GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë u mbajt një minutë heshtje në nderim të akademikut të njohur Rexhep Qosja, i cili është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u bë i ditur nga familjarët, të cilët njoftuan gjithashtu se ceremonia e varrimit është zhvilluar në rreth të ngushtë familjar, sipas dëshirës së të ndjerit, pa organizim të ceremonisë publike të pritjes.

Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të albanologjisë dhe studimeve letrare shqiptare. I lindur në vitin 1936 në Vuthaj të Malit të Zi, ai kreu shkollimin fillor në vendlindje dhe më pas në Guci. Në vitin 1959 përfundoi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa në vitin 1964 u diplomua në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.

Ai ka dhënë një kontribut të gjerë akademik dhe shkencor, duke shërbyer si profesor dhe drejtues studimesh në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, si dhe drejtor i Institutit Albanologjik gjatë viteve 1972–1981. Qosja u pranua si asistent në këtë institut në vitin 1967 dhe më pas u ngrit në nivelet më të larta shkencore.

Gjatë karrierës së tij, ai botoi mbi tridhjetë vepra në fushën e studimeve letrare, kritikës, publicistikës, romanit dhe dramës. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Anatomia e kulturës” dhe romani “Bijtë e askujt”, i vlerësuar me çmimin “Pjetër Bogdani” në vitin 2010. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe kanë qenë objekt studimi në qarqe të ndryshme akademike.

Etiketa: heshtjekuvendQose

Lajme të lidhura

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

22:20 - 23/08/26
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”
Aktualitet

‘Pasqyrë Albania’/ Ironizon Berisha: Do t’u shërbejë qytetarëve, aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare

21:45 - 23/08/26
Aktori Mehdi Malkaj në protestë: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj në protestë: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë!

20:59 - 23/08/26
Para
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov
Sport

Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov

22:36 - 23/08/26

Shqipëria merr medaljet e para në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë dhe është sporti i mundjes...

Lexo më shumë
‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

22:20 - 23/08/26
Rikthim i “flaktë” i Ernest Muçit pas dëmtimit, sulmuesi “gatuan” golin e dytë për Salah

Rikthim i “flaktë” i Ernest Muçit pas dëmtimit, sulmuesi “gatuan” golin e dytë për Salah

21:52 - 23/08/26
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

‘Pasqyrë Albania’/ Ironizon Berisha: Do t’u shërbejë qytetarëve, aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare

21:45 - 23/08/26
“Përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë shkatërruese”, Presidenti iranian: Ofrojmë garanci për programin bërthamor

Presidenti iranian: Marrëveshja me SHBA mbete mënyra më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

21:30 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com