GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati ndaj çiftit Mujeci, flet 40-vjeçari i shpallur në kërkim: Nuk kam lidhje me ngjarjen!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin në Lezhë: Krim i paramenduar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci ka reaguar publikisht, duke mohuar çdo përfshirje në ngjarjen e rëndë.

Në dëshminë e tij për “News 24″, Besnik Kolndreu shprehet se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen ndërsa shton se lajmin për krimin e ka mësuar përmes mediave.

Në banesën e tij u gjet një nga automjetet e përfshira në ngjarje, por 40-vjeçari pretendon se gjatë kohës që ka ndodhur atentati ka qenë rrugës për në Malin e Zi, atje ku edhe jetën e punon, së bashku me familjen. 40-vjeçari thekson se personat e dyshuar kanë hyrë vetë në ambient pa dijeninë e tij.

“Vrasjen e çiftit Mujeci e kam lexuar online. Personat e dyshuar e kanë hapur vetë portën. Në momentin e ngjarjes, unë me nusen dhe fëmijët kam qenë rrugës për në Mal të Zi sepse këtu punoj dhe jetoj prej 6 vitesh kur nusja ime duke parë në TikTok më tha: o Zot çfarë paska ndodhur… paskan vrarë çiftin Mujeci dhe aty kam mësuar për vrasjen. Tani dua t’u them diçka… jam 40 vjeç.. kam punuar 25 vite që në të 40-at të arrij të bëj një firmë ndërtimi.. që ata që më njohin e dinë mirë me çfarë mundimi. Si mundet dikush në këtë situatë si unë të shkatërrojë familjen, biznesin, veten, fëmijët, të bie dhe në gjak për një fis tjetër që nuk janë as Kolndreaj as xhaxhallarë, as vëllezër, as kushërinjtë e mi”, tha 40-vjeçari.

Beshnik Kolndreu shpreh shqetësimin se përfshirja e emrit të tij në këtë çështje mund ta ekspozojë ndaj konflikteve të mundshme, përfshirë edhe rrezikun e gjakmarrjes.

“Mua po më shkatërrohet e gjithë familja.. e ardhmja e fëmijëve të mi. Puna ime dhe i gjithë mundi i gjithë këtyre viteve, plus duan të më futin në gjak me një familje me të cilët kurrë nuk kemi patur problemin më të vogël. Prandaj i lutem shtetit që çështjen tonë ta shikojnë me imtësi dhe profesionalitet sepse këtu nuk është vetëm shteti dhe burgu ku duan të më futin pa patur asnjë faj, por dhe gjaku, dhe ne nuk duam të biem në gjak me askënd pa na pasur borxh dhe pa ju pasur borxh”, u shpreh ai.

Etiketa: atentatkerkimKryesore1mujeci

Lajme të lidhura

Atentati i dështuar në Elbasan, Gjykata  lë në burg Poli Boriçin
Aktualitet

Atentati i dështuar në Elbasan, Gjykata  lë në burg Poli Boriçin

16:08 - 18/08/26
Digjet autobusi pranë kalasë së Beratit, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Digjet autobusi pranë kalasë së Beratit, tymi mbulon zonën

14:13 - 18/08/26
Ibraj: Shtatë vite pas tërmetit dhe familjet e Durrësit ende presin banesat, ku shkuan fondet?
Aktualitet

Ibraj: Shtatë vite pas tërmetit dhe familjet e Durrësit ende presin banesat, ku shkuan fondet?

13:50 - 18/08/26
Para
Çështja “Partizani”, Balla përplaset me Malltezin në GJKKO: Kthimi i pronave u bë në kohë rekord

Çështja “Partizani”, Balla përplaset me Malltezin në GJKKO: Kthimi i pronave u bë në kohë rekord

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati i dështuar në Elbasan, Gjykata  lë në burg Poli Boriçin
Aktualitet

Atentati i dështuar në Elbasan, Gjykata  lë në burg Poli Boriçin

16:08 - 18/08/26

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Poli Boriçin, i dyshuar për tentativën e vrasjes...

Lexo më shumë
Moska kërcënon Londrën për furnizimin e Ukrainës me dronë: Do e paguani shtrenjtë

Moska kërcënon Londrën për furnizimin e Ukrainës me dronë: Do e paguani shtrenjtë

15:29 - 18/08/26
Egnatia dhe Dinamo, mes ambicies për të prekur historinë në Europë dhe “ngërçit” në Superiore

Egnatia dhe Dinamo, mes ambicies për të prekur historinë në Europë dhe “ngërçit” në Superiore

15:07 - 18/08/26
Kursi UEFA C zhvillohet në Shkodër, FSHF hap aplikimet për trajnerët e rinj

Kursi UEFA C zhvillohet në Shkodër, FSHF hap aplikimet për trajnerët e rinj

14:49 - 18/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

14:33 - 18/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com