GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Abazoviç dorëzoi në Kuvend kërkesë për shkarkimin e kryeministrit, Krivokapiç i heq kompetencat ministrore

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Abazoviç dorëzoi në Kuvend kërkesë për shkarkimin e kryeministrit, Krivokapiç i heq kompetencat ministrore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç më 24 janar mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, hoqi zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviç nga kreu i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit dhe largoi nga drejtuesi i delegacionit shtetëror për negociata me Bashkimin Evropian, ministrin e Jashtëm, Gjorgje Radulloviç.

I pyetur se çfarë dëshiron që të arrijë me shkarkimin dhe heqjen e kompetencave të ministrave, Krivokapiç tha se është “e papranueshme që Qeveria të rrëzohet nga brenda”.

Teksa mori pjesë në një panel diskutimi për mediat në Podgoricë më 25 janar, ai tha se në Mal të Zi po zhvillohet një “grusht-shtet”, por nuk dha më shumë detaje për këtë temë.

Më vonë, Krivokapiç deklaroi për gazetarët se ministri i Jashtëm, Radulloviq për një kohë të gjatë kishte punuar kundër Qeverisë aktuale.

“Unë nuk e kam ngritur çështjen e shkarkimit të asnjë ministri, edhe pse tani shihet shumë qartë se kush ka punuar për kë”, tha Krivokapiç, duke shtuar se pret që ministra të tillë të japin dorëheqje.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, heqjen e kompetencave të ministrave dhe shkarkimet e mundshme i vlerësoi si reflektim të pafuqisë.

“Me Qeverinë do të përfundojë gjithçka në datën 4 shkurt. Nëse mendojnë se ndryshimet i kontribuojnë situatës, nuk ka asnjë problem për mua. Por, nëse dikush do të prekë rendin kushtetues, veçanërisht atë të sigurisë, të provokojë trazira në Mal të Zi apo shpërthen nacionalizmin, do të ketë përgjigje adekuate në të njëjtën sekondë”, tha Abazoviç.

Partia e Abazoviçit, Lëvizja Qytetare URA, së bashku me parti të tjera, ka dërguar në procedurë parlamentare mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Krivokapiçit. Për këtë mocion do të votohet në Kuvend më 4 shkurt.

Në përgjigje të mocionit, Krivokapiq i ka kërkuar Kuvendit që të mbajë seancë më 3 shkurt për shkarkimin e Abazoviqit nga posti i zëvendëskryeministrit, por edhe për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, që t’i hapet rruga shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Abazoviq ka propozuar krijimin e një qeverie të pakicës. Ndërkaq mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë është nënshkruar nga anëtarët e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja URA dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës si dhe partitë opozitare Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

Qeveria e Zdravko Krivokapiçit u zgjodh më 4 dhjetor 2020 me votat e partisë pro-serbe Fronti Demokratik, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare Ura si qeveria e ekspertëve, kurse i vetëm politikan në të është kreu i Lëvizjes Ura, Dritan Abazoviç, që mban postin e zëvendëskryeministrit./REL/

Etiketa: AbazovickompetencatKrivokapicKryeministrikuvend

Lajme të lidhura

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
Breaking Views

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

20:03 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës
Aktualitet

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd
Kosovë & Rajon

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd

15:12 - 25/05/26
Para
Afati i Berishës, Basha bën ndryshime në selinë blu

Pas PS-së dhe LSI-së, edhe PD depoziton emrat e anëtarëve të KZAZ-ve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26

Dashi Sot ke energji të mirë dhe dëshirë për të vepruar, por yjet të këshillojnë të mos nxitohesh. Reagimet impulsive...

Lexo më shumë
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş