GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Qytetarët nuk thithin ajër, por blozë!’ Pano: Vetë Bashkia e Tiranës pranon që ndotja është 14 herë mbi normat e lejuara

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i KLSH-së, Pano:  Pylli Orbital është një mashtrim i pinokut Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano, në një deklaratë për media tha se situata e ndotjes së ajrit në kryeqytet ka arritur nivele alarmante, duke u kthyer në një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve.

Ai u shpreh se përtej denoncimeve të vazhdueshme ndër vite, tashmë janë vetë dokumentet zyrtare të Bashkisë së Tiranës që konfirmojnë përkeqësimin e cilësisë së ajrit, me nivele të ndotësve që tejkalojnë ndjeshëm standardet e lejuara ndërkombëtare.

Pano theksoi se kjo situatë lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e pakontrolluar urban, trafikun e rënduar dhe mungesën e politikave efektive për transportin publik dhe mjedisin.

Ai akuzoi drejtuesit vendorë për mungesë përgjegjësie dhe transparence, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe masa konkrete për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në Tiranë.

Deklarata e anëtarit të Këshillit bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano:

Prej vitesh, Partia Demokratike ka denoncuar një të vërtetë të hidhur për Tiranën: kryeqyteti ynë nuk po zhvillohet për qytetarët, por po shfrytëzohet kundër tyre.

Prej vitesh kemi denoncuar betonizimin pa kriter, trafikun e rënduar, kantieret pa kontroll, mungesën e transportit publik dhe shkatërrimin e cilësisë së jetës në Tiranë.

Për vite me radhë, Bashkia i ka quajtur këto denoncime ‘politikë’. Por sot nuk është më vetëm opozita që flet.

Sot flet vetë dokumenti i Bashkisë së Tiranës.

Dhe e thotë qartë: Tirana nuk merr frymë, por ajër të ndotur, shumë herë mbi normat e lejuara.

Në dokumentin e vet zyrtar, Bashkia pranon nivele alarmante të PM10, PM2.5 dhe plumbit në pika kyçe të qytetit.

Le ta themi thjesht, që ta kuptojë çdo qytetar.

PM10 është pluhuri i imët që qytetarët e thithin çdo ditë nga trafiku, nga rrugët e bllokuara, nga kantieret, nga ndërtimet dhe nga qyteti i kthyer në një kantier të pafund. Sipas dokumentit, në pika kyçe të Tiranës, PM10 arrin 102.8 mikrogramë për metër kub. Norma nga OBSH është 15 mikrogramë për metër kub.

Pra, PM10 del thuajse 7 herë mbi normat e OBSH.

PM10 nuk është thjesht pluhur që ndot xhamat apo rrugët. Ai futet në rrugët e frymëmarrjes dhe përkeqëson astmën, bronkitin dhe sëmundjet respiratore.

Pastaj kemi PM2.5, grimcat edhe më të rrezikshme. Ato janë aq të imëta sa futen thellë në mushkëri dhe lidhen me probleme serioze të frymëmarrjes dhe të zemrës.

Sipas të njëjtit dokument, në pika kyçe të Tiranës, PM2.5 arrin 70.7 mikrogramë për metër kub. Norma vjetore është 5 mikrogramë për metër kub. Pra, PM2.5 del 14  herë mbi normë.

Edhe më alarmant është plumbi. Plumbi në ajër është një kërcënim serioz për shëndetin publik, sidomos për fëmijët. Ai lidhet me dëmtime të sistemit nervor, probleme në zhvillim dhe pasoja afatgjata për shëndetin.

 

Dhe çfarë thotë dokumenti i Bashkisë? Në pika kyçe të Tiranës, niveli i plumbit arrin 3.51 mikrogramë për metër kub. Norma është 0.5 mikrogramë për metër kub. Pra, 7 herë mbi normë.

Kjo nuk është më thjesht ndotje, por kërcënim për shëndetin publik. Eshtë kambanë alarmi për çdo prind në Tiranë.

Kush mban përgjegjësi?

Kush e ka drejtuar Tiranën këto 12 vite?

Kush i ka firmosur lejet e ndërtimit?

Kush e ka kthyer çdo cep të qytetit në kantier?

Kush i ka shtuar kullat, por nuk ka shtuar rrugët?

Kush ka folur për qytet të gjelbër?

Kush premtoi transport publik modern, por la qytetarët në trafik, pluhur dhe ajër të ndotur?

Përgjegjësia është politike.

Dhe përgjegjësia i takon atyre që kanë 12 vite që drejtojnë Tiranën.

Prandaj sot, nga selia e Partisë Demokratike, kërkojmë masa të menjëhershme.

Së pari, publikim të përditshëm të cilësisë së ajrit në çdo zonë problematike të Tiranës.

Së dyti, kontroll të menjëhershëm të çdo kantieri ndërtimi.

Së treti, hetim të menjëhershëm për burimet e plumbit në ajër.

Së katërti, plan emergjent për trafikun dhe transportin publik.

Së pesti, përgjegjësi politike.

Partia Demokratike nuk do ta lërë këtë çështje të mbyllet me një raport.

Ne do ta ndjekim në Këshillin Bashkiak.

Do ta ndjekim në institucione.

Do ta ndjekim publikisht, çdo ditë.

Etiketa: blozeNdotjeqytetare

Lajme të lidhura

Me dronë e radarë, policia zbarkon në autostrada, me shpejtësi 191 km/orë në rrugën e Kombit, ndëshkohet shoferi nga Kosova
Aktualitet

26 mijë gjoba në një javë, policia me kontrolle të shtuara në rrugë me dronë dhe me radarë

13:20 - 01/05/26
Kërcënoi se do shpërthente bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 44-vjeçarin rus
Aktualitet

Kërcënoi se do shpërthente bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 44-vjeçarin rus

12:30 - 01/05/26
Berisha takohet me presidentin e IDU: Morëm mbështetjë të plotë për opozitën shqiptare
Aktualitet

Berisha takohet me presidentin e IDU: Morëm mbështetjë të plotë për opozitën shqiptare

12:28 - 01/05/26
Para
Elbasani i Gvozdenovic nuk njeh “limite”, verdheblutë hedhin hapin e madh për objektivin titull

Elbasani i Gvozdenovic nuk njeh “limite”, verdheblutë hedhin hapin e madh për objektivin titull

Discussion about this post

TË FUNDIT

U akuzua nga kolegu për abuzim seksual, reagon shqiptarja Lorna Hajdini: S’kam lidhje me këtë histori
Botë

U akuzua nga kolegu për abuzim seksual, reagon shqiptarja Lorna Hajdini: S’kam lidhje me këtë histori

13:50 - 01/05/26

Pas lajmit se ka ngacmuar seksualisht me një kolegun e punës, drejtuesja ekzekutive në bankën e njohur amerikane, JPMorgan Chase,...

Lexo më shumë
Me dronë e radarë, policia zbarkon në autostrada, me shpejtësi 191 km/orë në rrugën e Kombit, ndëshkohet shoferi nga Kosova

26 mijë gjoba në një javë, policia me kontrolle të shtuara në rrugë me dronë dhe me radarë

13:20 - 01/05/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump refuzon sugjerimin që të veshë jelekë antiplumb pas disa përpjekjeve për vrasje

12:50 - 01/05/26
Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO

12:37 - 01/05/26
Kërcënoi se do shpërthente bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 44-vjeçarin rus

Kërcënoi se do shpërthente bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 44-vjeçarin rus

12:30 - 01/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com