GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të mos pranojnë delegimin e interpelancave parlamentare nga kryeministri Edi Rama tek ministrat.

Gjatë një deklarate, Berisha tha se Kushtetuta e detyron kryeministrin të paraqitet vetë në interpelancë dhe se delegimi i kësaj përgjegjësie nuk njihet nga ligji themeltar i shtetit.

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni delegimin te ministrat. Nëse neni 80 i Kushtetutës përcakton se kryeministri është i detyruar të paraqitet në interpelancë, asnjë deputet s’do pranojë delegimin e interpelancës. Kushtetuta nuk e njeh një gjë të tillë. Çdo deputet që i kërkon kryeministrit interpelancë… se do përfundojmë kështu te drejtorët e ministrive. Ministri do i thotë zëvendësit dhe zëvendësi drejtorit. Nuk vjen?! Mirë, pastaj marrim vendimet tona. Por ne nuk pranojmë delegimin“, tha ndër të tjera Berisha.

Ai paralajmëroi se opozita mund të marrë vendime të tjera nëse kryeministri vijon të mos paraqitet në interpelancat e kërkuara nga deputetët.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se procesi i integrimit është plagosur rëndë dhe shkaktari kryesor është dosja e Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama, së bashku me Lindat e tij.

Ai tha se PD mbështet plotësisht procesin integrues të vendit, qoftë vetëm për shkak të kriterit gjeopolitik.

“Tani, siç e kanë mësuar shqiptarët, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është plagosur rëndë.

Si mund ta quajmë, është plagosur rëndë nga vjedhjet e Edi Ramës, Lubi Ballukut, Lindat e AKSHI-t dhe akte të tjera.

Ka ndodhur ajo që nuk është parë ndonjëherë, është ndërruar raporti dy herë, është pasuruar raporti dhe janë shtuar kërkesa thelbësore nga një seri vendesh, anëtare të BE.

Është bërë shumë e qartë se Edi Rama dhe Lubi Balluku janë një.

Dhe, ose votohet përfundimisht për të kaluar në këshillin e ambasadorëve, organ politik ky, vendimi i COELA-s, ose janë nja dy vende që kanë rezerva dhe që pritet që edhe ato të shtojnë në raport rezervat e tyre, në mënyrë që ky raport për Shqipërinë, i plotësuar dhe i transformuar plotësisht me situatën në vend, të votohet në këshillin e ambasadorëve dhe më vonë thirret konferenca ndërqeveritare, e cila duhej të ishte mbajtur që në mars, më vonë në prill, por nuk u mbajt.

Sidoqoftë, dy gjëra duhet t’i ketë të qartë çdo shqiptar.

Së pari, PD në mënyrë të vazhdueshme ka mbrojtur të vërtetat e realitetit shqiptar dhe i ka paraqitur ato para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Kjo parti do e bëjë këtë me çdo çmim, me çdo kusht dhe nuk do heshtë kurrë nga kjo.

Së dyti, PD mbështet plotësisht procesin e integrimit, qoftë vetëm për shkak të kriterit gjeopolitik.

Kriteri gjeopolitik është një kriter natyror, i cili ka të bëjë me përcaktimin e përkatësisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve në sferat e influencës dhe ne nuk mundet kurrë të mos e mbështesim, ne mbështesim fuqishëm vendosjen e Shqipërisë aty ku e ka vendin, në familjen evropiane.

Duke thënë këtë, regjimi i Edi Ramës nuk plotëson asnjë kriter tjetër përveç atij gjeopolitik.

Duke thënë këtë, zotohemi se do bëjmë gjithçka kemi në dorë, do luftojmë me të gjitha mjetet që mundemi, që kriteret të arrihen ose të punohet për kriteret.

Aq sa ka një opozitë në dorë.

Pra, ky është qëndrimi i PD, por ua them këtu se procesi është i plagosur nga Lubi Balluku, Edi Rama, nga Lindat dhe pastaj nga Ergysi. Se dy Lindat janë ndër eksponentët kryesore të AKSHI-t në Shqipëri dhe Evropë”, u shpreh ai.

Etiketa: berishainterpelanceKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari

14:20 - 20/05/26
Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen nëntë persona dhe tre të tjerë shpallen në kërkim
Aktualitet

Shpërndanin drogë pranë shkollave, arrestohen nëntë persona dhe tre të tjerë shpallen në kërkim

13:42 - 20/05/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

“Është antikushtetuese!” Zhupa: Të shfuqizohet ligji për ndërtimet në zonat e mbrojtura për interesa private!

13:25 - 20/05/26
Para
Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim!

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin
Botë

“Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin

15:29 - 20/05/26

Bota rrezikon të kthehet te “ligji i xhunglës”, i tha Xi Jinping Vladimir Putinit pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Pekin,...

Lexo më shumë
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

Trump deklaroi se lufta do të përfundojë shumë shpejt, bien çmimet e naftës

15:07 - 20/05/26
Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo

Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo

14:46 - 20/05/26
Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari

Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari

14:20 - 20/05/26
Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim!

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim!

14:06 - 20/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com