GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gola dhe dominim kuqezi në Europë, futbollistët e Kombëtares spikasin me klubet e tyre

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Gola dhe dominim kuqezi në Europë, futbollistët e Kombëtares spikasin me klubet e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fundjava që lamë pas ishte mjaft pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare që aktivizohen në kampionatet europiane dhe më gjerë, duke dhënë kontribut vendimtar për skuadrat e tyre dhe duke konfirmuar formën e mirë në këtë fazë të sezonit.

Një nga protagonistët kryesorë ishte Kristjan Asllani, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer me Besiktas në transfertën ndaj Gaziantep. Mesfushori kuqezi kontribuoi me një asist nga goditja e këndit, ndërsa më pas shënoi edhe nga pika e bardhë, duke qenë vendimtar në suksesin e skuadrës së tij.

Paraqitje të shkëlqyer realizoi edhe Qazim Laçi, i cili u dallua me gol dhe asist në fitoren 3-2 të Rizespor ndaj Konyaspor. Mesfushori shqiptar fillimisht riktheu baraspeshën në minutën e 18-të, ndërsa në pjesën e dytë dhuroi edhe një asist, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në këtë përballje.

Arbër Hoxha vazhdon të jetë protagonist me Dinamo Zagreb, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të në fitoren 1-2 në transfertë ndaj Gorica. Sulmuesi shqiptar finalizoi një aksion të bukur me një goditje të saktë brenda zonës.

Në kampionatin amerikan MLS, Myrto Uzuni vijon formën e tij të shkëlqyer, duke shënuar në fitoren 2-0 të Austin ndaj St. Louis City. Goli i sulmuesit erdhi në minutën e 81-të, duke vulosur suksesin e skuadrës së tij.

Mirlind Daku u rikthye te goli. Sulmuesi i Kombëtares shënoi në fitoren minimale 0-1 të Rubin Kazan ndaj Baltika. Për golin e tij kontribuoi edhe Nazmi Gripshi, i cili dha asistin vendimtar, duke vulosur bashkëpunimin mes dy lojtarëve të Kombëtares.

Pozitiv ishte edhe aktivizimi i Indrit Tucit, i cili gjeti rrugën e rrjetës pasi u hodh në fushë nga stoli, duke shënuar një gol të bukur me kokë për Kayserispor dhe duke kontribuar në mënyrë të rëndësishme për ekipin e tij në barazimin 1-1 ndaj Eyupspor.

Në Arabinë Saudite, Mario Mitaj dha një asist në fitoren 0-2 të Al Ittihad ndaj Al Taawon, duke shërbyer saktë për shokun e skuadrës në golin e parë të ndeshjes.

Një arritje shumë e rëndësishme vjen nga Anis Mehmeti, i cili me Ipswich siguroi ngjitjen në Premier League pas fitores 3-0 ndaj QPR. Një sukses i madh për sulmuesin shqiptar, që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës së futbollit anglez.

Gjatë kësaj fundjave, minuta si titullarë me skuadrat e tyre morën edhe Thomas Strakosha, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake, Stavro Pilo, Ylber Ramadani, Adrion Pajaziti dhe Ernest Muçi.

Etiketa: Europekombetare

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon shkolla ku mësonin tre fëmijët: Humbje e rëndë për gjithë komunitetin

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon shkolla ku mësonin tre fëmijët: Humbje e rëndë për gjithë komunitetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com