Forcat Shqiponja arrestojnë në Rinas 34-vjeçarin Aurel Deliu, banues në Nikël, pjesë e grupit të Marklen Hakës.
Ai u kap me armë zjarri pistoletë me vete teksa ishte duke lëvizur me një automjet. Mësohet se i riu ishte në shoqërinë e një tjetër personi në momentin që u ndalua për kontroll nga forcat Shqiponja. Aurel Deliu është person me precedent dhe i skeduar më herët nga policia. Në vitin 2021 ai u arrestua në Tiranë bashkë me një tjetër person dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Ndërsa në atë kohë nuk iu bind urdhrit të policisë për tu kontrolluar.
Me armё, stemë policie e mijëra euro, 3 tё rinjtë nga Kruja dhe njё nga Tirana sfiduan policinë e kryeqytetit. Ngjarja ёshtё regjistruar nё zonёn pranё “Xhamllikut” në 2021 ku 4 tё rinjtё ishin duke udhёtuar me njё mjet “Volswagen” kur janё ndaluar nga njё patrullё e forcave Shqiponja. Tё rinjtё nuk i janё bindur urdhёrit tё policёve dhe janё konfrontuar fizikisht me ta, duke u ndarё nё 2 grupe. 2 personat qё u larguan morёn me vete edhe njё armë pistoletё qё ishte nё brezin e njёrit nga tё rinjtё qё u prangos nga policia. Gjatё kontrollit nё mjet policia gjeti dhe sekuestroi sasi e konsiderueshme të hollash në euro dhe lekë, celularë dhe gërshërë, të cilat u përdoren për prerjen e lëndës narkotike Canabis Sativa si dhe 1 portofol me stemën e policisë.
Nё prangat e policisё ranё Aurel Deliu (i cili kishte dhe armёn nё brez) dhe Alban Tufa 29 vjeç ndёrsa nё kёrkim në atë kohë u shpallën Marklen Haka 30 vjeç dhe Bledar Kurti 40 vjeç.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. D., 29 vjeç dhe A. T., 29 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. H. dhe B. K., pasi në rrugën ”Marie Logoreci”, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas u gjetën një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njoftonte policia.
gijotina.com/
Discussion about this post