Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se reagimet publike për ngjarjet në Zvërnec e kanë bërë të reflektojë thellë, madje duke menduar edhe mundësinë e largimit.
Por ai theksoi se ka vendosur të vijojë misionin e tij politik dhe të mos tërhiqet përballë kritikave.
“Thënë këto dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase edhe emocional por kjo është ndjesia ime. Këto janë ditë të habitshme, që për herë të parë më kanë bërë të mendoj që edhe t’ju përulem thellë për nderin e madh që më keni bërë dhe t’ju kërkoj ndjese për të ikur në katund dhe për tju lënë në duart që do zgjidhni vetë pastaj për të mbrojtur Shqipërinë nga të huajt. Por kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie”, tha Rama.
Rama u ndal edhe tek pasqyrimi i mediave greke ndaj protestës, duke pyetur se si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët e shqiptarëve në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë
“Vetëm mysliman nuk janë, vetëm allah dhe kuran nuk kanë, sepse bëjnë çdo ditë krimin e ndaluar nga kurani, për të helmuar njerëzit me shpifje. Si mund të jem unë kundër jush dhe kundër vetes. Si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë. Gazetat greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. Ka diçka këtu që nuk shkon?
Apo u gjet tradhtari, u gjet shitësi i atdheut, u gjet i korruptuari dhe ai është kryeministri juaj. Thënë këto dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase emocional, por kjo është ndjesia ime, se për mua këto janë ditë të habitshme që për herë të parë më kanë bërë të mendoj edhe që t’iu përulem thellë për nderin e madh që me keni bërë dhe t’iu kërkoj ndjesë për të iku në katund dhe për t’iu lënë në duart që do zgjidhni vetë për të mbrojtur Shqipërinë nga të huaj. Por kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’iu udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju dhe e dua po ashtu siç e doni ju. Dhe t’ju udhëheq për ta përmbyllur këtë që kemi nisur bashkarisht, falë votës tuaj, me të cilën ja kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo ku është, me të cilën i kemi dhënë vlerën që ka flamurit tonë në sytë e të huajve, dhe me të cilën unë dua ta bëjmë Shqipërinë vendin që të ketë destinacionin… “, u shpreh Rama.










Discussion about this post