Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë këtë të premte pretencën për të pandehurit e dosjes së ARRSH-së, përfshirë ish-drejtorin Evis Berberin dhe 2 ish-vartësit e Belinda Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Për ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi, i arrestuar në 2024-ën, i cili sipas SPAK është përshirë në raste korruptive me vlerë rreth 15 milionë euro, kërkohet 10 vite burg.
SPAK kërkoi shpalljen e tij fajtor për shkelje të barazisë në tenderë në 5 episode, korrupsion pasiv në 6 episode dhe pastrim parash në 1 episod, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për Berberin ulet në 6 vite e 8 muaj burg, si edhe i ndalohet të ushtrojë funksione publike për 5 vite.
Prokuroria kërkoi konfiskimin e parave të gjetura gjatë kontrolleve në shtëpinë e Berberit, konkretisht për 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 milion lekë.
Ndërkohë, për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin, të dy ish-vartës të Ballukut, SPAK ka kërkuar shpalljen fajtorë për shkelje të barazisë me tenderë dhe dënimin e tyre me nga 1 vit e 6 muaj burg, që më gjykim të shkurtuar zbret në 1 vit burg dhe ndalimin me 3 vite që të ushtrojnë funksione publike. Procesi ndaj tyre është me gjykim të shkurtuar.
Akuzat ndaj Ervis Berberit
Ish vartësi i Belinda Ballukut, Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Berberi rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tendera që kapin vlerën e 5 milionë eurove.
SPAK ka dyshime se Berberi, fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë, ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania DAAM që drejtohej nga Valter Begaj, por që defakto sipas Prokurorisë, kompania zotërohej prej Berberit. Po kështu, SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARRSH, e njëjta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milionë euro.
Hetimet e prokurorisë zbuluan gjithashtu se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme. Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie. Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave.
Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e Berberit.
Akuzat ndaj Gentian Gjylit










Discussion about this post