GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, duke e akuzuar atë për “fyerje ndaj shqiptarëve” dhe për mungesë transparence lidhur me procesin e integrimit evropian dhe raportin e ndërmjetëm të njohur si IBAR.

Në konferencën me gazetarët Berisha pretendoi se ministri i Jashtëm ka “mashtruar publikisht” lidhur me ecurinë e procesit të integrimit.

Sipas Berishës, mungesa e transparencës ka ndikuar edhe në shtyrjen e proceseve të rëndësishme të integrimit, duke përmendur mosmbajtjen e një konference ndërqeveritare të planifikuar më pare.

“Edhe njëherë dua të sqaroj, se ka edhe këtu ka njerëz që nga keqkuptimi, anëtarë tanë, militantë tanë, mbështetës tanë, thonë pse po merrni pjesë në reformat. Pse uleni me ta? Jo, ne do marrim pjesë në reformën zgjedhore sepse ne nuk mund të marrim kurrë përsipër përgjegjësinë e bojkotit të reformës dhe dorës së lirë të Edi Ramës. Edi Rama do bëjë, por ne të paktën do të jemi. Ja që kjo është një kërkesë e drejtë. Ne jemi aty dhe do bëjmë çmos të japim kontributin maksimal. Po kështu shprehet për reformën territoriale. Edhe aty ne jemi pjesë, do marrim pjesë, do japim kontributin tonë. Tjetër, kërkon që reforma të jetë me konsensus dhe të adresojë të gjitha problemet e cituara më sipër për të mos u ndalur më shumë.

Ndalet gjerësisht në disa paragrafë në keqfunksionimin e parlamentit. Natyrisht duke konstatuar problematikat e mëdha, kërkon pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës dhe jo përjashtimin e saj siç ndodh tani. Parlamenti duhet të jetë qendra e debatit për integrimin evropian, gjer sot nuk ka zhvilluar një debat.

Edhe njëherë, Edi Rama e ka konceptuar procesin si një proces të mbyllur, ndërkohë që procesi i integrimit të vendit në BE duhet të jetë procesi më i hapur, më transparent. Për herë të parë u paraqit dje në Komisionin e Jashtëm ministri për të mashtruar shqiptarët për IBAR-in. U paraqit në një kohë kur ai ose duhet të lëshonte komunikatë, siç bën homologu i tij në Serbi, Maqedoni apo Mal të Zi pas çdo jave që mblidheshin në Bruksel, por këta i mbajnë të fshehta. Të tjerët i publikojnë çdo javë. Këtu nuk ka.

Dhe ky i rikujtua pas mbi 2 muajve të shkojë në komision për të mashtruar. Nuk është votuar IBAR, tha, po sigurisht nuk është votuar sepse nuk është votuar me qëllim sepse nuk kanë pranuar të votojnë IBAR-in. Kjo është e vërteta. Shkoi me një gjuhë të korruptuar, të turpshme. Çfarë ka ndodhur që ta dini ju? U paraqitën dy raporte, në një kohë kur Shqipëria quhej avangardë. Jo, thanë shtetet anëtare, ky raport është i papërshtatshëm. Dhe e vërteta është që në fillim ishin 3-4 shtete, më vonë u bënë 13 shtete. Pse? Se erdhën duke shtuar. Po të votohej, kalonte, por IBAR, një raport i ndërmjetëm për themeloret, nuk kaloi. Dhe mund t’u them se nga 2 marsi, gjer sot, dhe me 8 do rishqyrtohet përsëri, por këta i fshehin gjërat, kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Hartuesit e raportit kanë përmbysur raportin, janë detyruar të paraqesin raport të ri, por këto i fsheh ministri se ka për mision korruptimin e fjalës, mashtrimin e qytetarëve.

Po, presidenca ndryshoi raportin dhe paraqiti në raportin e ri tërësinë e problematikave të shtruara nga vendet që nuk pranonin raportin e parë. Dhe në raportin e dytë, që e fsheh qeveria, u shtuan për Shqipërinë një seri kërkesash. Dhe ajo që është më e papranueshme është se del në komision dhe nuk shpjegon këto. Ishte për t’u mbledhur konferenca ndërqeveritare në Luksemburg me datën 18 prill. Nuk u mblodh sepse edhe raportin e ndryshuar, përsëri vende anëtare kërkuan kohën për të bërë sugjerimet e tyre. I kanë dëgjuar qytetarët shqiptarë këto? Jo. Kanë bërë mediat? Jo. Jo se gazetarët nuk duan investigimin, por patronët e tyre të pamëshirë në shërbim të qeverisë nuk i lejojnë.

Ndaj dhe për procesin më të rëndësishëm të vendit, që ka mbështetjen më të madhe nga shqiptarët, mbahet për turpin e qeverisë dhe lobistëve të saj, qëndrimi më i mbyllur, më jotransparent. Përveç kësaj, ministri i jashtëm duhet të japë dorëheqjen, arrogant dhe i pacipë. Nuk kërkoi të falur për fjalën e tij dhe ky është rast unik. Imagjinoni se çfarë mund të bëjë ky njeri po të ketë më shumë në dorë. Po në qoftë se ti bëre një fyerje në grupin e Whatsappit ku janë të gjithë ambasadorët, ti u kërkon ndjesë publikisht shqiptarëve të Maqedonisë dhe çdo shqiptari, ke fyer çdo shqiptar me atë fjalë. Dhe rri e bën sofizma, nuk ka moral të kërkojë ndjesë se e bëri këtë për të mbrojtur kreun e organizatës kriminale, padronin e tij Edi Rama. Përsëri opozita qëndron, qëndron fort,” tha Berisha.

Etiketa: berishadoreheqjeMinistri

Lajme të lidhura

Shitja e Zvërnecit/ 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Toka u ka kaluar dy vëllezërve nga Katari
Aktualitet

Shitja e Zvërnecit/ 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Toka u ka kaluar dy vëllezërve nga Katari

15:55 - 31/07/26
Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Iu komunikuan akuzat e reja dhe zgjatja e hetimeve, Belinda Balluku “kyç” gojën për gazetarët kur del nga SPAK-u
Aktualitet

Iu komunikuan akuzat e reja dhe zgjatja e hetimeve, Belinda Balluku “kyç” gojën për gazetarët kur del nga SPAK-u

15:01 - 31/07/26
Para
Berisha mbron Metën: Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet

Berisha mbron Metën: Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shitja e Zvërnecit/ 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Toka u ka kaluar dy vëllezërve nga Katari
Aktualitet

Shitja e Zvërnecit/ 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Toka u ka kaluar dy vëllezërve nga Katari

15:55 - 31/07/26

Para SPAK-ut, avokati Kujtim Cakrani deklaroi se toka që klienti i tij Artur Shehu i ka shitur dy vëllezërve sirianë...

Lexo më shumë
Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Iu komunikuan akuzat e reja dhe zgjatja e hetimeve, Belinda Balluku “kyç” gojën për gazetarët kur del nga SPAK-u

Iu komunikuan akuzat e reja dhe zgjatja e hetimeve, Belinda Balluku “kyç” gojën për gazetarët kur del nga SPAK-u

15:01 - 31/07/26
Drafti i PS për shkrirjen e 15 bashkive, Tabaku: Lojë numrash! I shërben vetëm qeverisë

Drafti i PS për shkrirjen e 15 bashkive, Tabaku: Lojë numrash! I shërben vetëm qeverisë

14:51 - 31/07/26
Belinda Balluku paraqitet në SPAK, e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe

14:18 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com