra që renditet në vendin e tetë do të luajë një ndeshje play-off me një nga skuadrat që renditet nga vendi i tretë te i gjashti në Kategorinë e Parë.

Faza “Final Four”? – Ky është viti i tretë i “Final Four”. Ndryshe nga dy sezonet e mëparshme, këtë vit kemi një ndryshim të rregullit, ku pas 36 javëve, 4 ekipet e renditura të para do të marrin pjesë në “Final Four” me pikët e përgjysmuara, duke marrë edhe vlerën më të vogël. Datat janë të përcaktuara.

Ndeshja e parë do të luhet më 16 maj sfida mes vendit të parë dhe vendit të katërt, një ditë më vonë vendi i dytë dhe vendi i tretë. Po ashtu, edhe katër ndeshjet e tjera do të zhvillohen në datat 23-24 dhe 29 e 31 maj. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Air Albania.

Shpërblimet financiare për klubet e “Abissnet Superiore”? – Katër ekipet e para pas përfundimit të 36-të javëve do të përfitojnë shpërblime financiare. Vendi i parë do të përfitojë 10 milionë lekë të rinj, vendi i dytë 7 milionë lekë të rinj, vendi i tretë 5 milionë lekë të rinj dhe vendi i katërt 2 milionë lekë të rinj.

Gjithashtu, fituesi i kampionatit pra i “Final Four” do të përfitojë 10 milionë lekë të rinj. Pas përfundimit të “Final Four”, të 10 ekipet do të marrin përsëri të ardhura, që do të vijnë nga biletat, sponsorët dhe reklamat, të cilat do të shpërndahen nga vendi i pestë deri në vendin e dhjetë sipas renditjes, si dhe një përqindje më e madhe për ekipet që do të luajnë në “Final Four”.

Etiketa: kampionatshperblim

Lajme të lidhura

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!
Sport

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin
Sport

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

21:05 - 20/08/26
Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali
Sport

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26
Para
Tjetër sulm i armatosur në një shkollë në Turqi, 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

Tjetër sulm i armatosur në një shkollë në Turqi, 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!
Aktualitet

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!

12:52 - 21/08/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Pustec, ku gjatë një aktiviteti kulturor nuk u ekzekutua himni...

Lexo më shumë
Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

12:21 - 21/08/26
Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26
‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com