GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj artikullit të gazetarit Eddy Wax në Bruksel lidhur me debatin mbi marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët, duke deklaruar se citimi i reduktuar i deklaratës së ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha kishte krijuar një interpretim të gabuar.

“Nuk ka vend këtu për një histori Edi kundër Eddy, sepse së pari, unë nuk u ankova për Eddy-n tjetër, dhe së dyti, tani që e keni publikuar me bujari të gjithë transkriptin, është krejtësisht e qartë se citimi i shkurtuar ishte mjaftueshëm çorientues që kushdo me një interes ideologjik ta përdorte sipas dëshirës së vet”, shkroi Rama.

Kryeministri shtoi se nuk kishte “asnjë hatërmbetje” lidhur me raportimin.

“Një Eddy duhet të bëjë atë që dëshiron, ndërsa Edi tjetër duhet të durojë atë që i duhet”, u shpreh ai me tone ironike.

Në fund të reagimit, Rama ritheksoi qëndrimin e tij për marrëdhëniet me Italinë:

“Thelbi mbetet i pandryshuar: atë që Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria.”

Çfarë shkroi Eddy Wax, që solli reagimin e kryeministrit?

Rama kundër raportimit për marrëveshjen Shqipëri-Itali

Media “Rapporteur” thekson se u surprizua nga një reagim në rrjetet sociale i kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili kundërshtoi raportimin e një interviste të zhvilluar me ministrin e Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha, intervistë që kishte shkaktuar debat politik në Itali.

Intervista kishte në fokus deklaratën e Hoxhës se marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët nuk do të zgjatet pas vitit 2030, pasi deri atëherë Shqipëria synon të jetë anëtare e Bashkimit Europian.

Deklarata u pasqyrua gjerësisht në mediat italiane, përfshirë “La Stampa” dhe “Corriere della Sera”. Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani deklaroi para gazetarëve: “2030 është shumë larg; le të fokusohemi tek ajo që duhet të bëjmë tani.”

Rama reagoi online duke shkruar:Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë që po kontaktojnë lidhur me një citim të gabuar të raportuar nga një media… dua të ritheksoj qartë dhe, shpresoj, përfundimisht, se protokolli ynë me Italinë do të mbetet në fuqi për aq kohë sa Italia ta dëshirojë.”

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni iu përgjigj shkurtimisht postimit të Ramës me fjalët: “Grazie Edi.”

Ndërkohë, media publikoi deklaratën e plotë të Ferit Hoxhës.

“Po ju them se pas pesë vitesh, sapo Shqipëria të anëtarësohet, kjo nuk do të jetë më territor ekstraterritorial. Do të jetë territor i Bashkimit Europian. Së pari, marrëveshja është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse ne do të jemi anëtarë të Bashkimit Europian.”, tha Hoxha.

Artikulli përmbyllet me deklaratën se autori është i gatshëm t’ia vërë në dispozicion kryeministrit transkriptin e intervistës, nëse ai dëshiron ta shohë.

Etiketa: gazetarHoxhaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai
Aktualitet

Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai

20:16 - 02/11/26
KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, synon të ulë stokun e dosjeve gjyqësore
Aktualitet

KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, synon të ulë stokun e dosjeve gjyqësore

20:10 - 02/11/26
Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan pas pyetjeve për korrupsionin dhe projektet e Kushner (Video e emisionit të plotë)
Breaking Views

Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan pas pyetjeve për korrupsionin dhe projektet e Kushner (Video e emisionit të plotë)

19:55 - 02/11/26
Para
Ngacmimi seksual i kirurgut/ Flet avokatja e 21-vjeçares: Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh

Ngacmimi seksual i kirurgut/ Flet avokatja e 21-vjeçares: Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai
Aktualitet

Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai

20:16 - 02/11/26

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur të lërë në paraburgim për 30 ditë B. D., i dyshuar për vrasje të...

Lexo më shumë
KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, synon të ulë stokun e dosjeve gjyqësore

KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, synon të ulë stokun e dosjeve gjyqësore

20:10 - 02/11/26
Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan pas pyetjeve për korrupsionin dhe projektet e Kushner (Video e emisionit të plotë)

Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan pas pyetjeve për korrupsionin dhe projektet e Kushner (Video e emisionit të plotë)

19:55 - 02/11/26
Protesta para Kryeministrisë, të rinjtë djegin manekinat me figurat e Ramës dhe Berishës

Protesta para Kryeministrisë, të rinjtë djegin manekinat me figurat e Ramës dhe Berishës

19:36 - 02/11/26
Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën

Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën

19:19 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com