Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në Elbasan në afërsi të një banese private pranë Urës së Lizës.
Sipas informacioneve paraprake, një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, ndërsa dyshohet se akti është kryer në kushte të rënduara psikologjike.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Paraprakisht, nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.










Discussion about this post