GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tragjike në Maqedoninë e Veriut, 4 persona humbin jetën pasi makina përplaset me kamionin dhe shpërthen në flakë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjike në Maqedoninë e Veriut, 4 persona humbin jetën pasi makina përplaset me kamionin dhe shpërthen në flakë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aksident tragjik me katër viktima është regjistruar në Maqedoninë e Veriut, në aksin rrugor Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportojnë mediat vendase.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip BMW është përplasur me një kamion me targa të Kosovës. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina është përfshirë nga flakët, ndërsa katër personat që ndodheshin brenda humbën jetën të djegur.

Ministria e Punëve të Brendshme, sqaron se 76-vjeçari nga Kosova me iniciale B.B., i cili po drejtonte kamionin ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka kaluar përmes gardhit metalik në drejtimin e kundërt të autostradës, ku është përplasur me veturën ‘BMW’ me targa të Shkupit, të drejtuar nga R.V.  51 vjeç nga Shkupi.

Pas përplasjes, në të dyja automjetet ka shpërthyer zjarr, ku makina dhe kabina e kamionit janë djegur plotësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i makinës BMW R.V si dhe pasagjerët A.V. 20 vjeç dhe P.M. 20 vjeç nga Shkupi. Viktimë ka mbetur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar.

Nga MPB bëjnë të ditur se shoferi i kamionit është arrestuar dhe është ndaluar në stacion policor.

“Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tragjedia e rëndë në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë ka prekur rëndë edhe botën e kulturës. ALSAT mëson se njëri nga viktimat e aksidentit fatal është Riste Velkov, bariton dhe solist i Operas dhe Baletit Nacional të Maqedonisë. Riste Velkov, 51 vjeç, i lindur në vitin 1975 në Shkup, konsiderohej një nga emrat më të njohur të skenës operistike në vend.

Velkov humbi jetën në aksidentin tragjik ku mbetën të vdekur edhe tre persona të tjerë, mes tyre i dyshuar edhe djali i tij 20-vjeçar dhe dy të rinj të tjerë. Lajmi për vdekjen e artistit ka tronditur komunitetin kulturor dhe kolegët e tij, të cilët e konsideronin një nga zërat më të veçantë të operës në vend.

Image

Etiketa: aksidentMaqedoni

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli

Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen 'Sumud' që u ndalua nga Izraeli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com