GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Del dosja e gjyqtarit special, kur ishte i ri: U fuste duart grave në autobus dhe u tregonte…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Del dosja e gjyqtarit special, kur ishte i ri: U fuste duart grave në autobus dhe u tregonte…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjyqtari i Apelit të GJKKO-së, Dhimitër Lara, është rikthyer në qendër të vëmendjes publike, jo vetëm për vendimet e fundit të kontestuara, por edhe për një episod të errët nga e shkuara e tij.

Episodi i vitit 1982

Në maj të vitit 1982, kur ishte 21 vjeç dhe punonte në ndërmarrjen kimike në Durrës, Lara u ndalua nga policia për sjellje të padenjë në publik.

Sipas dokumenteve të kohës së komunizmit, ai u arrestua pasi kishte ngacmuar seksualisht gra dhe vajza në ambientet publike, përfshirë edhe autobusët urbanë. Në disa raste, sipas burimeve arkivore, ai kishte kryer veprime të papërshtatshme fizike ndaj tyre dhe kishte ekspozuar organet gjenitale.

Dokumenti i asaj kohe shprehet se: “Me 12.05.1982 u ndalua Dhimitër Aleksandër Lara, 21 vjeç, punëtor në ndërmarrjen kimike, banues në Durrës, për arsye se në autobus ka kryer vepra të sjelljes së padenjë në shoqëri”.

Vetë Lara e ka deklaruar këtë episod në formularin e dekriminalizimit, duke sqaruar se ka qëndruar tre ditë në burg dhe më pas është liruar.

 

 

Vettingu dhe pikëpyetjet mbi pasurinë

Në maj të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi Larën në detyrë si gjyqtar i Apelit për Krime të Rënda.

 

Megjithatë, vendimi nuk ishte unanim. Anëtarja e KPK-së, Etleda Çiftja, doli me mendim kundër, duke ngritur dyshime serioze mbi pasurinë e tij.

Sipas saj, Lara nuk kishte deklaruar burimin e blerjes së një apartamenti në Tiranë (66 m² + 25 m² shtesë) të blerë në vitin 2006; Nuk arriti të provonte bindshëm ligjshmërinë e burimeve financiare; Kishte pasaktësi në deklaratat periodike; Nuk justifikoi burimet e huave të marra nga persona të tretë dhe nuk kishte të ardhura të mjaftueshme të ligjshme për disa pagesa të deklaruara

 

Vendimet e fundit dhe përplasja me Gjykatën e Lartë

Në zhvillimet më të fundit, Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka prishur një vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit ku bënte pjesë edhe Lara, në çështjen ndaj ish-kreut të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

 

Sipas Gjykatës së Lartë, Apeli kishte interpretuar gabim ligjin, duke shtuar një akuzë e re (grup kriminal) në një fazë procedurale ku kjo nuk lejohej, kësisoj ishte rënduar pozita e të pandehurit në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale. Për pasojë, çështja u kthye për rigjykim me një tjetër trup gjykues.

 

Vendimet e gjyqtarit Lara janë kritikuar edhe në raste të tjera. Në një tjetër çështje, lidhur me dosjen e inceneratorëve, Gjykata e Lartë ka konstatuar se ai kishte dalë përtej kompetencave të tij dhe kishte marrë rol që nuk i takonte në proces.

 

Megjithatë, edhe pse këto qëndrime u cilësuan si të diskutueshme dhe potencialisht paragjykuese, masat e sigurisë në atë rast u lanë në fuqi.

 

Rruga e Dhimitër Larës, nga një episod problematik në rini, te një karrierë në nivelet më të larta të drejtësisë, shoqërohet sot me pikëpyetje mbi integritetin dhe debate mbi rolin e gjyqtarëve në proceset penale.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët
Aktualitet

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve
Aktualitet

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26
Para
SPAK thellon hetimet ndaj Belinda Ballukut, 15 kontrolle në banesat e familjarëve të saj

SPAK thellon hetimet ndaj Belinda Ballukut, 15 kontrolle në banesat e familjarëve të saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët
Aktualitet

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26

Për analistin Andi Bushati, një alternativë e tretë nuk do të ekzistojë për kryeministrin Edi Rama, pasi ose do të...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Tetor 2026

07:36 - 20/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi motit për sot, 20 Tetor 2026

07:35 - 20/10/26
Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com