GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Hija e zezë e Ramës është në çdo rresht”/ Berisha përshëndet raportin e Parlamentit Europian: PD angazhohet për të plotësuar çdo rekomandim

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Hija e zezë e Ramës është në çdo rresht”/ Berisha përshëndet raportin e Parlamentit Europian: PD angazhohet për të plotësuar çdo rekomandim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se raporti i sapovotuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë përfaqëson një dokument të rëndësishëm dhe objektiv, që sipas tij pasqyron qartë problematikat me të cilat përballet vendi. Duke folur për mediat, Lideri i opozitës tha se raporti, i cili vjen pas një misioni faktmbledhës të eurodeputetëve në Shqipëri, përmban analiza dhe rekomandime të vlefshme jo vetëm për qeverinë, por edhe për opozitën. Kryedemokrati tha ndër të tjera, se Partia Demokratike angazhohet për të zbatuar çdo rekomandim të këtij dokumenti.

“Sapo është votuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, raporti i këtij komisioni për Shqipërinë. Keni parasysh se ky komision solli në Shqipëri një mision faktmbledhës, rast tepër i veçantë. Pra, anëtarët e komisionit, të cilët natyrisht disponojnë informacione të shumëanshme të burimeve diplomatike të komisionit dhe vendeve anëtare, e panë të domosdoshme ardhjen ne tyre direkt në Shqipëri për të parë gjërat në vend. Me këtë rast, unë dua t’i falënderoj anëtarët e komisionit sepse raporti votohet nga 180 anëtarë a më shumë të cilët përfaqësojnë të gjithë spektrin e Parlamentit Evropian.

Për shembull, raporteri për Shqipërinë, zoti Andrea Schieder është i grupit të socialistëve. Por mendoj se kemi të bëjmë me një raport jashtëzakonisht të çmuar, objektiv, i cili ka bërë diagnozën e plotë të problematikave me të cilat përballet vendi dhe përveç kësaj ka edhe rekomandime të vyera, të çmuara për narkoqeverinë natyrisht, por ka rekomandime edhe për opozitën, pa diskutim. Ndaj dhe unë jam sot këtu në emër të PD për t’u angazhuar për të plotësuar të gjitha rekomandimet e këtij komisioni, i cili është komisioni që përfaqëson BE-në në të gjitha marrëdhëniet me vendet kandidate, me vendet jokandidate, me Europën dhe botën.

Ky është një dokument shumëfaqesh. Domethënë, ky raport shkon në 29 faqe. Dhe unë sapo e mora raportin, por ajo çka, si opozitë na intereson më shumë se çdo gjë tjetër, vlerësoj se ka pasur trajtimin më serioz dhe më të gjerë. Kështu, pasi thotë në pikën 2 se mban shënim, pra ka kuptim kjo, ka qenë i mirëpritur më përpara, tani mban shënim se hija e zezë e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut është në çdo rresht të këtij raporti. Mban shënim ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e pranimit në fund të vitit 2027 dhe mirëpret progresin e bërë në vitet e fundit. Thekson nevojën për të garantuar zbatimin e legjislacionit. Pra, nuk do letra të vdekura, ligje si letra të vdekura, do ligje të zbatuara,” tha Berisha.

Etiketa: berisharaporti

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog
Breaking Views

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog

23:05 - 10/07/26
Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West
Breaking Views

Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West

21:18 - 10/07/26
Protesta/ “Është një luftë qëndrueshmërie”, aktivisti: Krijuan një polici virtuale morali
Breaking Views

Protesta/ “Është një luftë qëndrueshmërie”, aktivisti: Krijuan një polici virtuale morali

20:20 - 10/07/26
Para
Berisha: Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR

Berisha: Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR

Discussion about this post

TË FUNDIT

Belgjikën e “tradhton” portieri Courtois, Spanja fiton me vuajtje
Breaking Views

Belgjikën e “tradhton” portieri Courtois, Spanja fiton me vuajtje

23:20 - 10/07/26

Spanja është kualifikuar në gjysmëfinale pas një ndeshjeje shumë të bukur ndaj Belgjikës, që rezistoi deri në fund, por nuk...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog

23:05 - 10/07/26
Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West

Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West

21:18 - 10/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
Protesta/ “Është një luftë qëndrueshmërie”, aktivisti: Krijuan një polici virtuale morali

Protesta/ “Është një luftë qëndrueshmërie”, aktivisti: Krijuan një polici virtuale morali

20:20 - 10/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com