GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ambasador i Ramës”/ Berisha nuk tërhiqet nga akuzat për Gonzaton: Denoncimet e mia i bazoj në burime!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ambasador i Ramës”/ Berisha nuk tërhiqet nga akuzat për Gonzaton: Denoncimet e mia i bazoj në burime!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar kritikat e ambasadorëve të BE të akredituar në vendin tonë, por edhe të Brukselit, të cilët dënuan sulmet që lideri demokrat i bëri diplomatit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, duke e quajtur atë “ambasador të Ramës”.

Në konferencë me gazetarët, Berisha tha se ka respekt për BE dhe ambsadorët, por nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij, duke thënë se  “askush s’më ndalon të denoncoj atë që unë e konsideroj të padrejtë”.

Sipas tij, denoncimet që i ka konsideruar  të padrejtë i ka denoncuar në vite dhe do vazhdojë ti denoncojë në vazhdim.

“Ajo që komentoj unë, unë u deklaroj shqiptarëve se në mënyrë absolute çdo gjë që kam thënë e kam patur dhe e kam të bazuar të paktën në dy ose më shumë burime.

Unë kam respektin më të madhe dhe simpatinë më të madhe për Komisioni Evropian, për ambasadorët, por në mënyrë absolute nuk ka dhe nuk mund të ketë gjë në botë që me pengon mua të denoncoj atë çka unë e konsideroj të papajtueshme, të padrejtë dhe nuk kam ndërmend të ndalem në zinxhirin e komenteve.

Nuk kam asnjë dëshirë të polemizoj, sepse unë kam respekt për KE, PE, përfaqësuesit e vendeve anëtare, por nuk pajtohem kurrë me akte të papranueshme. Ndaj dhe i kam denoncuar jo sot, por vite më parë, vite në vazhdim dhe do ti denoncoj. Të vërtetat nuk i fsheh, nuk do isha ky që jam. Ndaj dhe kjo është përgjigjja ime”, tha Sali Berisha.

Bashkimi Evropian reagoi dje pas deklaratave dhe sulmeve të Sali Berishës, ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Sipas një zëdhënësi të Komisioni Evropian, deklarata të tilla janë të papranueshme dhe BE i dënon ato me forcë. Në reagim theksohet se ambasadori i Bashkimi Evropian në Shqipëri ka vepruar gjithmonë me profesionalizëm dhe integritet të plotë në detyrën e tij.

 

 

Etiketa: berishagonzatoKryesore1

Lajme të lidhura

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Para
“Jam i pamposhtur!” Meta reagon pas shtyrjes së seancës: Asnjë çudi nga drejtësia sorosiane

“Rrezikshmëria shoqërore është evidente”, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com