GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trupi i 21-vjeçarit shqiptar, Mateo Llupi, i cili humbi jetën tragjikisht më 14 prill në Helsingborg të Suedisë, është kthyer në Shqipëri. I riu, me origjinë nga Fieri dhe prej vitesh banues në Suedi, do të përcillet për në banesën e fundit ditën e premte, ndërsa familjarët kanë hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllimet.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës, kur Mateo u qëllua me armë zjarri në një parking pranë një ndërtese. Gjatë sulmit mbeti e plagosur edhe një vajzë rreth 25 vjeçe që ndodhej me të. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje serioze, por të stabilizuar, nën mbikëqyrje.

Në lidhje me krimin, policia suedeze ka arrestuar një person, megjithatë autoritetet sqarojnë se ai nuk dyshohet të jetë autori i drejtpërdrejtë i vrasjes. Prokurori Anders Svensson ka theksuar se hetimet vijojnë me intensitet të lartë dhe se çështja mbetet ende e hapur.

Sipas raportimeve të mediave suedeze, në vendngjarje janë gjetur prova që lidhen me një automjet, ndërsa dëshmitarë okularë kanë deklaruar se një furgon gri u largua me shpejtësi menjëherë pas të shtënave, duke ngritur dyshime për përfshirjen e më shumë se një personi.

Po ashtu, burime mediatike bëjnë me dije se viktima ishte i njohur për policinë dhe dyshohet të ketë pasur lidhje me rrjete kriminale në zonën e Helsingborgut. Një nga pistat kryesore të hetimit mbetet ajo e konflikteve mes grupeve të drogës. Ndërkohë, autoritetet suedeze vijojnë punën për të hedhur dritë të plotë mbi rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.

 

Etiketa: ShqiperiShqiptartrup

Lajme të lidhura

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
Aktualitet

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26
Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26
Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend
Aktualitet

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Para
Akademiku Rexhep Qosja prehet në varrezat e qytetit të Prishtinës

Akademiku Rexhep Qosja prehet në varrezat e qytetit të Prishtinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
Aktualitet

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26

I njohur nga miqtë dhe komuniteti me nofkën “Milton”, i riu ishte zhvendosur në Nicë që në moshën 11-vjeçare. Ai...

Lexo më shumë
Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26
Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com