GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Po ata idiotët atje’/ Këlliçi-Hoxhës në Komisionin e Jashtëm: Së paku u kërkoni falje shqiptarëve në RMV!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Gjuha fyese ndaj shqiptarëve’/ Këlliçi i kërkon dorëheqjen ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha: Skandal i paprecedentë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka kërkuar nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, të japë llogari, lidhur me gjuhën fyese dhe denigruese për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në mesazhin e publikuar në platformën sociale, WhatsApp.

Gjatë fjalës së tij në Komision, Këlliçi tha se zotëron prova të plota që vërtetojnë autenticitetin e mesazhit në komunikimin zyrtar, ndërsa kërkoi nga Hoxha, së paku t’u kërkojë falje shqiptarëve në RMV.

Sipas Këlliçit, incidenti është një precedent i rrezikshëm që cenon jo vetëm politikën e jashtme të Shqipërisë dhe marrëdhëniet me vendet fqinje, por përbën edhe një fyerje direkte ndaj komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“10 ditë më parë, unë personalisht kam bërë publik një mesazh i cili kur më ka ardhur në momentin e parë, më është dashur ta verifikoj. Nuk është ashtu si u trajtua pak më parë këtu, si këto mbledhjet e bashkimeve profesionale e tjerë e tjerë.

Nuk kemi të bëjmë me një qëndrim privat, një komunikim privat, por kemi të bëjmë me një komunikim i cili zhvillohet në grupin e komunikimit zyrtar me ambasadorët e vendit tonë në shtete të ndryshme. ku po e bëj publike dhe njëherë, kam publikuar edhe për mediat, edhe grupin e whatsApp-it, sepse jam detyruar pas përgënjeshtrimit nga Ministria juaj ta bëj publik, ku në grupin e whatsApp-it, ku janë anëtarë ambasadorët tanë në vende të ndryshme, ju keni shkruar një koment në një artikull të postuar nga ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, ku keni thënë, po ata idiotët shqiptarë atje, çfarë thonë? Tani, nëse ju do të kishit mbajtur një qëndrim etik, është krejt normale, lapsuset mund të ndodhin, ë gabimet mund të ndodhin, jemi njerëz.

Sigurisht nëse do të kishit dalë në një deklaratë për shtyp do të kishit bërë një ‘mea culpa’, do të kishit pranuar këtë gabim. Mundet të kishe kaluar edhe shumë më lehtë kjo çështje.

Por për shkak të reagimit tuaj të menjëhershëm, mos gaboj rreth dy orë pasi janë bërë publike këto mesazhe, fillimisht zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ka ë reaguar zyrtarisht duke mohuar këto mesazhe, duke thënë që nuk janë mesazhe autentike dhe duke akuzuar ë opozitën, në këtë rast edhe mua personalisht, për fabrikim të këtyre mesazheve. Më pas unë jam detyruar të nxjerr foto të plota të postimit tuaj, orarin kur e keni fshirë mesazhin në 17:02. Është këtu edhe momentin kur ju keni vendosur të dilni zyrtarisht një ditë më pas nga grupi i ambasadorëve në orën 4:00 të pasdites, kur keni dalë nga grupi.

Zoti ministër, cili është komenti juaj në raport me këto mesazhe të bëra publike, të cilat sigurisht cenojnë jo vetëm politikën e jashtme të vendit tonë, për sa i përket raporteve me vendet fqinje, por dhe për herë të parë në 36 vite ne kemi të bëjmë me një rast kur një ministër i jashtëm, në një grup komunikimi me zyrtarë të shtetit shqiptar, nuk është një grup komunikimi privat i juaji që është bërë publik dhe nuk ka këtu shkelje të dhënave personale, ë thyen në këtë mënyrë ë shqiptarët në shtetin tonë fqinj, në Maqedoninë e Veriut.

Unë dua të di, ju i qëndroni deklaratës së Ministrisë së Jashtme dhe zëdhënësit tuaj se këto mesazhe janë të fabrikuara apo këto mesazhe janë të vërteta, ky mesazh është i vërtetë, zoti ministër, dhe ju mjaftoni të mbanit një qëndrim korrektues mbase për atë shprehi që mund ta keni bërë në nxitim e sipër, për të sqaruar opinionin publik, apo për të kërkuar falje publike siç ju është kërkuar disa herë në mënyrë të përsëritur nga përfaqësues politikë, zyrtarë shtetërorë, anëtarë të kabinetit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që të dilni dhe të kërkoni falje publike për atë mesazh fyes ndaj ë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, u shpreh ai.

Etiketa: faljeHoxhaKelliciKryesore1sheiptare

Lajme të lidhura

E katërta në botë! Shqipëria pritet të humbasë afro 45% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050
Aktualitet

E katërta në botë! Shqipëria pritet të humbasë afro 45% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050

08:24 - 20/06/26
Bllokimi i disa rrugëve të Tiranës, procedohen penalisht 23 protestues
Aktualitet

Tubimi mbarëkombëtar! Shqiptarët prej 20 ditësh ndodhen në protestë kundër Ramës, sot edhe Diaspora zbret në Tiranë

08:15 - 20/06/26
Berisha publikon videon nga festat e Ballukut: S’kena me u pa mo bashkë…
Aktualitet

Berisha publikon videon nga festat e Ballukut: S’kena me u pa mo bashkë…

07:54 - 20/06/26
Para
Aksident fatal në aksin rrugor Berat-Otllak, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident fatal në aksin rrugor Berat-Otllak, humb jetën drejtuesi i motorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kjo nuk pritej! Turqia i jep lamtumirën Botërorit, Paraguai i mposht edhe me 10 lojtarë
Sport

Kjo nuk pritej! Turqia i jep lamtumirën Botërorit, Paraguai i mposht edhe me 10 lojtarë

09:16 - 20/06/26

Ende pa u mbyllur faza e grupeve në Kupën e Botës, e cila po mbahet mes SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 20 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:32 - 20/06/26
E katërta në botë! Shqipëria pritet të humbasë afro 45% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050

E katërta në botë! Shqipëria pritet të humbasë afro 45% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050

08:24 - 20/06/26
Bllokimi i disa rrugëve të Tiranës, procedohen penalisht 23 protestues

Tubimi mbarëkombëtar! Shqiptarët prej 20 ditësh ndodhen në protestë kundër Ramës, sot edhe Diaspora zbret në Tiranë

08:15 - 20/06/26
Berisha publikon videon nga festat e Ballukut: S’kena me u pa mo bashkë…

Berisha publikon videon nga festat e Ballukut: S’kena me u pa mo bashkë…

07:54 - 20/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetbetsmovegrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet