GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohet “baza” e prostitucionit dhe drogës në Elbasan, arrestohen 4 shtetase të huaja

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet “baza” e prostitucionit dhe drogës në Elbasan, arrestohen 4 shtetase të huaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një bazë prostitucioni dhe trafiku droge është zbuluar dhe goditur nga policia në Elbasan, duke çuar në pranga 4 gra nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, kurse organizatori i aktivitetit ilegal është shpallur në kërkim.

Një godinë trekatëshe në lagjen “Visarjon Xhuvani” në Elbasan, ishte përshtatur për ushtrim prostitucioni dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia arrestoi në flagrancë katër shtetase të huaja, nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, të moshave 25 deri në 35 vjeç. Sipas hetimeve, ato ishin të përfshira drejtpërdrejt në aktivitetin kriminal, duke ushtruar prostitucion dhe duke shpërndarë drogë për klientët.

Në ambientet e godinës, policia sekuestroi rreth 0.5 kg Cannabis Sativa dhe 35.3 gram kokainë, si dhe një shumë parash, telefona celularë dhe sende të tjera që dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet.

Nga hetimet është identifikuar edhe organizatori i dyshuar i kësaj skeme, një shtetas shqiptar 56 vjeç me inicialet A.T., i cili është shpallur në kërkim. Autoritetet bëjnë me dije se vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi i policise

Zbulohet se në një objekt 3-katësh, në lagjen “Visarjon Xhuvani” në Elbasan u ushtrohej prostitucion dhe shiteshin lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Arrestohen në ambientet e objektit, 4 shtetase nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, të përfshira në këto veprimtari kriminale. Identifikohet dhe shpallet në kërkim organizatori. Sekuestrohen 0.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 35.3 g lëndë narkotike Kokainë, shuma parash, armë sportive, celularë dhe sende të tjera që lidhen me dy veprimtaritë kriminale.

Specialistët e strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e seksioneve për Hetimin e Trafiqeve dhe për Mbështetjen Operacionale, si rezultat i një hetimi intensiv, me metoda proaktive, të kryer në koordinim me Prokurorinë e Elbasanit, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të vënies së një objekti disakatësh, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, në funksion të disa veprimtarive kriminale, finalizuan operacionin e koduar “Streha”.

Gjatë ndërhyrjes në objekt, u arrestuan në flagrancë shtetaset e huaja, B. M., 35 vjeçe, D. G., 27 vjeçe, L. M., 25 vjeçe dhe J. B., 33 vjeçe. Nga hetimi rezultoi se ato ushtronin prostitucion në objektin 3-katësh, si dhe iu shitnin shtetasve që përfitonin nga kjo veprimtari kriminale, lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga hetimi u identifikua organizatori i këtyre veprimtarive kriminale, shtetasi A. T., 56 vjeç, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Elbasanprostituta

Lajme të lidhura

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve
Aktualitet

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26
Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta
Aktualitet

Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

21:20 - 19/10/26
Para
Vjosa Osmani hedh poshtë akuzat: Takimet me qytetarët nuk kanë nisur vetëm në periudhë zgjedhjesh

Vjosa Osmani hedh poshtë akuzat: Takimet me qytetarët nuk kanë nisur vetëm në periudhë zgjedhjesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com