GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Kalaja për garën në PD: Salianji duhej të lejohej, të mbrojmë statutin

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Kalaja për garën në PD: Salianji duhej të lejohej, të mbrojmë statutin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në programin e drekës në News24, ka komentuar zhvillimet më të fundit në garën për kreun e Partisë Demokratike, duke u ndalur te përjashtimi i disa kandidatëve dhe kriteret e vendosura nga partia.

Kalaja theksoi se ligjërisht çdo anëtar i PD ka të drejtë të kandidojë dhe të ankimojë skualifikimin, por shtoi se procesi duhet të respektojë kriteret statutore dhe vendimet e organeve drejtuese.

“Ligjërisht çdo individ, duke qenë se është anëtar i PD, ka të drejtë të kandidojë apo të ankimojë skualifikimin e tij nga gara. Në dijeninë time, vendimmarrja për kriteret e garës është e datës 18 mars, pavarësisht se kur u bë publike. Nuk e di çfarë ka ndodhur me këtë vendim të Kryesisë së PD,” u shpreh ajo.

Sipas Kalasë, përveç statutit, edhe KOKOE ka vendosur kritere shtesë për kandidimin.

 

“Ajo që dua të theksoj është se kriteret për kandidim i përcakton statuti. Jo çdo njeri që ngrihet në mëngjes mund të thotë ‘do bëhem kryetar i PD’. Duhet të plotësohen kritere që lidhen me historikun, kontributin dhe meritokracinë,” tha ajo.

Duke folur për kandidatët e përjashtuar, përfshirë Ervin Salianjin, Alesia Balliun dhe Evi Kokalarin, Kalaja dha qëndrime të qarta.

Për Balliun, ajo tha se përjashtimi lidhet me shkeljen e kodit etik dhe afrimin me forca të tjera politike.

“Nëse shkel kodin e etikës, nuk mund të dalësh të shash partinë tënde, kryetarin, të shpifësh dhe më pas të kërkosh të kandidosh. Gjithashtu, një nga kushtet e përjashtimit është kur bën fushatë për një parti tjetër,” u shpreh Kalaja.

“Evi Kokalari ka zero kontribute. Që në 2021 kam ngritur zërin duke e konsideruar si ‘kalë Troje’, pa lidhje me PD.”

Ndërsa për Salianjin, Kalaja tha se do të kishte preferuar që ai të lejohej të kandidonte, por kritikoi mënyrën se si ai ka vepruar brenda partisë.

“Do ishte më mirë të ngrinte një fraksion brenda PD. Nëse do të niste me 15%, mund të fitonte më vonë shumicën. Po të ishte arsyetimi im do e lejoja Salianjin të kandidonte,” tha ajo.

Në përfundim, Kalaja bëri thirrje për respektimin e statutit të partisë dhe standardeve demokratike.

“Duke mbrojtur sot statutin e PD, nesër mbrojmë Kushtetutën e vendit. Kush ka shkelur statutin duhet të mbajë përgjegjësi,” u shpreh ajo.

gijotina.com/

 

Etiketa: Adriana KalajaKryesore1

Lajme të lidhura

SPAK sekuestroi telefonin e Samir Manes, ja cfare dyshohet se eshte…
Aktualitet

SPAK sekuestroi telefonin e Samir Manes, ja cfare dyshohet se eshte…

16:03 - 30/06/26
Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës
Sport

Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës

14:17 - 25/06/26
Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij
Uncategorized

Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

14:36 - 23/06/26
Para
Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK: U pyeta për…

Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK: U pyeta për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Autokolona kilometrike e Diasporës mbërrin në Tiranë për protestën mbarëkombëtare
Aktualitet

Autokolona kilometrike e Diasporës mbërrin në Tiranë për protestën mbarëkombëtare

16:50 - 04/07/26

Qindra qytetarë nga diaspora po i drejtohen Tiranës për t'iu bashkuar protestës mbarëkombëtare që zhvillohet këtë të shtunë në kryeqytet,...

Lexo më shumë
I arratisur prej vitesh, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje

I arratisur prej vitesh, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje

16:37 - 04/07/26
Spanja me mungesa në stërvitje para sfidës me Portugalinë, mes tyre edhe Lamine Yamal

Spanja me mungesa në stërvitje para sfidës me Portugalinë, mes tyre edhe Lamine Yamal

16:24 - 04/07/26
Rama “bllokon” doganën e Morinës nga frika e protestës, reagon qeveria e Kosovës

Rama “bllokon” doganën e Morinës nga frika e protestës, reagon qeveria e Kosovës

15:56 - 04/07/26
Zbulohet autori i zjarrit në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari që dogji mbeturinat

Zbulohet autori i zjarrit në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari që dogji mbeturinat

15:38 - 04/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com