Bordi i Transparencës ka ndërhyrë sërish në tregun e karburanteve ditën e sotme, duke vendosur çmimet e reja, në ndryshim me një ditë më parë.
Nafta është ulur me 3 lekë dhe benzina është ulur me 2 lekë.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër”, njoftoi Bordi ditën e sotme.
Ky vendim nis nga ora 13:00 e pasdites së sotme.










Discussion about this post