GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Mandati i kryebashkiakut të Kuçovës në udhëkryq, Gjykata e Lartë tërhiqet, “topi” kalon te KQZ

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Mandati i kryebashkiakut të Kuçovës në udhëkryq, Gjykata e Lartë tërhiqet, “topi” kalon te KQZ
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, duke lënë në fuqi që vendimi për mandatin e tij t’i takojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Çështja lidhet me procesin e zgjedhjeve të 14 majit, kur Kreshnik Hajdari, kandidat i mbështetur nga Partia Socialiste e Shqipërisë, dorëzoi formularin e vetëdeklarimit në KQZ, ku ka deklaruar se nuk ka qenë i dënuar ndonjëherë me vendim të formës së prerë në Shqipëri apo jashtë vendit.

Megjithatë, më pas autoritetet greke kanë dërguar përmes letër-porosisë një shkresë zyrtare, sipas së cilës Hajdari rezulton i dënuar nga Gjykata e Janinës për hyrje të paligjshme në territorin grek. Vendimi daton më 23 qershor 1999 dhe parashikon një masë riedukuese qortimi, në një kohë kur ai ka qenë 17 vjeç.

Sipas dokumenteve të drejtësisë greke, ai ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor dhe është trajtuar në atë kohë si punëtor.

Vendimi i Gjykatës së Lartë

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë thekson se për sa kohë KQZ nuk ka dalë me një vendim përfundimtar nëse rasti përfshihet apo jo në ligjin e dekriminalizimit, nuk ka objekt për shqyrtim gjyqësor në këtë fazë.

Më herët, KQZ kishte lejuar kandidimin e Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se ai nuk prekej nga ligji i dekriminalizimit. Megjithatë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka kërkuar rishqyrtimin e çështjes dhe një vendimmarrje të re nga KQZ.

Kështu, fati i mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës mbetet i hapur, në pritje të vendimit përfundimtar të KQZ-së.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1mandati i Kreshnik Hajdarit

Lajme të lidhura

Aksidenti pranë Spitalit Memorial të Fierit/ Humb jetën drejtuesi 19-vjeçar
Aktualitet

Aksidenti pranë Spitalit Memorial të Fierit/ Humb jetën drejtuesi 19-vjeçar

15:28 - 01/09/26
Lubonja: Protesta tregoi se Shqipëria është në një regjim dhe Edi Rama në krye të tij! Në një vend demokratik, do të ishte djegur Kryeministria
Aktualitet

Lubonja: Protesta tregoi se Shqipëria është në një regjim dhe Edi Rama në krye të tij! Në një vend demokratik, do të ishte djegur Kryeministria

15:07 - 01/09/26
“Kërkova pagën”/ Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare nga pronarët e hotelit: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin
Aktualitet

“Kërkova pagën”/ Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare nga pronarët e hotelit: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin

14:50 - 01/09/26
Para
Ngërçi për Presidentin në Kosovë/ Kurti: LDK të sjellë 15 nënshkrimet dhe kandidati i tyre të përballet me kandidaten tonë

Ngërçi për Presidentin në Kosovë/ Kurti: LDK të sjellë 15 nënshkrimet dhe kandidati i tyre të përballet me kandidaten tonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transferimet e bujshme të futbollistëve në ditën e fundit e merkatos
Sport

Transferimet e bujshme të futbollistëve në ditën e fundit e merkatos

15:49 - 01/09/26

Dita e fundit e merkatos europiane po dhuron një seri lëvizjesh të bujshme dhe marrëveshjesh të minutës së fundit. Everton...

Lexo më shumë
Aksidenti pranë Spitalit Memorial të Fierit/ Humb jetën drejtuesi 19-vjeçar

Aksidenti pranë Spitalit Memorial të Fierit/ Humb jetën drejtuesi 19-vjeçar

15:28 - 01/09/26
Lubonja: Protesta tregoi se Shqipëria është në një regjim dhe Edi Rama në krye të tij! Në një vend demokratik, do të ishte djegur Kryeministria

Lubonja: Protesta tregoi se Shqipëria është në një regjim dhe Edi Rama në krye të tij! Në një vend demokratik, do të ishte djegur Kryeministria

15:07 - 01/09/26
“Kërkova pagën”/ Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare nga pronarët e hotelit: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin

“Kërkova pagën”/ Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare nga pronarët e hotelit: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin

14:50 - 01/09/26
‘Taranto 2026’/ Peshëngritësja Enkileda Carja fiton medaljen e bronztë për Shqipërinë në shkëputje

‘Taranto 2026’/ Peshëngritësja Enkileda Carja fiton medaljen e bronztë për Shqipërinë në shkëputje

14:27 - 01/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com