GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Portin e Durrësit po e gllabëron korrupsioni”, Berisha: E plaçkitin kartelet e drogës

19:47 - 24/04/26
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Portin e Durrësit po e gllabëron korrupsioni”, Berisha: E plaçkitin kartelet e drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar gjatë një takimi me mbështetësit se Porti i Durrësit përbën një nga pasuritë më të rëndësishme strategjike të vendit dhe sipas tij po rrezikohet nga korrupsioni.

Berisha u shpreh se ky port është një aset kombëtar me vlera të mëdha ekonomike dhe gjeostrategjike, duke theksuar se “nuk kemi asnjë pasuri publike me vlerën e Portit të Durrësit”.

Ai shtoi se, sipas tij, porti po përballet me keqmenaxhim dhe ndikim të korrupsionit, duke përdorur gjuhë të ashpër politike ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzoi se po kryen aferën më madhe korruptive në rajon e botë.

Berisha:
Ne organizuam ose e ndjejmë të domosdoshme të shqyrtojmë nëpërmjet këtij departamenti përsëri në një hark kohor të shkurtër çështjen e portit të Durrësit, çështje kjo, siç theksuan parafolësit, e një rëndësie strategjike jashtëzakonisht të madhe, e një rëndësie strategjike të jashtëzakonshme për kombin.
Gjeografia është forcë natyrale përcaktuese. Pozicioni më perëndimor ose briri më perëndimor i gadishullit Ballkanik, pra, Shqipëria si briri më perëndimor i gadishullit Ballkanik, e bën vendin tonë vendin gjeografikisht më strategjik të këtij rajoni. Dhe në qoftë se Shqipëria, briri më perëndimor i gadishullit, është vendi më strategjik.
Natyrisht kjo sepse ka distancën më të shkurtër për të kaluar në bregun tjetër të Adriatikut, për t’u lidh me perëndimin, për t’u lidh me rrugë ujore transport me Evropën, por dhe me botën. Si vend, për rrethana më komplekse, ne kemi patur problem madhor zhvillimin.
Një seri faktorësh në një farë mënyre apo në një tjetër kanë ndaluar kohërat, por s’i kanë ndaluar plotësisht ato. Porti i Durrësit, e thotë Milan Shufflay, i ngjet Iriqit, i cili në kohëra të mira zmadhohet, lëshon shtat. Kurse në kohëra të vështira thotë, ai rrudhet, zvogëlohet.
Por as Shufflay dhe asnjë historian nuk kishte parashikuar se porti i Durrësit një ditë mund të zhdukej. Dhe se portin e Durrësit po e gllabëron korrupsioni. Po e gllabëron korrupsioni.
Thashë më sipër, Shqipëria me pozicionin më strategjik në rajon. Por duhet të jemi realistë. Rruga e Kombit i dha, ia përforcoi Shqipërisë këtë dimension në mënyrë të pandryshueshme.
Rruga e Kombit bëri që brigjet tona, portet tona të jenë më të afërtat, porte për rajonin dhe Evropën qëndrore nga rajoni. Rruga e Kombit në trajektoren më të shkurtër është autostrada më fizibël që mund të ndërtohej, është korridori më fizibël dhe një të dytë nuk mund të ketë kaq fizibël për shkak të të distancës që që që shkurton.
Rruga e Kombit ishte e parashikuar dhe duhet të jemi realistë, se pa rrugës së Kombit, një trajektore ka qenë e parashikuar në fillim të shekullit që kaloi, si hekurudhë. Si hekurudhë. Austro-hungarezët parashikuan daljen në Durrës me hekurudhë, në Shkodër dhe në Durrës me hekurudhë.
Do të thosha se në vlerësimin e pozicionit strategjik të ujërave tona, në marrëveshjen e Ëashington-it midis Prishtinës dhe Beogradit, e firmosur në zyrën ovale, në prani të presidentit Donald Trump, parashikohej hekurudha Durrës, ose hekurudha Durrës-Prishtinë dhe parashikohej një port i thellë rajonal.
Një port i thellë rajonal. Dhe kjo hekurudhë, autostradë dhe porti do të përbënin element themelor të proceseve të zhvillimit dhe integrimit rajonal. Dhe integrimit rajonal. Këtyre proceseve të zhvillimit dhe integrimit rajonal, ose kjo hekurudhë dhe porti bëheshin të domosdoshme dhe plotësisht të mundshme për faktin se pozicioni i Shqipërisë ishte i tillë, i konkurronte të gjitha hyrjet e tjera në rajon.
Nuk kemi asnjë pasuri publike me vlerën e Portit të Durrësit.
Rama me paratë e Troplinëve dhe Çopjave bëhet supermiliarder i rajonit.
Kartelet e drogës plaçkitin pasurinë më të made kombëtare”, tha ai.

gijotina.com/

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës
Breaking Views

Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës

22:14 - 24/04/26
Itali/ Skandali me studentët e Mjekësisë, 220 refuzojnë Tiranën: “Nuk e dinim që ishte në Shqipëri”
Aktualitet

Itali/ Skandali me studentët e Mjekësisë, 220 refuzojnë Tiranën: “Nuk e dinim që ishte në Shqipëri”

22:02 - 24/04/26
Kthesë në çështjen Nikulaj, Gjykata në Londër ndalon përkohësisht ekstradimin
Aktualitet

Kthesë në çështjen Nikulaj, Gjykata në Londër ndalon përkohësisht ekstradimin

21:50 - 24/04/26
Para
Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…

Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës
Breaking Views

Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës

22:14 - 24/04/26

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka folur për situatën e tregut...

Lexo më shumë
Itali/ Skandali me studentët e Mjekësisë, 220 refuzojnë Tiranën: “Nuk e dinim që ishte në Shqipëri”

Itali/ Skandali me studentët e Mjekësisë, 220 refuzojnë Tiranën: “Nuk e dinim që ishte në Shqipëri”

22:02 - 24/04/26
Kthesë në çështjen Nikulaj, Gjykata në Londër ndalon përkohësisht ekstradimin

Kthesë në çështjen Nikulaj, Gjykata në Londër ndalon përkohësisht ekstradimin

21:50 - 24/04/26
Aksident i rëndë në Shkodër, një person në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Shkodër, një person në gjendje të rëndë

21:42 - 24/04/26
I gjendet drogë, i dënuari përjetë transferohet nga Peqini në Burrel

I gjendet drogë, i dënuari përjetë transferohet nga Peqini në Burrel

21:35 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com