GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për dosjen “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, duke mohuar kategorikisht përfshirjen në ngjarjet kriminale për të cilat po hetohet.

Gjoka pretendoi se akuzat ndaj tij janë ngritur mbi bazën e materialeve të platformës Sky ECC, ndërsa tha se ndaj tij është zhvilluar një “gjyq publik”.

“Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC. Më është bërë gjyq publik. Çfarë nuk kam dëgjuar për veten, më kanë akuzuar se kam vrarë, më kanë akuzuar për trafik etj. Gjyqet publike nuk bëhen për të zbardhur të vërtetën”, deklaroi Gjoka.

Ai u shpreh se prej tre vitesh ndodhet në paraburgim dhe se, sipas tij, ende nuk ka një shpjegim të qartë për përgjegjësitë që i atribuohen.

“Kam 3 vite në paraburgim dhe nuk e di se çfarë kam bërë. Edhe pse prokurorët e dinë që janë gabim, vazhdojnë të mendojnë të njëjtën gjë. Publikisht më kanë dënuar, është mëse e tepërt”, tha ai.

Gjoka ngriti pretendime edhe mbi mënyrën se si ka nisur procedimi penal ndaj tij. Sipas tij, hetimet kanë filluar më herët nga sa është deklaruar zyrtarisht, ndërsa në proces janë përdorur kallëzime dhe materiale që, siç pretendon ai, nuk provojnë përfshirjen e tij.

Biznesmeni mohoi të ketë qenë përdorues i platformës Sky ECC, duke theksuar se nuk ka asnjë provë shkresore që e lidh atë me këtë platformë komunikimi.

“Unë jam në burg për një sekret. Si e identifikon ti kodin e përdoruesit, kur janë 15 mijë vetë që përdorin Sky? Unë nuk kam qenë përdorues i Sky. Nuk ka asnjë provë shkresore që unë mund të jem përdorues i Sky”, u shpreh ai.

Gjoka foli edhe për akuzën që lidhet me vrasjen e Gjin Ndoj, duke deklaruar se sipas akuzës ai paraqitet herë si organizator i ngjarjes dhe herë si person që ka pasur dijeni për të.

“Kushdo që ka bërë vrasjen, kushdo që ka ndihmuar në vrasje, kushdo që u ka dhënë makinë vrasësve, është kriminel”, tha ai.

Etiketa: Gjokametamorfoza

Lajme të lidhura

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi
Aktualitet

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi

13:21 - 04/08/26
Zhupa: Lejet strategjike të Ramës tregojnë modelin e grabitjes së pronave
Aktualitet

Zhupa: Lejet strategjike të Ramës tregojnë modelin e grabitjes së pronave

13:15 - 04/08/26
Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut

12:38 - 04/08/26
Para
Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi
Aktualitet

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi

13:21 - 04/08/26

Ndonëse protestat kundër qeverisë vijojnë prej 66 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë duket se...

Lexo më shumë
Zhupa: Lejet strategjike të Ramës tregojnë modelin e grabitjes së pronave

Zhupa: Lejet strategjike të Ramës tregojnë modelin e grabitjes së pronave

13:15 - 04/08/26
Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut

Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut

12:38 - 04/08/26
U përplas me motor në aksin Fushë Arrëz-Bajram Curri, i aksidentuari ndërron jetë në spitalin e Traumës

U përplas me motor në aksin Fushë Arrëz-Bajram Curri, i aksidentuari ndërron jetë në spitalin e Traumës

12:22 - 04/08/26
Emocione dhe lot në Milano, legjenda Franco Baresi përcillet për në banesën e fundit

Emocione dhe lot në Milano, legjenda Franco Baresi përcillet për në banesën e fundit

12:01 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com