GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

PD mbledh nesër Kuvendin për votimin e Këshillit, por ende s’dihet lista e kandidatëve

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
PD mbledh nesër Kuvendin për votimin e Këshillit, por ende s’dihet lista e kandidatëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nesër do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD. Delegatët janë ftuar të votojnë për ndryshimet në statut si dhe Këshillin e ri, por për këtë të fundit lista e kandidatëve mbetet ende mister, pasi selia blu nuk i ka bërë publike zyrtarisht emrat.

Nesër në orën 10:00 Partia Demokratike do të mbajë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Dy janë momentet kryesore të Kuvendit: Ndryshime statutore, që kufizojnë rolin e primareve në hartimin e listave të kandidatëve duke shtuar një komision nga partia që bën filtrimin e propozimeve dhe që rrisin kuotat për gratë e diasporën.

Po ashtu, delegatët do të votojnë për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar.

Por, ndryshe nga tradita e mëhershme kur lista, atribut i kryetarit, publikohej të paktën 48 orë para mbajtjes së Kuvendit, delegatët ende nuk i kanë në dorë emrat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar. Ata, me gjasë do t’i mësojnë vetëm në prag të nisjes së punimeve të Kuvendit emrat për të cilët do të duhet të votojnë.

Në axhendën e punimeve është edhe një tjetër pikë: ratifikimi i vendimeve të Këshillit aktual mbi bashkimin në diversitet në 2024, që përmes një dispozite tranzitore futi në strukturat drejtuese deputetët që nuk i ishin bashkuar deri në atë kohë Berishës.

Në Kuvend do të ketë edhe të ftuar ndërkombëtarë të cilët do të mbajnë edhe fjalë, si dhe do të ketë disa video-mesazhe.

Përpara se të miratohen ndryshimet, fjalën e tij do ta mbajë kryetari i sapo-rikonfirmuar Sali Berisha, ndërsa mes folësve do të jenë Grigels Muçollari që do të prezantojë platformën për modernizimin dhe digjitalizimin si dhe Nikola Kedhi, platformën e Diasporës.

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar vjen një javë pas zgjedhjeve pa garë, ku Sali Berisha, i cili ishte emri i vetëm në fletën e votimit, u rikonfirmua kryetar për një tjetër mandat me 37 mijë e 341 vota.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1kuvendi i PD

Lajme të lidhura

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit
Aktualitet

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin
Aktualitet

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26
Para
Demokratët mblidhen tek Sheshi “Nënë Tereza”/ Salianji: Berisha, autokrati i opozitës

Demokratët mblidhen tek Sheshi "Nënë Tereza"/ Salianji: Berisha, autokrati i opozitës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26

Një zjarr ka shkaktuar alarm pasditen e sotme në një nga zonat qendrore të Tiranës. Flakët janë shfaqur pranë Xhamisë...

Lexo më shumë
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26
“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

17:37 - 31/07/26
Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

17:25 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com