GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku me bizneset gjermane: Modeli aktual po dëmton Shqipërinë! S’ka integrim me një ekonomi që nuk prodhon

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku me bizneset gjermane: Modeli aktual po dëmton Shqipërinë! S’ka integrim me një ekonomi që nuk prodhon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me rreth 50 biznese gjermane, në një aktivitet të organizuar nga Konrad-Adenauer-Stiftung, ku përfaqësues të sipërmarrjes gjermane po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri për të eksploruar mundësitë e investimit.

Në këtë tryezë morën pjesë drejtues dhe figura kyçe të ekonomisë gjermane, përfshirë drejtues nga kompani globale si BMW Group, RWE, Swiss Re, Eurowings dhe Harman International, si dhe përfaqësues të industrisë financiare, energjetike dhe teknologjike.

Gjatë diskutimit, Tabaku ndau me përfaqësuesit e biznesit gjerman jo vetëm potencialin e Shqipërisë, por edhe kufizimet reale të modelit aktual ekonomik, i cili,  sipas saj, nuk po prodhon zhvillim të qëndrueshëm dhe nuk po tërheq investime cilësore.

“Shqipëria nuk mund të vazhdojë me këtë model ekonomik. Duhet të kalojmë drejt një modeli tjetër – një modeli që prodhon vlerë, që mbështet industrinë dhe që tërheq investime produktive, të cilat sot mungojnë,” u shpreh ajo.

Deputetja e PD theksoi se rruga e vetme strategjike për vendin mbetet integrimi në Bashkimi Evropian, por nënvizoi se integrimi nuk mund të vijë në kushtet e një ekonomie të deformuar nga mungesa e konkurrencës dhe nga orientimi i gabuar i investimeve.

“S’ka integrim europian me një ekonomi që nuk prodhon. S’ka zhvillim me investime që nuk krijojnë vlerë. Shqipëria duhet të tërheqë investime që ndërtojnë industri, që krijojnë punë të mirëpaguar dhe që lidhen me zinxhirët europianë të furnizimit,” theksoi Tabaku.

Në takim ishte gjithashtu një nga figurat më të rëndësishme të industrisë automobilistike europiane, Rainer Feurer, përgjegjës për investimet strategjike në BMW Group dhe për zhvillimet në teknologjitë e reja të baterive, një sektor që sipas Tabakut përfaqëson pikërisht llojin e investimeve që Shqipëria duhet të synojë.

Ajo i ftoi bizneset gjermane të konsiderojnë Shqipërinë si një destinacion për investime afatgjata në sektorë strategjikë si energjia, data centers, industria e përpunimit dhe teknologjitë e avancuara, duke theksuar se vendi ka potencial real për t’u bërë pjesë e zinxhirëve të rinj të furnizimit në Europë.

“Shqipëria ka pozicion strategjik. Por ky potencial nuk shfrytëzohet vetë. Duhet një politikë ekonomike që e mbështet dhe nuk e pengon,” u shpreh ajo.

Në të njëjtën kohë, Tabaku vuri në dukje se mungesa e investimeve produktive lidhet drejtpërdrejt me klimën e biznesit dhe me mungesën e sigurisë ligjore.

“Sot kemi më shumë investime që lidhen me pasuri të paluajtshme dhe më pak investime në prodhim dhe industri. Ky është një sinjal që modeli nuk funksionon,” theksoi ajo.

Në takim ishte gjithashtu një nga figurat politike më me ndikim të spektrit konservator gjerman, Joachim Pfeiffer, ish-deputet i Bundestagut dhe zëdhënës për ekonominë dhe energjinë për grupin CDU/CSU.

Në përmbyllje, Tabaku theksoi se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të qartë kursi ekonomik, ku investimet e huaja – veçanërisht ato gjermane – të mos jenë thjesht prezencë, por motor real zhvillimi.

“Ne duhet të kalojmë nga një ekonomi që konsumon, në një ekonomi që prodhon. Nga një ekonomi që shpërblen privilegjin, në një ekonomi që shpërblen punën dhe investimin e ndershëm,” përfundoi ajo.

Etiketa: BizneseintegrimKryesore1Tabaku

Lajme të lidhura

Me dronë e radarë, policia zbarkon në autostrada, me shpejtësi 191 km/orë në rrugën e Kombit, ndëshkohet shoferi nga Kosova
Aktualitet

26 mijë gjoba në një javë, policia me kontrolle të shtuara në rrugë me dronë dhe me radarë

13:20 - 01/05/26
Kërcënoi se do shpërthente bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 44-vjeçarin rus
Aktualitet

Kërcënoi se do shpërthente bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 44-vjeçarin rus

12:30 - 01/05/26
Berisha takohet me presidentin e IDU: Morëm mbështetjë të plotë për opozitën shqiptare
Aktualitet

Berisha takohet me presidentin e IDU: Morëm mbështetjë të plotë për opozitën shqiptare

12:28 - 01/05/26
Para
Raporti i KLSH-së, Pano:  Pylli Orbital është një mashtrim i pinokut Veliaj

‘Qytetarët nuk thithin ajër, por blozë!' Pano: Vetë Bashkia e Tiranës pranon që ndotja është 14 herë mbi normat e lejuara

Discussion about this post

TË FUNDIT

U akuzua nga kolegu për abuzim seksual, reagon shqiptarja Lorna Hajdini: S’kam lidhje me këtë histori
Botë

U akuzua nga kolegu për abuzim seksual, reagon shqiptarja Lorna Hajdini: S’kam lidhje me këtë histori

13:50 - 01/05/26

Pas lajmit se ka ngacmuar seksualisht me një kolegun e punës, drejtuesja ekzekutive në bankën e njohur amerikane, JPMorgan Chase,...

Lexo më shumë
Me dronë e radarë, policia zbarkon në autostrada, me shpejtësi 191 km/orë në rrugën e Kombit, ndëshkohet shoferi nga Kosova

26 mijë gjoba në një javë, policia me kontrolle të shtuara në rrugë me dronë dhe me radarë

13:20 - 01/05/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump refuzon sugjerimin që të veshë jelekë antiplumb pas disa përpjekjeve për vrasje

12:50 - 01/05/26
Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO

12:37 - 01/05/26
Kërcënoi se do shpërthente bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 44-vjeçarin rus

Kërcënoi se do shpërthente bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 44-vjeçarin rus

12:30 - 01/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com