GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit; Eliminim i ofertës me vlerë më të ulët”, -kjo është marka e tenderave që kryen Benet Beci në favor të miqve të vet.

Megjithëse është i pandehur për korrupsion, Beci vazhdon të mbetet titullar i Autoritetit Kontraktues, ndërsa firmën e fundit ia delegon nënkryetarit.

Formulari i shpalljes së fituesit i ësht ë dërguar nga Beci këtë radhë biznesmenit Fernand Nuha, pronar i “S.M.O.Union” shpk.

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Shkodër “Rikonstruksioni i rrugës “Bregu i Detit” Velipojë, i njoftuar më 6 mars 2026. Për projektin janë ndarë mbi 571 milionë lekë, pa përfshirë TVSH.

Open Data Albania i ka vendosur procedurës një “Flamur të kuq” për sinjalizuar riskun e korrupsionit.

Në datën e mbajtjes së tenderit, më 24 mars 2026 aplikuan 27 operatorë ekonomik dhe bashkime firmash. Megjithatë, tenderi dyshohet se është me fitues të paracaktuar. Kjo përforcohet nga fakti se oferta fituese, e prezantuar nga  S.M.O.UNION SHPK nuk ishte më e ulëta.

Kështu, “NIKA” shpk megjithëse kishte ofertë më ekonomike, është mes të skualifikuarve nga komisioni i Benet Becit.

Një shqetësim tjetër që lind nga shqyrtimi i dosjes së tenderit, është koha e zgjedhur për punimet. Tani, që fillon sezoni turistik, do të nisin zhurmat e makinerive të Fernand Nuhës. Punimet mund të ishin kryer në dimër, pasi edhe buxheti ka qenë gati qysh në fillim të vitit të kaluar. Rruga apo shetitorja “Bregu i detit” shtrihet në një gjatësi prej 1.2 km përgjatë plazhit. Ajo është projektuar dhe ndërtuar në vititn 2014, por ka marrë herë pas here investime. Ndoshta me pak mirëmbajtje mund të bëhej gati edhe për sezonin e ri turistik, pa qenë nevoja për rikonstruksion total.

Dhe pas këtij procesi fiktiv, kontrata i jepet biznesmenit që mashtron në tendera.

Fernand Nuha është mashtrues dhe keqinformon me të dhënat që paraqet nëpër tendera, sipas Agjencisë së Prokurimit Publik (APP). Më 19 shtator 2024, APP ka përfunduar procedimin administrativ për përjashtimin e operatorit ekonomik “SMO Union” Shpk nga e drejta për të fituar kontrata publike. Motivacioni është keqinformimi për qëllime kualifikimi në dy tendera: “Sistemim – asfaltim i rrugës “Bregu lumit”, Fshati Gramëz, Nj. A. Thumanë, Krujë”, me fond limit 270 milionë lekë (pa TVSH) dhe “Sistemim – asfaltim i rrugës “Kodër – Bubq”, Nj. A. Bubq, Krujë”, me fond limit 32.355.143 lekë (pa TVSH) zhvilluar nga Bashkia Krujë.

Me vendimin e mësipërm APP ka vendosur të përjashtojë operatorin ekonomik “SMO Union” Shpk për 15 muaj.

E megjithatë, kjo nuk është pengesë për Fernand Nuhën. Në këtë histori nuk ka asgjë të rastësishme. Nuha është klient i vjetër i Benet Becit, po ashtu i institucioneve të varura direkt nga Kryeministri Rama. Përmendim këtu Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ku Nuha ka marrë llokma nga projektet e kushtueshme.

Tre vjet më parë, FSHZH do të harxhonte shifra kolosale për ndërtimin e dy segmenteve që lidhin rrugët nacionale me pistën ku mendohet të organizohet Formula 1.

Ky projekt njihet zyrtarisht me emrin Auto-Moto Park me vendndodhje në Bashkinë e Elbasanit. Konkretisht është prokurimi me me objekt “Ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan-Loti 1: Rrugët e Aksesit (Rruga Nezir Muzhaqi, segmenti I dhe Rruga Zija Luniku, segmenti II).

Fondi limit i tij ishte 5.5 miliardë lekë të reja pa TVSH ose rreth 6.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Sipas dokumenteve, fitues është shpallur një Bashkim i operatorëve “S.M.O. UNION” (në pronësi të Fernand Nuha) & “BLERIMI” & “SMO VATAKSI”.

Më tej, sic ndodh në shumicën e rasteve, pas çdo ideje ekstravagante të kryeministrit vjen Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që e vë në jetë. Kështu, në kryeqytetin e varfërisë në Bulqizë, do të hidhen 2.7 miliardë lekë për një Park Retro në gërmadhat e ish-Divizionit të ushtrisë.

Ndërkohë që njerëzit do të çuditen dhe diskutojnë në jehonën e këtij “super projekti” me rrugica të asfaltuara dhe lodra për fëmijë, Dritan Agolli ua kishte gjetur vendin parave!

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi i infrastrukturës së modeleve të integruara në zona me potencial zhvillimi, Bulqizë: Parku Tematik Retro, Bulqizë “Divizioni”, Loti 2: Infrastruktura”

Fondi Limit i caktuar për këto punë është 2.7 miliardë lekë pa TVSH, ndërsa procedura nisi më 4 korrik 2025.

Dy javë më vonë u mbyll afati dhe u mësua se ishin 24 operatorë pjesëmarrës të interesuar për këtë projekt të kushtueshëm. Gjithsesi, fituesi ka qenë i paracaktuar, prandaj aplikimet e tyre janë thjesht për të zënë radhën tek Dritan Agolli për tenderat e tjerë.

Më 6 gusht 2025, paratë i janë dhënë kompanisë “S.M.O.UNION” SHPK, së pronarit Fernand Nuha, që ka afat 18 muaj të zbatojë projektin.

Për shkeljet e vërejtura, procedura la merituar “Flamur të kuq”.

Por, pa mbaruar punimet në Bulqizë, Nuha merr rrugën e plazhit të Velipojës.

Beci është i pandehur nga SPAK për korrupsion me tenderat, kështu, që i ka dalë frika dhe nuk bën asnjë verfikim për kapacitetet e kompanisë fituese. Nuk e ka problem as si do të shkojë sezoni turistik, por vetëm ecën para dhe bën para!

gijotina.com/

Etiketa: benet beciFernand NuhatenderVelipoja

Lajme të lidhura

“Raporti IBAR u mbajt pezull 2 muaj”/ Mazi zbulon prapaskenat në Bruksel: Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së
Breaking Views

“Raporti IBAR u mbajt pezull 2 muaj”/ Mazi zbulon prapaskenat në Bruksel: Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së

23:28 - 21/05/26
Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro
Breaking Views

Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro

22:33 - 21/05/26
Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete
Aktualitet

Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete

22:00 - 21/05/26
Para
Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete

Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Raporti IBAR u mbajt pezull 2 muaj”/ Mazi zbulon prapaskenat në Bruksel: Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së
Breaking Views

“Raporti IBAR u mbajt pezull 2 muaj”/ Mazi zbulon prapaskenat në Bruksel: Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së

23:28 - 21/05/26

Ish-kryenegociatori i Shqipërisë për Bashkimin Europian, Zef Mazi, ishte në një lidhje direkte për Ora News, ku foli për vonesën...

Lexo më shumë
Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro

Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro

22:33 - 21/05/26
Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete

Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete

22:00 - 21/05/26
Tender alla Beci për Fernand Nuhën/  Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë

21:33 - 21/05/26
Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së

Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së

21:07 - 21/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com