GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E rëndë në Itali! U shtyp nga betonierja dy ditë më parë, ndërron jetë në spital punëtori shqiptar

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
E rëndë në Itali! U shtyp nga betonierja dy ditë më parë, ndërron jetë në spital punëtori shqiptar

Una veduta esterna del pronto soccorso dell'ospedale "Cardarelli" di Napoli, 04 settembre 2020. ANSA/CIRO FUSCO

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një punëtor 50-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas dy ditësh në gjendje të rëndë në spital, pasi u aksidentua në vendin e punës në Castelfiorentino, pranë kufirit me San Miniato.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 prill, teksa ai po punonte në një fermë bujqësore në zonën e Mellicciano. Sipas rindërtimit paraprak, burri mbeti i shtypur nga një betonierë e madhe portative, e cila u përmbys papritur për arsye që ende nuk janë sqaruar.

Pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, ndërsa gjendja e tij u vlerësua që në fillim si kritike. 50-vjeçari u sedatua dhe u intubua nga mjekët në vend, përpara se të transportohej me helikopterin e emergjencës “Pegaso” drejt spitalit Careggi në Firence, raportojnë mediat italiane.

Pavarësisht përpjekjeve intensive të mjekëve, plagët e rënda nga shtypja, traumat dhe dëmtimet e shumta rezultuan fatale. Ai ndërroi jetë mëngjesin e 29 prillit, pas dy ditësh agonie.

Sipas të dhënave paraprake, punëtori kishte mbetur i bllokuar poshtë makinerisë së rëndë, ndërsa në momentin e mbërritjes së zjarrfikësve ai ishte nxjerrë nga kolegët dhe ekipet e para të ndihmës, të cilët kishin nisur menjëherë procedurat për stabilizimin e tij.

Hetimet për ngjarjen janë në vijim dhe po drejtohen nga karabinierët dhe strukturat e mjekësisë së punës në Toskanë. Autoritetet do të verifikojnë dinamikën e plotë të aksidentit, masat e sigurisë në vendin e punës dhe përgjegjësitë e mundshme.

Etiketa: betoniereItaliShqiptar

Lajme të lidhura

Vazhdon rezistenca qytetare/ Protesta kundër qeverisë sot në ditën e 93-të radhazi
Aktualitet

Vazhdon rezistenca qytetare/ Protesta kundër qeverisë sot në ditën e 93-të radhazi

18:31 - 31/08/26
Kapen 80 litra insekticide pa dokumente në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kapen 80 litra insekticide pa dokumente në Portin e Durrësit

18:20 - 31/08/26
Humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, plagosen tre persona në Fier
Aktualitet

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, plagosen tre persona në Fier

18:07 - 31/08/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon rezistenca qytetare/ Protesta kundër qeverisë sot në ditën e 93-të radhazi
Aktualitet

Vazhdon rezistenca qytetare/ Protesta kundër qeverisë sot në ditën e 93-të radhazi

18:31 - 31/08/26

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 93-të radhazi, duke vijuar një mobilizim që ka kaluar tre muaj...

Lexo më shumë
Kapen 80 litra insekticide pa dokumente në Portin e Durrësit

Kapen 80 litra insekticide pa dokumente në Portin e Durrësit

18:20 - 31/08/26
Humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, plagosen tre persona në Fier

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, plagosen tre persona në Fier

18:07 - 31/08/26
Fundi i një epoke të artë, Messi tërhiqet nga Argjentina: Nuk kam asgjë më shumë për të dhënë

Fundi i një epoke të artë, Messi tërhiqet nga Argjentina: Nuk kam asgjë më shumë për të dhënë

17:38 - 31/08/26
Veliaj i hoqi kompetencat për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, reagon Anuela Ristani: Largohem me…

Veliaj i hoqi kompetencat për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, reagon Anuela Ristani: Largohem me…

17:30 - 31/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com