GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Ofroi shërbime sek*uale nëpër ambasada!’ E paditi për shpifje, Erion Veliaj humb gjyqin me Aulon Kalanë: Fitova ndaj një politikani epruvete

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Ofroi shërbime sek*uale nëpër ambasada!’ E paditi për shpifje, Erion Veliaj humb gjyqin me Aulon Kalanë: Fitova ndaj një politikani epruvete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aulon Kalaja ka fituar ditën gjyqin kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e kishte paditur për shpifje, pas një deklarate të bërë publikisht.

“Ka ofruar shërbime seksuale nëpër shërbime seksuale nëpër ambasada”. Kjo ishte një nga deklaratat që çoi Erion Veliajn dhe gazetarin Aulon Kalaja në gjykatë.

Kryebashkiaku e paditi gazetarin për shpifje me të cilin e fitoi sot gjyqin dhe mori pafajësi.

Kalaja tha më herët se për deklaratat publike që ka thënë “pirje rakie në burg” “Cun mami” etj, “Veliaj ka kërkuar që t’i thosha më fal, por nuk e bëj”.

Kalaja u shpall i pafajshëm, pas 18 seancash. Ai u shpreh se Veliaj nuk kishte qenë asnjëherë i pranishëm në gjykatë, por ishte përfaqësuar nga avokati i tij.

Kalaja e cilësoi çështjen si një “padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike”, një taktikë që sipas tij përdoret rëndom në Shqipëri për të frikësuar dhe heshtur gazetarët. Ai shprehu bindjen se padia kishte interes të gjerë publik, pasi prekte thelbin e lirisë së fjalës dhe të drejtën për të kritikuar zyrtarët publikë.

“Fitova gjyqin kundër Veliajt, i cili më kishte paditur për shpifje për një deklaratë që kisha bërë në televizion. Gjyqi ka filluar në tetor, pas 17 seancash u vendos drejtësi nga gjykata. Kryetari i Bashkisë Tiranë më ka çuar në gjykatë që unë të tërhiqem nga deklaratat e mia.

Nuk jam vetëm unë rasti, por unë korra një fitore sot sigurisht për fjalën e lirë. Gjyqi ka qenë në një moment shumë delikat para disa seancave, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk u paraqit, por paraqitej avokati i tij dhe në një moment të caktuar u tha që edhe mund të pushohet gjykimi. Ndërkohë kam qenë unë ai person që nuk kam pranuar që gjykimi të pushohet, por unë doja të gjykohesha që të merrja pafajësinë.

Pra, unë sot jam i pafajshëm për të gjithë deklaratat e mia që kam bërë tek ju, apo në emisione të tjera ku mi kishin mbledhur dhe do të doja të përmendja disa prej tyre, se është hera e parë faktikisht që do i them.

Akuzohesha se unë e kisha fyer kryetarin e Bashkisë së Tiranës sikur i kam thënë që ai është një çun mami dhe nuk ka bërë asnjë betejë në jetë, ja kam dhënë çelësat e bashkisë gati, është një politikan e provete, ka abuzuar me fondet e shoqërisë civile, akuza tjetër ishte për futjen e rrugës së rakisë në burg, ku ai abuzonte me alkoolin në burg dhe akuza më e rëndë në thonjëza, ku ai pretendonte, ishte çështja e që unë kisha përmendur në media, një dalje të tij me disa foto të famshme, besoj që edhe ju jeni dëshmitarë, ku lëvizja ‘Mjaft’ vishet me ato veshje provokuese domethënë, ku unë kisha përdorur termin shërbime seksuale, jo marrëdhënie seksuale”, u shpreh Kalaja.

Veliaj si në çdo seancë tjetër nuk u paraqit, por u përfaqësua nga avokatët e tij.

Etiketa: gjyqkalajaVeliaj

Lajme të lidhura

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Meta: Një figurë e shquar në jetën politike dhe institucionale të vendit, kënaqësi të bashkëpunoja…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Meta: Një figurë e shquar në jetën politike dhe institucionale të vendit, kënaqësi të bashkëpunoja…

10:47 - 06/05/26
Aksident i rëndë në Durrës, “Fordi” përmbyset në mes të rrugës, babë e bir transportohen urgjent për në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës, “Fordi” përmbyset në mes të rrugës, babë e bir transportohen urgjent për në spital

10:45 - 06/05/26
Berisha thirrje mbështetësve për protestën e PD: Të gjithë para Kryeministrisë
Aktualitet

Zgjedhja pa garë e Berishës në krye të PD ngre shqetësime për të ardhmen e opozitës

10:13 - 06/05/26
Para
Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbinj, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbinj, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Meta: Një figurë e shquar në jetën politike dhe institucionale të vendit, kënaqësi të bashkëpunoja…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Meta: Një figurë e shquar në jetën politike dhe institucionale të vendit, kënaqësi të bashkëpunoja…

10:47 - 06/05/26

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit, ish kryetarit të Kuvendit...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Durrës, “Fordi” përmbyset në mes të rrugës, babë e bir transportohen urgjent për në spital

Aksident i rëndë në Durrës, “Fordi” përmbyset në mes të rrugës, babë e bir transportohen urgjent për në spital

10:45 - 06/05/26
Berisha thirrje mbështetësve për protestën e PD: Të gjithë para Kryeministrisë

Zgjedhja pa garë e Berishës në krye të PD ngre shqetësime për të ardhmen e opozitës

10:13 - 06/05/26
Aksident në autostradën Lushnje–Fier, mjeti del nga rruga dhe përmbyset në kanal

Aksident në autostradën Lushnje–Fier, mjeti del nga rruga dhe përmbyset në kanal

10:05 - 06/05/26
Kushtoi 260 milionë euro, pëson sërish shembje ‘aksi i florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë i Ballukut!

Kushtoi 260 milionë euro, pëson sërish shembje ‘aksi i florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë i Ballukut!

09:54 - 06/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com