GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i Reporterëve pa Kufij, Zhupa: Tre vende më poshtë në lirinë e medias, dëshmi e një qeverisje që nuk pranon llogaridhënien

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisionet Hetimore/ Zhupa-socialistëve: Nuk do e lejojmë ëndrrën tuaj për parlament njëpartiak!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur alarmin për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri, duke iu referuar rënies së vendit me tre pozicione në renditjen e Reporterëve pa Kufij.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa e cilëson këtë zhvillim si pasojë të drejtpërdrejtë të presionit politik ndaj gazetarëve dhe një modeli qeverisjeje që, sipas saj, synon të kontrollojë median.

Ajo thekson se janë cenuar rëndë pavarësia editoriale dhe e drejta e qytetarëve për informim, ndërsa përmend si shembuj bllokimin e TikTok, gjuhën intimiduse ndaj gazetarëve dhe rastet e dhunës ndaj tyre gjatë protestave. Sipas Zhupës, këto fenomene tregojnë një rrëshqitje të rrezikshme të vendit drejt kufizimit të fjalës së lirë dhe dobësimit të standardeve demokratike.

Reagimi i Zhupës:

Rënia me tre vende e Shqipërisë në renditjen e Reporterëve pa Kufij për lirinë e medias është një kambanë alarmi. Presioni politik ndaj gazetarëve është bërë normë, jo përjashtim. Tashmë vendi ynë renditet në vendin e 83 nga vendi i 80 që ishte në 2025, me 56.5 pikë nga 58.1 pikë në 2025.

Shqipëria po rrëshqet në mënyrë të rrezikshme në lirinë e medias si pasojë direkte e një modeli qeverisjeje që e sheh median si armik për t’u nënshtruar, jo si pushtet për t’u respektuar.

Pavarësia editoriale është goditur përmes kapjes së institucioneve rregullatore dhe kontrollit mbi mediat publike. Gazetarët kritikë sulmohen, etiketohen dhe izolohen, ndërsa qytetarëve u mohohet e drejta për informacion të pavarur.

Vendimi për të bllokuar TikTok në 2025, i shpallur si cenim i lirisë së shprehjes nga Gjykata Kushtetuese, tregoi qartë se kjo qeveri nuk heziton të përdorë mjete ekstreme për të kontrolluar komunikimin publik. Ky nuk ishte thjesht një akt administrativ, por një precedent i rrezikshëm për kufizimin e fjalës së lirë për interesa elektorale.

Gjuha intimiduese dhe fyese e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve ka krijuar një klimë frike dhe vetëcensure. Skenat e përjashtimit nga konferencat, si rasti i gazetares Ambrozia Meta, nuk janë incidente të izoluara, por reflektim i një mentaliteti që nuk pranon llogaridhënie dhe refuzon pyetjet që nuk i pëlqejnë pushtetit.

Ndërkohë, raporti ndalet te dhuna policore ndaj gazetarëve gjatë protestave të opozitës, e cila tashmë është prova më e qartë e degradimit të standardeve demokratike. Kur shteti, në vend që të mbrojë gazetarët, ushtron forcë ndaj tyre, atëherë kemi kaluar nga presioni te represioni.

Dëmi që kjo qeveri po i shkakton lirisë së medias është i thellë dhe afatgjatë: dobëson demokracinë, minon transparencën dhe i heq qytetarëve të drejtën për të qënë të informuar.

 

Etiketa: MEDIAqeverisjeShqiperi

Lajme të lidhura

Ditën punëtor i mirëmbajtjes, natën trafikant droge! Shqiptari kapet me kokainë në Itali
Aktualitet

Ditën punëtor i mirëmbajtjes, natën trafikant droge! Shqiptari kapet me kokainë në Itali

14:04 - 19/06/26
Prokurori kilian lëshon alarmin: Mafia shqiptare kontrollon shumicën e porteve në vendin tonë
Aktualitet

Prokurori kilian lëshon alarmin: Mafia shqiptare kontrollon shumicën e porteve në vendin tonë

13:44 - 19/06/26
‘30 mijë m2 tokë për vetëm 120 euro’, Kalaja depoziton në SPAK një kallëzim të ri për Ballukun
Aktualitet

‘30 mijë m2 tokë për vetëm 120 euro’, Kalaja depoziton në SPAK një kallëzim të ri për Ballukun

13:30 - 19/06/26
Para
Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në listë është Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit

Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në listë është Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Babai i Messit ka ndërruar jetë’, pushohet menjëherë nga puna gazetarja që dha lajmin e rremë
Botë

‘Babai i Messit ka ndërruar jetë’, pushohet menjëherë nga puna gazetarja që dha lajmin e rremë

14:47 - 19/06/26

Luzu TV ka konfirmuar largimin e moderatores dhe aktores Florencia Peña nga stafi i saj, pas një incidenti të rëndë...

Lexo më shumë
Sulmuesi i Spanjës “anonim” në SHBA, punonjësit e sigurisë s’e lejojnë të futet në hotelin e kombëtares

Sulmuesi i Spanjës “anonim” në SHBA, punonjësit e sigurisë s’e lejojnë të futet në hotelin e kombëtares

14:25 - 19/06/26
Ditën punëtor i mirëmbajtjes, natën trafikant droge! Shqiptari kapet me kokainë në Itali

Ditën punëtor i mirëmbajtjes, natën trafikant droge! Shqiptari kapet me kokainë në Itali

14:04 - 19/06/26
Prokurori kilian lëshon alarmin: Mafia shqiptare kontrollon shumicën e porteve në vendin tonë

Prokurori kilian lëshon alarmin: Mafia shqiptare kontrollon shumicën e porteve në vendin tonë

13:44 - 19/06/26
‘30 mijë m2 tokë për vetëm 120 euro’, Kalaja depoziton në SPAK një kallëzim të ri për Ballukun

‘30 mijë m2 tokë për vetëm 120 euro’, Kalaja depoziton në SPAK një kallëzim të ri për Ballukun

13:30 - 19/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetmeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetpadişahbetjojobetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet giriş