GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

PD-PS drejt ndryshimit të Kushtetutës/ Berisha propozon “proporcional kombëtar”, ja kushti i Ramës

16:07 - 22/04/26
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
PD-PS drejt ndryshimit të Kushtetutës/ Berisha propozon “proporcional kombëtar”, ja kushti i Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pasi Sali Berisha pranoi se partitë e opozitës po punojnë për një qëndrim të unifikuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar me lista të hapura, ka ardhur reagimi i mazhorancës.

Damian Gjiknuri deklaroi se PS është e gatshme të ulet në negociata politike.

Sipas tij, propozimi i opozitës prek ligjin themeltar të shtetit, ndaj është e udhës që të dyja palët të bien dakord qe të ulen dhe të rishikojnë Kushtetutën nëpërmjet një Komisioni të Reformës Kushtetuese, me kushtin qe ai   të prekë jo vetëm çështjen e sistemin zgjedhor, siç kërkon PD, por edhe uljen e numrit të deputetëve, propozim i bërë nga socialistët.

Një pjesë nga intervista e Damian Gjiknurit për Top Channel.

Një ditë më parë Sali Berisha pranoi se partitë e opozitës po punojnë për një qëndrim të unifikuar për kodin e ri zgjedhor. Kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar me lista të hapura. Cili është qëndrimi i Partisë Socialiste?

Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore: Duhet theksuar së pari se reforma zgjedhore bazohet te rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe, siç e dini, për sistemin zgjedhor s’ka rekomandim. Kjo do të thotë se s’ka një sugjerim apo recetë të caktuar për çështjen e reformimit të sistemit elektoral.

Megjithatë, pasi dëgjova publikisht (pasi nuk e kam parë konkretisht se cili është propozimi i tyre) por dëgjova një qëndrim të ri politik që një pjesë e opozitës do të unifikojë pozicionin e saj nëpërmjet paraqitjes së një propozimi për sistem proporcional kombëtar, them se sistemi zgjedhor është një çështje e përcaktuar në Kushtetutë.

Pra, nëse ne do të shkojmë drejt ndryshimit të sistemit zgjedhor, do të duhet të prekim Kushtetutën, pasi aty është përcaktuar qartë edhe sistemi zgjedhor që kemi në fuqi. Në këto kushte, mendoj se është e udhës, siç edhe PS, meqë kjo është çështje vullneti dhe dëshire, pra s’ka një rekomandim,  atëherë edhe PS ka pasur një propozim publik për rishikimin e numrit të deputetëve.

Është e udhës që të dyja palët të bien dakord të ulen dhe të rishikojnë Kushtetutën nëpërmjet një Komisioni të Reformës Kushtetuese, që prek çështjen e formimit të Kuvendit, numrit të mandateve dhe njëkohësisht edhe çështjen e sistemit zgjedhor, e cila patjetër duhet të konsiderohet, çdo lloj propozimi, për t’u shqyrtuar nga të gjitha palët që do të jenë pjesë e këtij komisioni.

Pra, po ftoni opozitën në negociata për ndryshime kushtetuese?

Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore: Çdo ndryshim në sistemin zgjedhor kërkon ndryshim në Kushtetutë. Do të thotë që ne pranojmë të ulemi ta shqyrtojmë, duke marrë në konsideratë edhe propozimet tona, se në fund të fundit edhe mazhoranca ka të drejta të barabarta. Kjo është çështje e sovranitetit politik dhe, siç thashë, është dëshirë e forcave kryesore politike.

Nëse ata do të duan ndryshim të sistemit zgjedhor dhe kanë dalë me këtë propozim që kërkon prekjen e Kushtetutës, edhe ne mendojmë se ka ardhur momenti të ngrihet një komision ku të shqyrtohet edhe propozimi ynë për uljen e numrit të mandateve në Kuvend, dhe patjetër gjithçka tjetër që lidhet me gjithë atë superstrukturë kushtetuese që ka vendi.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1PS-PD

Lajme të lidhura

Triumf për Shqipërinë, Briken Calja fiton medaljen e artë
Breaking Views

Triumf për Shqipërinë, Briken Calja fiton medaljen e artë

20:08 - 22/04/26
Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)

20:00 - 22/04/26
Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij
Aktualitet

Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij

19:59 - 22/04/26
Para
“Mos më prekni”/ Ngjarje e rëndë në Tiranë, qytetarja tenton vetëdjegien, shpëtohet në kohë

“Mos më prekni”/ Ngjarje e rëndë në Tiranë, qytetarja tenton vetëdjegien, shpëtohet në kohë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Triumf për Shqipërinë, Briken Calja fiton medaljen e artë
Breaking Views

Triumf për Shqipërinë, Briken Calja fiton medaljen e artë

20:08 - 22/04/26

Briken Calja lë gjurmë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes. Peshëngritësi shqiptar u shpall kampion i Europës në stilin e shtytjes,...

Lexo më shumë
Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)

Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)

20:00 - 22/04/26
Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij

Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij

19:59 - 22/04/26
Zbardhet ngjarja në Memaliaj/ Arrestohen dy autorët e vrasjes, në kërkim dy të tjerë

Zbardhet ngjarja në Memaliaj/ Arrestohen dy autorët e vrasjes, në kërkim dy të tjerë

19:48 - 22/04/26
Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi

19:28 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com