GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fidel Ylli u “nxjerr kthetrat” edhe pëllumbave: I kërkon doganës ndalimin e 170 sportistëve në kufi

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Fidel Ylli u “nxjerr kthetrat” edhe pëllumbave: I kërkon doganës ndalimin e 170 sportistëve në kufi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komuniteti sportiv shqiptar po përballet prej disa kohësh me një situatë të tensionuar, në qendër të së cilës ndodhet aktiviteti i shoqatës “Pëllumbat e Postës 2003”, një organizatë jofitimprurëse me rreth 170 anëtarë, e angazhuar prej vitesh në garat ndërkombëtare të pëllumbave sportivë.

Sipas denoncimit të bërë publik nga përfaqësues të shoqatës, të hënën aktiviteti i tyre është penguar në pikën kufitare të Qafë Thanës ku është ndaluar kalimi i një automjeti tip “IVECO FIAT” me targa AA 158 ZL, i cili transportonte shpendë sportivë për pjesëmarrje në gara jashtë vendit.

Shoqata pretendon se ndalimi është kryer pa një akt zyrtar administrativ dhe pa sqarim të qartë nga autoritetet doganore.

Përfaqësuesit e saj theksojnë se prej më shumë se dy dekadash marrin pjesë në aktivitete sportive ndërkombëtare në vende si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kroacia dhe të tjera, duke kaluar rregullisht pikat kufitare shqiptare me dokumentacion të plotë veterinar dhe në përputhje me procedurat ligjore.

Në deklaratat e tyre, ata shprehen se kanë kërkuar informacion zyrtar mbi bazën ligjore të këtij vendimi, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje konkrete.

Në fokus të debatit është edhe një shkresë që mban firmën e Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, për të cilin shoqata pretendon se ka ndikuar në vendimin e moslejimit të kalimit në kufi.

Në këtë kuadër, përfaqësues të shoqatës kanë ngritur pretendime ndaj disa individëve dhe kanë shprehur shqetësime për ndërhyrje që, sipas tyre, cenojnë aktivitetin e tyre sportiv.

Nga ana tjetër, shoqata ngre disa pyetje drejtuar autoriteteve doganore, mes tyre edhe nëse lejohet ligjërisht kalimi në kufi i mjeteve që transportojnë shpendë sportivë dhe mbi arsyet konkrete të ndalimit të automjetit më 4 maj 2026.

“Pëllumbat e Postës 2003” thekson se veprimtaria e saj është ekskluzivisht sportive dhe kulturore, pa qëllim fitimi, ndërsa shpendët transportohen me dokumentacion të rregullt veterinar dhe sipas standardeve të vaksinimit.

Denoncimi i shoqatës:

Pershendetje: dua te denoncoj nje rast jemi nje shoqate pellumbash gara. Pellumbat e Postes 2003.kryejm nje aktivitet qe nga voti 2003 me gara me pellumba.dhe jemi 170 antar. Dhe te henen ne dogane e qaf thanes na ndaluan per mos te dale jasht. Sepse i korruptuari Fidel Ylli qe paska kohe te meret dhe me kto gjera ka derguar nje shkres ne dogane. Per mos lejimin ton dhe kjo per shkak te dy matrapazve qe e josh me lek Fidel Yllin Me emrin Ramazan Gjyla dhe Gazmir Feimi qe ne mos te kalojm dhe te bejm sport per kenaqesine tone kemi 23 vjet me kte sport.Ato vidiot qe keni pare kto dite jan te tonat dhe ky si indivin dashakeqs i ben sikur i ka ber ai. Ju lutem ta postoni kte qe autoritetet doganore te marin masa dhe te na len te kalojm se jemi ne te drejten ton. 5000 pellumba u kthyen mbrapesht kamioni po mbrin ne tiron. Ai ne prishi garen. Kemi 23 vjet qe i bejm garet qe nga teritori croacis dhe ne bosnje dhe kte vit ne serbi. Por personat qe kan fut mik Fidelin duan ta privatizojn per fitimet e tyre ne jemi shoqat jo fitim prurese. Ne cdo lek qe mbledhim midis lojtarve e shpenzojm per garat per qefet tona si sport dashes. Ata duan te fitoj dhe sna len.

Etiketa: Fidel Yllipellumba

Lajme të lidhura

Përfundon Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza, Tirana shpallet kampione pas finales ndaj Fierit
Sport

Përfundon Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza, Tirana shpallet kampione pas finales ndaj Fierit

14:40 - 08/05/26
Kënga ‘Dai Dai’ e Shakirës do të jetë edhe himni zyrtar i Botërorit 2026
Sport

Kënga ‘Dai Dai’ e Shakirës do të jetë edhe himni zyrtar i Botërorit 2026

10:38 - 08/05/26
Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale
Breaking Views

Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale

23:25 - 07/05/26
Para
Shqipëria rreshtohet mes vendeve me ujin e pijshëm më pak të sigurt në Europë

Shqipëria rreshtohet mes vendeve me ujin e pijshëm më pak të sigurt në Europë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Partia e Starmer ‘turpërohet’ në zgjedhjet lokale, ekstremi i djathtë dhe të Gjelbrit avancojnë
Botë

Partia e Starmer ‘turpërohet’ në zgjedhjet lokale, ekstremi i djathtë dhe të Gjelbrit avancojnë

15:28 - 08/05/26

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve administrative në Britaninë e Madhe po konfirmojnë një avancim të fortë të partisë Reform UK të...

Lexo më shumë
Sulmohet banka në Gjermani, grabitësit marrin peng shoferin e blindit dhe mbyllen në kasafortë

Sulmohet banka në Gjermani, grabitësit marrin peng shoferin e blindit dhe mbyllen në kasafortë

15:16 - 08/05/26
CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë

CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë

15:02 - 08/05/26
Përfundon Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza, Tirana shpallet kampione pas finales ndaj Fierit

Përfundon Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza, Tirana shpallet kampione pas finales ndaj Fierit

14:40 - 08/05/26
Kryetari u vra dje në Sarandë, reagon shoqata Çamëria: Një zë i palëkundur i çështjes çame, të zbardhet ngjarja

Kryetari u vra dje në Sarandë, reagon shoqata Çamëria: Një zë i palëkundur i çështjes çame, të zbardhet ngjarja

14:30 - 08/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com