GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U helmuan 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU: Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
U helmuan 56 studentë të  Akademisë së Sigurisë, reagon AKU: Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas rastit të helmimit të 56 kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, ngjarje për të cilën janë arrestuar kuzhinieri dhe teknologia e kompanisë private që furnizonte institucionin me ushqim.

Përmes një njoftimi zyrtar, AKU bëri me dije se mori informacion për rastin përmes një komunikimi ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë dhe menjëherë nisi verifikimet në subjektin “SORI-AL”, i cili ofronte shërbimin catering për këtë institucion.

Sipas AKU-së, ushqimi vinte i gatshëm nga ambientet e garnizonit “Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë. Gjatë kontrollit në ambientet e kuzhinës brenda Akademisë së Sigurisë, u konstatua se aktiviteti ushtrohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare, ndërsa në këtë ambient nuk kryhej proces gatimi.

Inspektorët evidentuan në momentin e kontrollit produkte si pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos të hapur, gati për shërbim. Nga këto produkte u bllokuan 85.9 kilogramë ushqime dhe u morën mostra për analiza mikrobiologjike, të cilat u dërguan pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV).

AKU bëri me dije se ndaj subjektit u vendos një masë administrative me gjobë prej 100 mijë lekësh për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmueshmërie.

Kontrolle u ushtruan edhe në ambientet e kompanisë “SORI-AL” në garnizonin “Skënderbej”, ku sipas AKU-së nuk u gjet aktivitet prodhimi në momentin e inspektimit, pasi gatimi kryhej në orare të caktuara dhe produktet shpërndaheshin menjëherë në pikat kontraktuese.

Në këtë subjekt u morën mostra të djathit, kosit, vezëve dhe sallamit për analiza mikrobiologjike. Gjithashtu u bllokuan 67.3 kilogramë produkte ushqimore dhe 1350 kokrra vezë, ndërsa kompania u gjobit sërish me 100 mijë lekë për mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë.

56 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan dje nga ushqimi. Pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët janë ndjerë keq, duke patur komplikacione shëndetësore dhe janë dërguar në spital.

Sipas dyshimeve, paraprake, 56 studentët mund të jenë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në drekë. Akademia e Sigurisë ka një kontratë me kompaninë private Sori-Al, që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët.

Studentët që u helmuan kanë pasur simptoma të rëndë me të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pasi janë paraqitur në spital, kanë marrë mjekim, serume dhe janë kthyer.

Pas ngjarjes, në pranga kanë përfunduar Kristjana Plaka, 23 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi, dhe Kujtim Ballgjini, 52 vjeç, kuzhinieri që shpërndante ushqimin në tre vaktet ditore për studentët. Policia njoftoi gjithashtu se administratorja e kompanisë së kateringut “SORI-AL”, Alma Tafani, 52 vjeçe, është shpallur në kërkim.

Deri në fund të vitit 2025, kompania Sori-Al rezulton si fituese e 75 tenderave publikë, me vlerë totale 4.2 miliardë lekë.

Njoftimi i AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në funksion të informimit publik dhe transparencës bën me dije se, nëpërmjet një komunikimi ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk ka marrë informacion për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë kësaj akademie.

Menjëherë nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura Tiranë.

Sipas kontrollit të ushtruar të ambientet e kuzhinës së vendosur brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme.

Nga verifikimi në moment kontrolli rezulton që në këtë ambient nuk kryhet proces gatimi, produktet vinin të gatshme catering nga subjekti SORI-AL, prodhuar në ambientet e kuzhinës së “Garnizoni Skënderbej”, Tiranë.

Më konkretisht në moment kontrolli u konstatua pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos i hapur gati për shërbim, nga të cilat u bllokuan 85.9. kg produkt dhe u mor mostër për analizim mikrobiologjik, që u dërguan pranë laboratorit të ISUV. Për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj subjektit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë u krye kontroll edhe në ambientet e subjektit SORI-Al me adresë “Garnizoni Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, ku u konstatua se OBU nuk u gjet në proces pune pasi prodhimi kryhet në orare të caktuara. Në subjekt nuk u konstatua produkt i gatshëm për konsum, pasi produktet e prodhuara shpërndahen menjëherë tek pikat kontraktuese.

Për qëllim të inspektimit në subjekt janë marrë mostra për produktet e konstatuara dhe më konkretisht djathë i bardhë lope, kos lope, vezë, sallam për analizim të ngarkesave mikrobiologjike të cilat u dërguan pranë laboratorit të ISUV.

U bllokua sasia gjendje prej 67.3 kg produkte,1350 kokrra vezë, dhe ndaj subjektit u vendos masa administrative me gjobë për mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë në vlerën e 100 mijë lekëve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë procesit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Etiketa: AkuBllokimhelmim

Lajme të lidhura

Pjesë e një grupi trafiku droge, SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë, Igli Haxhiaj!
Aktualitet

Pjesë e një grupi trafiku droge, SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë, Igli Haxhiaj!

12:23 - 07/05/26
(EMRI) Kërkohej nga Greqia për tentativë vrasje, arrestohet në Francë shqiptari
Aktualitet

E rëndë në Francë! 36-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti

11:56 - 07/05/26
Pamje tronditëse/ Uthulla që iu shërbehej studentëve të Akademisë së Sigurisë, e mbushur me krimba
Aktualitet

Pamje tronditëse/ Uthulla që iu shërbehej studentëve të Akademisë së Sigurisë, e mbushur me krimba

11:52 - 07/05/26
Para
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi i Ramës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe gazi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pjesë e një grupi trafiku droge, SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë, Igli Haxhiaj!
Aktualitet

Pjesë e një grupi trafiku droge, SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë, Igli Haxhiaj!

12:23 - 07/05/26

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë ish-oficerin e policisë...

Lexo më shumë
(EMRI) Kërkohej nga Greqia për tentativë vrasje, arrestohet në Francë shqiptari

E rëndë në Francë! 36-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti

11:56 - 07/05/26
Pamje tronditëse/ Uthulla që iu shërbehej studentëve të Akademisë së Sigurisë, e mbushur me krimba

Pamje tronditëse/ Uthulla që iu shërbehej studentëve të Akademisë së Sigurisë, e mbushur me krimba

11:52 - 07/05/26
Bardhi i kthehet Peleshit: Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen

Bardhi i kthehet Peleshit: Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen

11:36 - 07/05/26
‘Po pengoni integrimin’, Bardhi përplaset me Ballën mbi raportin e PE: Mos na bëni qesharakë

‘Po pengoni integrimin’, Bardhi përplaset me Ballën mbi raportin e PE: Mos na bëni qesharakë

11:04 - 07/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com