GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Bllokimi i zgjedhjeve në Korçë/ Kaso: Ka persona që s’janë në lista. Kandidati: S’mund të përjashtojmë asnjë demokrat

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Bllokimi i zgjedhjeve në Korçë/ Kaso: Ka persona që s’janë në lista. Kandidati: S’mund të përjashtojmë asnjë demokrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme zgjedhjet për kreun e degës së PD në Korçë u ndërprenë për shkak të debateve mbi listat e votuesve.

Votimi u ndërpre vetëm pak minuta nga nisja pasi komisionerët morën kutitë dhe materialet zgjedhore dhe u larguan.

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Ivi Kaso pasi ka mbërritur në selinë ku po mbaheshin zgjedhjet për të qetësuar situatën. Kaso shprehu se nuk ka patur përplasje dhe se ndërprerja ka ndodhur për shkak se kanë tentuar të votojnë disa persona që nuk rezultonin në listat e antarësisë së PD.

“Nuk ka patur përplasje, ka patur bllokim të procesit që aktualisht është i pezulluar sepse kanë tentuar të votojnë persona që nuk rezultojnë në listat e anëtarësisë. Këto janë lista të konfirmuara në të cilat është votuar në procesin e fundit për kryetar në Korçë, si dhe këta të fundit nuk paraqisnin dokument anëtarësie siç kërkon rregullorja.

Dy kushtet për të votuar janë ose të gjendet emri në listë, ose zgjedhësi të paraqesë dokument identifikimi që provon anëtarësinë në PD. Në mungesë të këtyre, nuk marrin konsensusin e komisionit për të votuar. Komisioni orientohet në bazë të udhëzimeve që vlejnë për të gjithë Shqipërinë, siç është votuar në të gjitha degët, do të votohet edhe në Korçë.

Në pritje të qetësimit të situatës dhe të sqarimit të personave që kanë ardhur për të votuar, procesi është pezulluar dhe shpresoj të fillojë së shpejti. Nëse procesi fillon, duhet të fillojë me ato rregulla. Procesi është i pacenuar deri në këto momente, ata që kanë votuar, kanë votuar sipas listës së zgjedhësve dhe kur të fillojë sërish procesi, do votojnë vetëm personat që kanë emrin në listë.

Të jeni të sigurt që procesi kur të fillojë, do të fillojë i pacenuar, qoftë nga aspekti i integritetit të votës, qoftë nga aspekti i procesit. Qëllimi jonë është që të jenë të sqaruar të gjitha palët, të jenë të qartë kandidatët dhe anëtarët e komisionit, në mënyrë që procesi të jetë i pacenueshëm dhe i besueshëm.

Që të fillojë procesi duhet që të gjithë pjesëtarët në garë, dy kandidatët, anëtarët e komisionit, ti japin besim procesit, të jenë të qartë për rregullat e lojës. Nuk ka asnjë proces zgjedhor të shkëlqyer, e rëndësishme është që procesit të mos i mungojë besimi dhe integriteti i një procesi të drejtë. Ne jemi këtu për të qetësuar palët e të japim garancinë e procesit të pacenuar”, tha Ivi Kaso.

Ndërkohë Harit Zoto, njëri prej kandidatëve tha se asnjë demokrat nuk duhet të përjashtohet nga votimi pasi sipas tij listat janë të pasakta dhe të pa pastruara. Ai tha se ka disa anëtarë strukturash, sekretarë apo edhe kryetarë të PD të cilët nuk janë në lista

“Momenti i parë ishte tek pjesa e demokratëve. Ishin dy raste nga komuna Drenovë që ishin për të votuar. Problemi qëndron që ne nuk mund të përjashtojmë asnjë demokrat që të votojë, nuk e kishin emrin në listë dhe ne nuk mund të pranojmë që ata që janë kryetarë dhe janë pjesë e PD të rrinë pa votuar. Ishin drejtues strukture dhe nuk e kishin emrin në listë.

