GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga apartamentet te bizneset, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të trafikantit të drogës (Emri)

11:44 - 21/04/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e një sërë pasurish që i përkasin Arjan Hykës, i dënuar për trafik droge në Itali, si dhe personave të lidhur me të.

Sipas një njoftimi zyrtar, kërkohet sekuestrimi i pesë apartamenteve në Fier, Tiranë dhe Vlorë, dy njësive tregtare, mbi 16 mijë metra katrorë tokë bujqësore, si dhe aksioneve në pesë shoqëri në emër të Hykës dhe personave të tjerë të lidhur me të, pasi dyshohet se janë krijuar nga veprimtari kriminale.

Sipas prokurorisë, në bazë të këtij aktiviteti ekonomik qëndron një shumë rreth 100 milionë lekë, e deklaruar si investim në një shoqëri, por e pajustifikuar me burime të ligjshme. Dyshohet se kjo shumë është përdorur për krijimin dhe zhvillimin e kompanive të tjera, duke ngritur një cikël ekonomik të mbështetur mbi një burim fillestar të paligjshëm.

Prokuroria ngre gjithashtu dyshime për lidhje me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për transportim të vlerave monetare të padeklaruara nga jashtë vendit.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimin pasuror dhe kërkon konfiskimin e 5 apartamenteve, 2 njësi shërbimi, 16.719 m2 tokë arë dhe kuotat e 5 shoqërive të shtetasit A.H. dhe personave të tjerë të lidhur me të, pasi rezultoi se janë krijuar si pasojë e veprimtarive të dyshuara kriminale.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.1, datë 01.07.2025, me objekt hetimi pasuritë në pronësi të shtetasve A.H, M.H, A.H, A.H dhe K.H, si dhe 5 shoqëritë tregtare në pronësi të tyre, Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier arriti të dokumentojë pasuri të pajustifikuara nga burimet e ligjshme.

Nga hetimi rezulton se ortaku i vetëm i shoqërisë “A…” sh.p.k., shtetasi A.H., ka deklaruar financimin e shoqërisë me një vlerë prej 100,072,890 Lek, e cila nuk justifikohet me burime të ligjshme financimi. Nëpërmjet kësaj shoqërie, u krijuan edhe shoqëritë e tjera të shpërndara midis anëtarëve të familjes.

Po ashtu rezultoi se janë kryer veprime fiktive me qëllim justifikimin e kësaj shume monetare, të cilat nuk mbështeteshin në mundësinë reale financiare për marrjen e kësaj shume nga burime të ligjshme. Përkundrazi, evidentohet se shumica e veprimeve janë kryer jashtë sistemit bankar, në “cash” dhe nëpërmjet akteve jo noteriale, me qëllim shmangien e origjinës së ligjshme të fondeve të investuara në shoqëri.

Shuma 100,072,890 Lek, e cila nuk mbështetet në burime të ligjshme dhe të deklaruara, ka shërbyer si bazë për zhvillimin e aktivitetit ekonomik të shoqërive në vijim, duke u reflektuar në pasqyrat financiare si burim i ligjshëm dhe më pas duke u përdorur për investime të ndryshme, përfshirë blerjen e automjeteve dhe krijimin e të ardhurave që janë shpërndarë në formë page dhe dividendi. Më tej, këto të ardhura janë rinvestuar në pasuri të paluajtshme dhe kuota shoqërish, duke krijuar një cikël ekonomik që mbështetet në një burim fillestar të pajustifikuar.

Shtetasi A.H., i dënuar nga autoritetet italiane për veprën penale “Përfitimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale, drogë”, sillte në Shqipëri vlera monetare që buronin nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Nga hetimet rezultoi se disa shoferë të punësuar në shoqëritë në zotërim të subjekteve në këtë hetim “A….” sh.p.k. dhe “A…… T….” sh.p.k, janë konstatuar duke sjellë vlera monetare të padeklaruara në kufi, në rrethana të dyshimta mbi origjinën e tyre.

