GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kushtet cënojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria e re britanike merr vendimin: Të burgosurit që kanë kryer 40% të dënimit do të lirohen! Kush përfiton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati i Popullit ka kërkuar mbylljen e menjëhershme të pesë institucioneve penitenciare në vend, duke argumentuar se kushtet në to cenojnë dinjitetin dhe integritetin fizik e psikologjik të personave të privuar nga liria. Kërkesa është bërë publike në raportin vjetor për vitin 2025, ku evidentohen probleme serioze në sistemin penitenciar shqiptar.

Sipas raportit, institucionet që duhet të mbyllen deri në rikonstruktimin e plotë janë Burgu i Burrelit, Kosovë Lushnjë, Kukës, “Mine Peza” dhe godina A e Burgut “Jordan Misja” 313.

Avokati i Popullit thekson se në këto institucione janë konstatuar ambiente të amortizuara, mungesë hapësirash, lagështirë, ajrim dhe ndriçim të pamjaftueshëm, si dhe kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme. Gjithashtu, raporti ngre shqetësime për vështirësitë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese për të burgosurit.

“Në këto institucione janë konstatuar ambiente të amortizuara, mungesë hapësirash, lagështirë, ajrim dhe ndriçim i pamjaftueshëm, kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme dhe vështirësi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore e rehabilituese. Këto kushte rrezikojnë të cenojnë dinjitetin dhe integritetin fizik e psikologjik të personave të privuar nga liria”, thuhet në raport.

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, deklaroi se mbajtja e të dënuarve në kushte degraduese përbën shkelje të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare.

“Kur shteti i mban të dënuarit në kushte degraduese, nuk po i ndëshkon, por po i poshtëron. Mbyllja e këtyre pesë institucioneve është detyrim kushtetues”, u shpreh ai.

Gjetjet e raportit bazohen në inspektime të kryera në 18 burgje gjatë vitit 2025, si dhe në trajtimin e 115 rasteve të ankesave të depozituara pranë institucionit të Avokatit të Popullit.

Raporti evidenton gjithashtu përdorimin e lartë të masës së sigurisë “arrest në burg”, fenomen që sipas institucionit ka ndikuar drejtpërdrejt në mbipopullimin e burgjeve. Aktualisht, në sistemin penitenciar shqiptar ndodhen 5 mijë e 29 persona të privuar nga liria, nga të cilët 2 mijë e 858 janë të paraburgosur. Kjo përfaqëson rreth 57 për qind të popullsisë në burgje.

Sipas raportit, Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të paraburgosurve në Europë. Të paraburgosurit qëndrojnë mesatarisht 253 ditë në qeli pa një vendim përfundimtar gjykate.

Problematika më e theksuar e mbipopullimit është konstatuar në burgun e Lezhës, ku numri i të burgosurve tejkalon kapacitetin me 181 persona, ose 65 për qind mbi kapacitetin e planifikuar. Probleme mbipopullimi raportohen edhe në burgun “Jordan Misja”, në Vlorë dhe në Fushë-Krujë.

Raporti evidenton gjithashtu mungesën e kushteve bazë të jetesës në shumicën e institucioneve penitenciare. Sipas gjetjeve, të burgosurit mbajnë sendet personale në qese plastike për shkak të mungesës së dollapëve, ndërsa mjekët janë të pranishëm vetëm katër orë në ditë. Në disa raste, spitalet rajonale kanë refuzuar trajtimin e të burgosurve për arsye sigurie.

Një tjetër shqetësim lidhet me trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor. Raporti thekson se aktualisht nuk ekziston asnjë institucion i specializuar mjekësor për këtë kategori, megjithëse ata mbahen në IEVP-në e Shën Kollit.

Ndër problematikat kryesore të evidentuara janë mungesa e ajrimit, ndriçimit dhe ngrohjes, mungesa e produkteve bazë të higjienës, sistemet jofunksionale të ngrohjes dhe ftohjes, ushqimi i pamjaftueshëm dhe mundësitë e kufizuara për rehabilitim dhe aktivitete social-kulturore.

Në përfundim të raportit, Avokati i Popullit i kërkon Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë rishqyrtimin e politikës së paraburgimit, hartimin e një plani emergjent për kujdesin shëndetësor në burgje dhe mbylljen e pesë institucioneve të identifikuara deri në rikonstruktimin e plotë të tyre.

Etiketa: burgjeKryesore1kushte

Lajme të lidhura

“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Aktualitet

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Salianji letër PPE: Po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm

12:42 - 19/05/26
Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku”
Aktualitet

Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku”

12:25 - 19/05/26
Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze
Aktualitet

Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze

12:10 - 19/05/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Aktualitet

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Salianji letër PPE: Po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm

12:42 - 19/05/26

Pasi u përjashtua nga gara për kreun e Partisë Demokratike, ish deputeti dhe anëtari kryesisë së kësaj force politike ,...

Lexo më shumë
Qeveria e re britanike merr vendimin: Të burgosurit që kanë kryer 40% të dënimit do të lirohen! Kush përfiton

Kushtet cënojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve

12:31 - 19/05/26
Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku”

Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku”

12:25 - 19/05/26
Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze

Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze

12:10 - 19/05/26
Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi 26-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi 26-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin

11:52 - 19/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com