GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar!

08:38 - 25/04/26
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekspertët e infrastrukturës rrugore kanë ngritur alarmin se punimet në Autostradën e Korridorit VIII po bëhen pa cilësi dhe me projekte të dobëta. Një burim në Autoritetin Rrugor Shqiptar tha se shembja në fshatin Dragostunjë, që bllokoi për disa ditë lëvizjen, është bërë pa studimin CBR.

Në ndërtimin e rrugëve, CBR (California Bearing Ratio) është një tregues teknik që përdoret për të vlerësuar fortësinë dhe aftësinë mbajtëse të tokës ku do të ndërtohet rruga. Para se të nisë ndërtimi, inxhinierët duhet të kuptojnë nëse toka ekzistuese është e mjaftueshme për të mbajtur strukturën e rrugës.

Për këtë arsye kryhet testi CBR, i cili mat rezistencën e tokës ndaj depërtimit dhe e shpreh rezultatin në përqindje. Burimi në ARRSH tha se punimet në akset e Korridorit VIII janë bërë pa CBR dhe të gjitha rrugët e bëra vitet e fundit bëhen pa këtë vlerësim. Inxhinieri tha se CBR ndikon drejtpërdrejt në jetëgjatësinë dhe sigurinë e rrugës.

Duke qenë se tani Korridori do t’i shërbejë edhe NATO-s dhe ku kalojnë edhe mjetet e rënda të ushtrisë, aksi rrugor kërkon një vlerësim më të thellë. Për këtë arsye, CBR konsiderohet një nga parametrat më të rëndësishëm gjeoteknikë, i cili nuk u krye në Korridorin VIII, tha inxhinieri.

 Korridori po bëhet në kurriz të mjedisit

Projektet infrastrukturore në Korridorin VIII po përballen me një krizë të rëndë teknike dhe mjedisore. Gërmimet agresive dhe të pakontrolluara në shtratin e Lumit Shkumbin kanë degraduar plotësisht bazamentin e shpateve, duke shkaktuar ndryshimin e rrjedhës natyrore të ujit dhe destabilizimin e së gjithë zonës përreth.

Burimi në ARRSH tha se ndërhyrjet me mjete të rënda në rrjedhën e lumit kanë dëmtuar ekosistemin dhe kanë zhveshur themelet e shpateve malore. Lumi i devijuar nga mbetjet e gërmimeve, tani po gërryen pjesët e poshtme të rrugës së re dhe asaj ekzistuese.

Pa mbështetjen e bazamentit lumor, masivet e dheut kanë humbur ekuilibrin, tha eksperti. Shembja e fundit në rrugën ekzistuese Elbasan – Librazhd në fshatin Dragostunjë është edhe pasojë gërmimit në lum. Inxhinieri në ARRSH tha se jo vetëm ky aks, por i gjithë shpati mbi zonën që është gërmuar në lumë, tani është zonë e brishtë dhe priten shembje në vazhdim.

Ekspertët e fushës janë të shqetësuar se tentativa për të ndërtuar rrugën mbi shpatet e gërryera është jo vetëm e kushtueshme, por edhe e rrezikshme për jetën e udhëtarëve në të ardhmen.

Ata thanë se duhet anuluar projekti ekzistues, që bazohet në mbushje dhe gërmim shpatesh, tashmë të destabilizuar nga gërryerjet dhe duhet bërë riprojektimi nga e para i këtij segmenti duke përdorur viadukte që janë ura të larta. Kjo metodë, sipas tyre, do të lejonte rrugën të kalonte këtë problematikë ku ndodhet, pa prekur më tej shtratin e lumit dhe pa rrezikuar shembjen e mëtejshme të malit.

“Nuk mund të luftohet me natyrën kur e kemi plagosur atë kaq rëndë. Çdo qindarkë e hedhur në muret pritëse aktuale është para e hedhur në lumë. Projekti duhet ndryshuar në mënyrë radikale” – tha burimi në ARRSH.

Ekspertët bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve mjedisore dhe Ministrisë së Infrastrukturës për të ndalur këtë katastrofë përpara se dëmet të bëhen të pakthyeshme.

Gabimet e mëdha të aksit rrugor të Korridorit VIII

Korridori VIII është një histori e gjatë dhe së fundmi e ngatërruar me projekte dhe studime që më shumë duket sikur po e sabotojnë projektin.