Në përfundim të hetimit pasuror të plotë, Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të A.H. dhe M.H.

1.  Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 135.60 m², me vendndodhje Bashkia Fier;

2.  Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 127 m², me vendndodhje Bashkia Fier;

3.  Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 59 m², me vendndodhje Bashkia Fier;

4.   Pasuria e llojit “njësi” me sipërfaqe 17.10 m², me vendndodhje Tiranë; dhe

5.   Pasuria e llojit “njësi” me sipërfaqe 31 m², me vendndodhje Vlorë.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A…” Sh.p.k.:

1.   Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3949 m², me vendndodhje Fier.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” sh.p.k.:

1.  Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 1971 m², me vendndodhje Fier;

2.  Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3926 m², me vendndodhje Fier;

3.  Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 2942 m², me vendndodhje Fier; dhe

4.  Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3931 m², me vendndodhje Fier.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të K.H, si më poshtë:

1.  Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 55 m², me vendndodhje Bashkia Fier; dhe

2.  Pasuri e llojit “apartament” me sipërfaqe 137 m², me vendndodhje Bashkia Fier.

Konfiskimin e kuotave të shoqërive tregtare në zotërim të individëve objekt hetimi pasuror, si më poshtë:

1.  Kuotat e shoqërisë “A….” sh.p.k;

2.  Kuotat t shoqërisë “A… T….” sh.p.k;

3.  Kuotat e shoqërisë “A… B…” sh.p.k;

4.  Kuotat e shoqërisë “A…. I….” sh.p.k.; dhe

5.  Kutoat e shoqërisë “M… T….” sh.p.k.

Prokuroria Fier shpreh angazhimin e plotë për ndjekjen me prioritet të identifikimit dhe konsifkimit të pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Etiketa: drogekonfiskimprokurori

Lajme të lidhura

‘Kryengritja e radhës do jetë më madhështore’, Berisha: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës
Aktualitet

‘Kryengritja e radhës do jetë më madhështore’, Berisha: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës

14:10 - 21/04/26
Rama “harron” korrupsionin si pengesën kryesore: Siguria ushqimore, sfida më e vështirë për integrimin
Aktualitet

Rama “harron” korrupsionin si pengesën kryesore: Siguria ushqimore, sfida më e vështirë për integrimin

13:50 - 21/04/26
“Burrec dhe prostitutë politike”, Berisha: Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin anti-amerikan të organizuar nga Soros
Aktualitet

“Burrec dhe prostitutë politike”, Berisha: Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin anti-amerikan të organizuar nga Soros

13:08 - 21/04/26
Para
‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit

'Ligji ekziston vetëm në letër', Bozdo: Administrata tatimore po ushtron presion ndaj bizneseve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit
Botë

Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit

14:25 - 21/04/26

Televizioni shtetëror iranian raporton se asnjë delegacion nga Irani nuk është nisur ende drejt Pakistanit për të marrë pjesë në...

Lexo më shumë
‘Kryengritja e radhës do jetë më madhështore’, Berisha: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës

‘Kryengritja e radhës do jetë më madhështore’, Berisha: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës

14:10 - 21/04/26
Rama “harron” korrupsionin si pengesën kryesore: Siguria ushqimore, sfida më e vështirë për integrimin

Rama “harron” korrupsionin si pengesën kryesore: Siguria ushqimore, sfida më e vështirë për integrimin

13:50 - 21/04/26
“Burrec dhe prostitutë politike”, Berisha: Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin anti-amerikan të organizuar nga Soros

“Burrec dhe prostitutë politike”, Berisha: Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin anti-amerikan të organizuar nga Soros

13:08 - 21/04/26
Bardhi dhe Tabaku zhvillojnë takime në Senatin Italian: Në Shqipëri po cënohen standardet demokratike

Bardhi dhe Tabaku zhvillojnë takime në Senatin Italian: Në Shqipëri po cënohen standardet demokratike

12:55 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com