GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tre shtete të BE-së s’kanë dhënë akoma OK për raportin IBAR të negociatave me Shqipërinë

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tre shtete të BE-së s’kanë dhënë akoma OK për raportin IBAR të negociatave me Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian vijojnë diskutimet mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, përpara se të arrijnë një qëndrim të përbashkët për nisjen e mbylljes së kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit.

Sipas raportimit të portalit dtt-net.com, gjatë takimit të zhvilluar këtë të martë nga Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet Kandidate për Anëtarësim në BE (COELA), tre shtete anëtare nuk kanë dhënë ende miratimin për Raportin e Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) për Grupin 1 të kapitujve negociues, të njohur si “Bazat”.

Ky grup përfshin Kapitullin 5 për Prokurimin Publik, Kapitullin 18 për Statistikat, Kapitullin 23 për Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore, Kapitullin 24 për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, si dhe Kapitullin 32 për Kontrollin Financiar.

Burime diplomatike në Bruksel bëjnë me dije se diskutimet mes vendeve anëtare do të vijojnë edhe në takimin e radhës të planifikuar për 22 maj, ndërsa ende nuk janë bërë publike emrat e shteteve që kanë rezerva apo detajet e mosmarrëveshjeve mbi progresin e reformave.

Një tjetër burim diplomatik konfirmoi se grupi COELA nuk ka arritur ende konsensus dhe se vetëm pas dakordësimit të plotë dosja do t’i kalojë nivelit të ambasadorëve të vendeve anëtare në COREPER.

Pesë kapitujt e Grupit 1 konsiderohen ndër më të rëndësishmit në procesin e integrimit, pasi lidhen drejtpërdrejt me funksionimin e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e shtetit të së drejtës.

Diskutimet në Bruksel zhvillohen në një moment tensionesh politike në Shqipëri, mes opozitës dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Opozita ka ngritur akuza për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar, keqpërdorim fondesh publike dhe manipulim zgjedhor.

Në qendër të debatit politik mbetet edhe çështja e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën opozita pretendon se po mbrohet politikisht nga qeveria përballë hetimeve të SPAK lidhur me disa tendera në sektorin e ndërtimit.

Sipas raportimit, pas presionit të opozitës dhe kritikave nga institucione të BE-së dhe eurodeputetë të ndryshëm, Edi Rama pranoi largimin e Belinda Balluku nga detyra, por ende nuk ka pranuar kërkesën për heqjen e imunitetit parlamentar të saj.

Shqipëri hapi kapitujt e parë të negociatave me BE-në në tetor të vitit 2024 dhe qeveria shqiptare synon anëtarësimin e plotë në union deri në vitin 2030.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Raporti IBAR

Lajme të lidhura

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore
Aktualitet

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi
Aktualitet

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!
Aktualitet

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26
Para
I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm

I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Komitetin e Jashtëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26

Julian Shehu dhe Etrit Berisha kanë dalë në konferencë për shtyp në prag të dy sfidave të fundit të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26
Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

14:42 - 09/11/26
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com