GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franci Nuri, deklaroi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ndodhet në një krizë të thellë funksionale, duke iu referuar raporteve zyrtare të institucioneve të drejtësisë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Nuri u shpreh se, numri i lartë i dosjeve të pazgjidhura dhe vonesat shumëvjeçare po dëmtojnë rëndë besimin e qytetarëve tek shteti dhe ligji.

Nuri akuzoi qeverinë se po promovon propagandë për integrimin europian, ndërsa drejtësia përballet me mungesë kapacitetesh, korrupsion dhe presione politike.

Ai theksoi se pa drejtësi të pavarur dhe funksionale, Shqipëria nuk mund të avancojë drejt Bashkimit Europian.

Deklarata

Raportet zyrtare të KLGJ-së, KLP-së, SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë po nxjerrin çdo ditë në pah një realitet dramatik: sistemi i drejtësisë në Shqipëri ndodhet në krizën më të rëndë funksionale të dekadave të fundit.

Sot në gjykatat shqiptare rezultojnë afro 150 mijë dosje stok. Vetëm në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm janë afro 57 mijë çështje në pritje. Një qytetari shqiptar mund t’i duhen deri në 10-12 vite për të marrë një vendim përfundimtar gjyqësor, me mbi 6 vite pritje vetëm në Apel dhe rreth 5 vite në Gjykatën e Lartë.

Më alarmanti është fakti se stoku i dosjeve gjyqësore është rritur me mbi 30% krahasuar me vitin 2024. Pra, jo vetëm që sistemi nuk po e ul krizën, por po fundoset edhe më thellë nga viti në vit.

Me këtë ritëm, në vitin 2028 Shqipëria mund të ketë mbi 200 mijë dosje gjyqësore të pazgjidhura. Kjo është katastrofë kombëtare për shtetin ligjor dhe për vetë besimin e qytetarëve tek drejtësia.

Kur drejtësia vonon për një dekadë, qytetari humbet besimin tek shteti, tek ligji dhe tek demokracia. Një biznes falimenton pa marrë vendim gjykate. Një familje pret me vite për një pronë, një dëmshpërblim apo një të drejtë elementare. Kjo nuk është drejtësi europiane, por drejtësi e paralizuar.

Raportet tregojnë gjithashtu se sistemi i drejtësisë sot funksionon me vetëm rreth 70% të kapacitetit normal, me mbi 100 vakanca gjyqtarësh në të gjithë vendin. Në disa gjykata, një gjyqtari i duhet të përballojë deri në 2000 dosje në ngarkim. Këto nuk janë më probleme rutinë administrative. Këto janë shenja të qarta të kolapsit të sistemit të drejtësisë.

Raportet ndërkombëtare, por edhe vetë raportet e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, tregojnë qartë se Shqipëria vazhdon të përballet me korrupsion masiv, pastrim parash, ekonomi informale dhe depërtim të krimit të organizuar në sektorë kyç të ekonomisë dhe jetës publike të vendit.

Dhe në vend që qeveria të reflektojë për këtë katastrofë, Edi Rama vazhdon të dalë çdo ditë në televizor për t’u shitur shqiptarëve propagandë boshe për integrimin europian.

Nuk ka dhe nuk do të ketë anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian pa drejtësi funksionale, pa luftë reale ndaj korrupsionit, pa ndëshkim të përfituesve të paracaktuar, pa goditje të pastrimit të parave dhe pa institucione të pavarura nga pushteti politik.

Nuk mund të ketë BE kur qytetari pret 12 vite për drejtësi.

Dhe mbi të gjitha, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur kur vetë Kryeministri ndërhyn publikisht apo politikisht sa herë që hetimet afrohen pranë pushtetit, ministrave, aferave apo klientëve të qeverisë.

Shqiptarët shohin çdo ditë presionin politik, intimidimin publik dhe përpjekjet për të ndikuar institucionet e drejtësisë sa herë që preken interesa të lidhura me qeverinë.

Partia Demokratike do të vazhdojë të denoncojë çdo përpjekje për kapjen politike të drejtësisë dhe çdo tentativë për të mashtruar shqiptarët me fasadë integrimi, ndërkohë që shteti ligjor po shembet përditë para syve të tyre.

Etiketa: drejtesiqytetarevendim

Lajme të lidhura

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!
Aktualitet

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Para
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut
Botë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26

Anija ruse “Ursa Major”, e cila dyshohet se transportonte komponentë të reaktorëve bërthamorë për në Korenë e Veriut, u fundos...

Lexo më shumë
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com