GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gara për kreun e PD/ Sot skadon afati për kandiaturat! Salianji, Balliu e Kokalari depozitojnë kërkesën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi i 11 dhjetorit, PD Tepelenë publikon emrat e delegatëve që firmosën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot në orën 12:00 përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike, ku Sali Berisha duket se po marshon i vetëm drejt zgjedhjeve të 23 majit.

Një udhëzim i mbajtur sekret deri në çastet e fundit ka vendosur filtra të fortë, duke ndaluar kandidimin e personave të dënuar me vendim të formës së prerë një kusht që penalizon drejtpërdrejt Ervin Salianjin.

Megjithatë, ish-deputeti Salianji është zotuar të sfidojë këto pengesa dhe të denoncojë çdo parregullsi në proces. Nga ana tjetër, aktivistja Evi Kokalari ka lëshuar akuza të forta ndaj Shkëlzen Berishës, duke pretenduar se kriteret u mbajtën të fshehura qëllimisht që prej 18 marsit për të bllokuar rivalët e mundshëm.

Ndërkohë, pavarësisht kufizimeve, Alesia Balliu pritet të dorëzojë kërkesën e saj sot.

Kriteret e PD-së kërkojnë profil të lartë politik dhe pastërti ligjore, duke lënë jashtë gare Salianjin për shkak të dënimit të tij për “kallëzim të rremë”.

Në datën 17 mars, kryesia e PD vendosi që zgjedhjet për kryetarin e PD të zhvillohen në datë 23 maj.

Në këtë situatë duket se më 23 maj i vetmi kandidat do të jetë Sali Berisha, i cili do të kërkojë besimin e demokratëve për t’i udhëhequr në 4 vitet e ardhshme. Sali Berisha ka dominuar PD prej krijimit të saj, në dhjetorin e vitit 1990. Ai u zgjodh kryetari i PD në vitin 1991 dhe qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 1992 kur u bë Presidenti i Shqipërisë. Berisha u rikthye në krye të PD në vitin 1997 dhe e drejtoi këtë parti deri në vitin 2013 kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Në shtatorin e vitit 2021, Berisha nisi lëvizjen “Foltorja” pasi Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD-së, e përjashtoi nga Grupi Parlamentar. Në dhjetorin e vitit 2021 demokratët shkarkuan Lulzim Bashën dhe në 22 majin e vitit 2022, Sali Berisha  u zgjodh kryetar i PD-së.

Etiketa: kandidaturaKryesore1PD

Lajme të lidhura

GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun Hajdari, revoltohet Maliqi: Sistem i korruptuar!
Aktualitet

“Tre vite zvarritje”, Maliqi ‘shpërthen’ para KQZ-së: Kryebashkiaku Hajdari po mbrohet nga politika

11:37 - 19/06/26
Zbulohen granata dhe armë automatike në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë
Aktualitet

Zbulohen granata dhe armë automatike në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë

11:29 - 19/06/26
Arratiset shqiptari nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje
Aktualitet

Arratiset shqiptari nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje

11:23 - 19/06/26
Para
Sulme ajrore dhe sirena alarmi, përshkallëzohet situata pavarësisht armëpushimit në kufirin Liban-Izrael

Sulme ajrore dhe sirena alarmi, përshkallëzohet situata pavarësisht armëpushimit në kufirin Liban-Izrael

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun Hajdari, revoltohet Maliqi: Sistem i korruptuar!
Aktualitet

“Tre vite zvarritje”, Maliqi ‘shpërthen’ para KQZ-së: Kryebashkiaku Hajdari po mbrohet nga politika

11:37 - 19/06/26

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve marrjen e një vendimi urgjent për çështjen e mandatit të...

Lexo më shumë
Zbulohen granata dhe armë automatike në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë

Zbulohen granata dhe armë automatike në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë

11:29 - 19/06/26
Arratiset shqiptari nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje

Arratiset shqiptari nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje

11:23 - 19/06/26
“Rama manipuloi shpenzimet për NATO-n”, De Telegraaf: Zhvillimi i samitit në Shqipëri rrezikon të anulohet

“Rama manipuloi shpenzimet për NATO-n”, De Telegraaf: Zhvillimi i samitit në Shqipëri rrezikon të anulohet

11:00 - 19/06/26
“Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

Ndërtimi nuk ndalet, sipërfaqja e re e lejeve llogaritet në 2 milionë metra katrorë vetëm në 5 muaj

10:46 - 19/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetmeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet giriş