Unë fola edhe me kandidatin tjetër dhe mora dakordësinë e tij që ishte ky problem për emra të cilët mungonin në listë. Pa pasur një listë të saktë, pa pasur gjithë demokratët të gjithë ata që duhet të jenë të përfshirë nuk e ka asnjë të drejtën të përjashtojë asnjë. Unë mendoj që në një moment tjetër mbase listat të jenë më të sakta, të punojmë për ato lista, të jemi të gjithë të përfshirë, të mos largohet asnjeri. Ne këto zgjedhje pse i bëmë? Ne këtë zgjedhje i bëmë për të përfshirë të gjithë demokratët. Nuk e ka asnjë të drejtën për të hequr asnjë nga lista. 

Ka pasur njerëz që kanë votuar më parë. Unë duke qenë pjesë e PD dhe kemi ndjekur të gjitha proceset të paktën në 13 vitet e fundit e kam të qartë këtë pjesën e votimit si është bërë. Kemi anëtarë, sekretarë, kryetarë të PD që nuk janë në listë. 

Ky është një proces i cili do menaxhohet sërish ose mund të ishte mirëmenaxhuar më parë. Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë bërë pastrime të listës, nuk është një proces njëditor, është proces që duhet bërë në vite. Saktësimi i listave nuk mund të bëhet brenda ditës së sotme. Ne nuk do pranojmë që të rifillojë procesi sot duke hequr anëtarët e PD”, tha ai.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1zgjedhjet ne PD

Lajme të lidhura

Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari nga Elbasani
Aktualitet

Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari nga Elbasani

15:32 - 03/05/26
Ngjarja në Fier, policia: I plagosuri nuk bashkëpunoi, por e gjetëm kush është autori
Aktualitet

Ngjarja në Fier, policia: I plagosuri nuk bashkëpunoi, por e gjetëm kush është autori

15:06 - 03/05/26
E rëndë në Durrës, 2 fëmijë humbin jetën nga përplasja e makinës,, plagoset rëndë një tjetër
Aktualitet

E rëndë në Durrës, 2 fëmijë humbin jetën nga përplasja e makinës,, plagoset rëndë një tjetër

15:00 - 03/05/26
Para
Salianji publikon vendimin e gjykatës së Britanisë: Berisha i lidhur me krimin e organizuar. Sali ‘kolltuku’ i damkosur, jo i akuzuar kot

Salianji publikon vendimin e gjykatës së Britanisë: Berisha i lidhur me krimin e organizuar. Sali ‘kolltuku’ i damkosur, jo i akuzuar kot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari nga Elbasani
Aktualitet

Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari nga Elbasani

15:32 - 03/05/26

Arrestohet në spital për çështjen “Eko-Toxic” një nga të dyshuarit për skandalin e mbetjeve toksike. Specialistët për Hetimin e Krimeve...

Lexo më shumë
Ngjarja në Fier, policia: I plagosuri nuk bashkëpunoi, por e gjetëm kush është autori

Ngjarja në Fier, policia: I plagosuri nuk bashkëpunoi, por e gjetëm kush është autori

15:06 - 03/05/26
E rëndë në Durrës, 2 fëmijë humbin jetën nga përplasja e makinës,, plagoset rëndë një tjetër

E rëndë në Durrës, 2 fëmijë humbin jetën nga përplasja e makinës,, plagoset rëndë një tjetër

15:00 - 03/05/26
Artan Sako, fitues i fshehtë i tenderit 1.1 MLD lekë/ Shembi 2 autostrada në Juglindje, ndërsa Anuela Ristani i jep rrugën në Zall-Herr

Artan Sako, fitues i fshehtë i tenderit 1.1 MLD lekë/ Shembi 2 autostrada në Juglindje, ndërsa Anuela Ristani i jep rrugën në Zall-Herr

15:00 - 03/05/26
Tragjedi në Vlorë, i riu gjendet i varur në kullën e vrojtimit në Plazh

Tragjedi në Vlorë, i riu gjendet i varur në kullën e vrojtimit në Plazh

14:48 - 03/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com