Kur Korridori VIII u riklasifikua në Rrjetin kryesor Europian të Transportit tre vite më parë, qeveria shqiptare bëri një rifreskim projektit, duke zhvendosur në një trase krejt të re segmentin e fundit në territorin shqiptar, nga ura e Bushtricës në Qukës për të dalë afërsisht pranë grykës së quajtur “Shkalla e Skënderbeut” në kufi me Maqedoninë e Veriut, me gjatësi 10 kilometra.

Gjurma e re kalon në një lartësi gati 900 metra në malet e Mënikut drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut duke e bërë shumë të vështirë mirëmbajtjen pas përfundimit të tij, teksa variantet e tjera kalojnë në një lartësi rreth 600 metër.

Profesor Faruk Kaba tha se traseja e re, përveçse me kosto të lartë, e zgjat në mënyrë të panevojshme Korridorin. Varianti për të cilin është rënë dakord me palën maqedonase, pasi kalon nëpërmjet një terreni të vështirë nga Shqipëria, në Maqedoninë e Veriut bën një kthesë mjaft të gjatë për t’u kthyer sërish në Qafë-Thanë.

Gjithashtu kjo shmangie anashkalon linjën hekurudhore që duhet të shoqërojë trasenë e rrugës.

Profesor Kaba tha se është bërë një gabim i madh në projektin e bypass-it të Elbasanit, i cili kishte plot variante pa tunel dhe me kosto të lira, por qeveria ka gjetur një zgjidhje absurde me një tunel dy kilometra, që rrit kostot jo vetëm gjatë ndërtimit, por edhe në mirëmbajtje.

Gjithashtu ka një koncept të gabuar në akset që duhet të përfundojnë të parat. Ndërtimi i segmenteve pas Elbasanit, pa ndërtuar më parë bypass-et e Tiranës dhe Elbasanit nuk kanë asnjë vlerë. Profesor Kaba është mjaft i shqetësuar për atë që po ndodh realisht në investimet rrugore.

Etiketa: ekspertekoridoripunime

Lajme të lidhura

‘Gjuha fyese ndaj shqiptarëve’/ Këlliçi i kërkon dorëheqjen ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha: Skandal i paprecedentë!
Aktualitet

‘Gjuha fyese ndaj shqiptarëve’/ Këlliçi i kërkon dorëheqjen ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha: Skandal i paprecedentë!

11:34 - 25/04/26
Tragjike, gjendet e mbytur një grua në lumin Osum
Aktualitet

U largua nga banesa disa ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

11:23 - 25/04/26
Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit emërohen drejtuesit e rinj (Emrat)
Aktualitet

Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit emërohen drejtuesit e rinj (Emrat)

10:54 - 25/04/26
Para
Shmanget tragjedia, përfshihet nga flakët banesa në Korçë

Shmanget tragjedia, përfshihet nga flakët banesa në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Derbi i kryeqytetit ndez Superioren! Tirana–Partizani, sfida e zbërthyer në gjuhën e statistikave
Sport

Derbi i kryeqytetit ndez Superioren! Tirana–Partizani, sfida e zbërthyer në gjuhën e statistikave

11:49 - 25/04/26

Kryendeshja e javës së 33-të të kampionatit “Abissnet Superiore” sjell përballjen më të shumëpritur të futbollit shqiptar, derbin mes Tiranës...

Lexo më shumë
‘Gjuha fyese ndaj shqiptarëve’/ Këlliçi i kërkon dorëheqjen ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha: Skandal i paprecedentë!

‘Gjuha fyese ndaj shqiptarëve’/ Këlliçi i kërkon dorëheqjen ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha: Skandal i paprecedentë!

11:34 - 25/04/26
Tragjike, gjendet e mbytur një grua në lumin Osum

U largua nga banesa disa ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

11:23 - 25/04/26
Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit emërohen drejtuesit e rinj (Emrat)

Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit emërohen drejtuesit e rinj (Emrat)

10:54 - 25/04/26
Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

Ish-presidenti Meta i drejtohet Gjykatës së Posaçme, kërkon kërkon transmetim “live” të procesit në GJKKO

10:32 - 25/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com