GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

14:00 - 28/04/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtatë vajza janë arrestuar nga Policia e Tiranës, të akuzuara për ushtrim prostitucioni. Sipas të dhënave, mes të arrestuarave janë dy shtetase ukrainase dhe pesë shtetase kineze, të cilat e zhvillonin aktivitetin në apartamente të marra me qira.

Ndërhyrja e policisë erdhi pas verifikimeve mbi përdorimin e ambienteve të ndryshme banimi për këtë qëllim. Gjatë operacionit u identifikuan disa apartamente ku ushtrohej prostitucioni dhe u bë ndalimi i personave të përfshirë.

Nga hetimet rezulton se aktiviteti organizohej në mënyrë të strukturuar, ndërsa ambientet merreshin me qira për periudha të shkurtra për të shmangur dyshimet.

Paralelisht, pesë persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Bëhet fjalë për pronarët e tre apartamenteve të dhëna me qira dhe dy persona që dyshohet se përfitonin nga kjo veprimtari.

Njoftimi

Finalizohen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, faza të tjera të operacionit të koduar “Network”, kundër shfrytëzimit për prostitucion dhe ushtrimit të kësaj veprimtarie.

Zbulohen 3 apartamente të tjera ku ushtrohej prostitucion.

Vihen në pranga 7 shtetas (2 bashkëjetues, për shfrytëzim për prostitucion dhe 5 shtetase nga Kina dhe Ukraina, për ushtrim të prostitucionit).

Vihen në hetim 5 shtetas (2 përfitues nga kjo veprimtari dhe pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira).

Në vijim të kontrolleve dhe punës operative, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të qiramarrjes së apartamenteve në zona të ndryshme të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan 2 faza të operacionit “Netëork”, gjatë të cilave u vunë në pranga shtetasit:

-S. Z., 33 vjeç dhe O. N., 22 vjeçe (shtetase ukrainase), bashkëjetues, pasi dyshohet se kanë shfrytëzuar për prostitucion, në një apartament të marrë me qira ditore, në rrugën “Njazi Demi”, shtetasen ukrainase, A. H., 23 vjeçe, e cila u arrestua për veprën penale “Prostitucioni”;

-L. M., 57 vjeçe, L. Sh., 39 vjeçe, Sh. R., 47 vjeçe dhe Zh. P., 37 vjeçe, të gjitha shtetase kineze, pasi ushtronin prostitucion, në 2 apartamente në zonën “Vasil Shanto” dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”.

Më tej, në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetas, ndër to, pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira dhe 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: ProstitucionTirane

Lajme të lidhura

U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia
Aktualitet

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn

14:59 - 28/04/26
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet
Aktualitet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

14:05 - 28/04/26
“Sikur janë bërë me kashtë”/ Berisha: Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur
Aktualitet

Përplasjet Rama-Spiropali/ Berisha: Ajo parti është lubizuar totalisht, janë në grahmat e fundit

13:15 - 28/04/26
Para
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kategoria Superiore, përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 33-të
Sport

Kategoria Superiore, përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 33-të

15:29 - 28/04/26

Pas përfundimit të javës së 33-të të kampionatit Abissnet Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur, si çdo javë, formacionin...

Lexo më shumë
U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn

14:59 - 28/04/26
“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

14:25 - 28/04/26
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

14:05 - 28/04/26
Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

14:00 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com