Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin e thikës.
Sipas informacioneve paraprake, në sherr janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër. Konflikti ka nisur fillimisht si përplasje verbale, por më pas ka degraduar në dhunë fizike, ku janë përdorur edhe karriget e lokalit.
Dyshohet se sherri ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi përdorimin e hapësirës publike, konkretisht për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve në ambientet e jashtme të dy lokaleve.
Burime nga policia bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë katër persona, konkretisht dy vëllezër përballë dy vëllezërve të tjerë. Tre prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitali i Korçës dhe pritet të shoqërohen në komisariat së bashku me personin e katërt.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej të përfshirëve ka mbetur i plagosur me thikë në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy personat e tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta si pasojë e goditjeve me karrige gjatë konfliktit.
Grupi hetimor pritet të marrë në pyetje personat e përfshirë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.










Discussion about this post