GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 7 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për dy vitet në vazhdim, Spitali i Shkodrës parashikon të krijojë 74 904 kg mbetje të rrezikshme. Asgjesimi i tyre është objekti i tenderi të zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, institucion në varësi direkte të ministrit të Ekonomisë, Blendi Gonxhe.

Më konkretish tenderi titullohet “Trajtim dhe asgjesim i mbetjeve të rrezikshme spitalore”.

Për këtë shërbim është ndarë Fondi Limit prej 352 milionë lekësh pa përfsirë TVSH.

Prokurimi i umbajt më 9 mars 2026, por dyshohet se vetës sa janë rregulluar formularët, pasi fituesi ka qenë i paracaktuar. Në tender kanë aplikuar dy kompani: MEDI – TEL shpk dhe V.A.L.E. RECYCLING shpk

Open Data Albania e ka dekoruar tenderin me “Flamur të kuq” për të sinjalizuar riskun e korrupsionit.

Deh në fakt, këtu ka një tarifë korrupsioni që del nga diferenca e ofertës fituese me atë që nuk është marë në konsideratë.

Kështu, MEDI – TEL shpk ka bërë ofertën 299 milionë lekë pa TVSH.

Ndërsa shoqëria V.A.L.E. RECYCLING shpk ka bërë ofertën 348 milionë lekë pa TVSH.

Me ofertën 52 milionëlekë më të lartë, V.A.L.E. RECYCLING shpk, më 30 mars 2026, do të shpallej fituese.

Jo vetëm se kjo është një procedurë e dyshimtë, por kjo kontratë rrezikon të mos sigurojë shërbimin e kërkuar. Kompania fituese është në pronësinë e Elvis Mirit, i cili është i provuar se mashtron me pajisjet që ka në dispoziion. Pra, ka rrezik që mbetjet të na dalin në lumenj apo në plazh.

Elvis Miri u arrestua në qershor të vitit 2024 për abuzime me dokumentet që merrte pjesë në tenderat e mbetjeve spitalore. Ai u akuzua se ka marrë pjesë në mbi 200 tendera për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016, teksa ka ka mashtruar në lidhje me pajisjet e kompanisë.

“Mbi të rëndonin akuzat për veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve’, ‘menaxhimi i mbetjeve’ dhe ‘aktivitetet e rrezikshme’” tha policia në 2024-ën. Krahas tij u akuzuan edhe disa inspektore të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. “Nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë” do të deklaronte policia.

Pas hetimeve dhe arrestimit, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit i pezulloi lejen mjedisore këtij subjekti. Korrupsioni do t’i vinte në provë institucionet.

Firma iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, ku ndër të tjera, kërkonte sigurimin e padisë për pezullimin e zbatimit të këtij akti. Kjo gjykatë pranoi kërkesën “duke pezulluar zbatimin e aktit administrativ deri në zgjidhjen përfundimtare të cështjes”.

Disa muaj pas hetimeve dhe arrestimeve, Elvis Miri fillimisht u lirua nga gjykata dhe më pas, në muajin janar 2025, u rikthye si administrator i firmës “V.A.L.E RECYCLING”. Menjëherë do të rikthehej në tenderat publikë.

Hetimi zbuloi një skemë të gjerë falsifikimi dhe shpërdorimi detyre, e cila përfshinte bashkëpunim ndërmjet subjekteve private dhe funksionarëve publikë. Për rrjedhojë u morën të pandehur për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve administratorët e 3 kompanive. Më konkretisht bëhet fjalë për administratët Elvis Miri i “Vale Recycling Shpk”, Elidiana Shehu e “EMC shpk” dhe Laert Shehu i “Sëot Shpk”. Këta akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.

Sipas prokurorisë, Elvis Miri ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë. Personi në hetim pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme, por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë.

“Personi juridik, është inspektuar nga dy punonjës shtetëror, por është mbuluar nga këta të fundit për mungesën e pajisjes Econos Tsc 150. Po kështu, edhe 6 inspektorë të tjerë shtetërorë, kanë mbuluar veprimtarinë reale të personit juridik, duke mos raportuar pika shkarkimi në ajër dhe tokë të pajisjes Mangazini, të identifikuar nga inxhinieri, në historik, si dhe duke mos raportuar se në vend të ushtrimit të aktivitetit, gjendet i instaluar vetëm një incerenator”, thotë prokuroria.

Sipas të njëjtave burime: Rezulton e provuar se pasisja Econos TSC 150, e këqyrur nga oficerët e policisë gjyqësore, është importuar, në datën 22 janar 2024, nga personi juridik ndryshe nga sa ka deklaruar personin nën hetim Elvis Miri, se pajisjen Econs TSC 150 e ka importuar dhe instaluar në vitin 2016. Në këto kushte ngrihen dyshime se me mungesën e pajisjes Econos Tsc 150, dhe të një prej incenenatoreve, personi juridik, të mos ketë pasur aftësi të përmbushë objektin e kontratave të lidhura me palë të treta për trajtimin e mbetjeve spitalore.

“Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të enteve publike si dhe bashkëpunëtoreve të mundshëm, ekspertimeve kontabël, në raport me pasojat që mund të kenë ardhur mbi ndikimin në mjedis, ndër vite”, mbyllej njoftimi i prokurorisë.

Dhe ndërsa Prokuroria hetonte mashtrimin, Komisioni Prokurimit Publik, sikur të ishtë institucion i ndonjë shteti tjetër, i jep Mirit tenderin me objekt “Evadim, transport dhe trajtim i mbetjeve të rrezikshme spitalore”, zhvilluar në datën 11 mars 2024 nga Drejtoria e spitalit ‘Ihsan Cabej’ Lushnje.

Në ankesën e bërë  “Vale Recycling” Shpk pretendonte se është skualifikuar pa të drejtë nga gara, pra dokumentet i disponon por Komisioni i Vlerësimit nuk ka bërë shqyrtimin sipas ligjit. Në datë 28 Maj 2024, KPP vendosi që të pranojë ankesën e Elvis Mirit dhe i kërkoi Spitalit të Lushnjës që të rishikojë edhe njëherë dokumentet e firmës në fjalë dhe arsyet e skualifikimit të tij.

Më datë 6 qershor 2024, Spitali i Lushnjës raporton se ka zbaruar vendimin e KPP për rishqyrtim dokumentesh, por sërish ka lënë të skualifikuar ofertën e firmës së Elvis Mirit.

Ndërkohë në të njëjtën ditë Prokuroria e Tiranës njoftonte arrestimin e Elvis Mirit.

Vetëm pas disa ditësh në burg, Elvis Miri del sërish në skenë. Kompania vazhdoka denoncimin në KPP për tenderin në fjalë dhe më datë 16 qershor del një tjetër vendim. Edhe në këtë akt KPP i ka dhënë të drejtë Elvis Mirit, duke argumentuar se Spitali i Lushnjës ka anuluar tenderin pa zbatuar pikat ligjore.

Ky është vendimi i bllokimit të tenderit nga KPP. Kujt po i shërbente Komisioni? Si mund të bllokosh tenderin e pastrimit të mbetjeve të spitalit për një person të akuzuar nga Prokuroria për falsifikimin e dokumenteve të këtij tenderi.

Shohim që institucionet që supozohet të mbrojnë shtetin nga korrupsioni, legalizojnë një mashtrim të madh nëpër tendera. Ky biznesmen i mashtrimeve seriale vazhdon i pashqetësuar tenderat e mbetjeve të rrezikshme të spitaleve.

Nga ana tjetër, trajtimi mbetjeve bëhet pa traparencë. “Nga të dhënat e paraqitura nga Ministria e Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) për 39 spitale publike në vitin 2024, rezultonte se, gjatë 4 viteve buxhetorë së bashku për evadimin e mbetjeve spitalore të rrezikshme me operatorë ekonomikë, janë shpenzuar rreth 5.2 miliardë lekë ose rreth 1.3 miliardë lekë/vit.

Sipas KLSH, teksa një pjesë e menaxhimit bëhet përmes kontratave me privatët një pjesë tjetër bëhet përmes autoklavave, që kanë të instaluar vetë spitalet, por jo të gjithë kanë funksionale një të tillë.

“Megjithëse në disa spitale publike të vendit kryhet procesi i sterilizimit nëpërmjet autoklavave, në ministri nuk gjendej një strukturë e cila të dispononte informacion lidhur me këto procese” thuhet në raport.

KLSH vëren se magazinimi i mbetjeve spitalore gjithashtu shfaq problematika nga njëri spital në tjetrin.

Konkretisht në spitali rajonal Vlorë dispononte ambiente ruajtje të posaçme në secilin pavijon për mbetjet dhe po kështu për ambalazhet dhe dhomat e frigoriferëve. Ndërkohë ambienti i magazinimit paraqitej i papërshtatshëm dhe gjatë viteve të fundit nuk ka patur investime për këtë qëllim.

Në Spitalin Rajonal Durrës nuk disponoheshin ambiente të veçuara për ruajtjen në pavijon të mbetjeve në të gjitha rastet.

Në Spitalin Rajonal Shkodër ambienti për përpunimin me autoklavë ndodhej shumë afër spitalit dhe nuk paraqiste kushte të përshtatshme për ruajtjen e mbetjeve deri në përpunimin e tyre.

Në hyrje të këtij ambienti ndodheshin edhe koshat e mbetjeve urbane të spitalit.

Në spitalin rajonal Korçë autoklava gjendet e instaluar në të njëjtin ambient me kaldajën e spitalit ku temperaturat rriten ndjeshëm.

Raporti i audituesve vëren se thuajse në të gjitha rastet kontraktimi i operatorëve ekonomikë për trajtimin e mbetjeve është realizuar me llojin e kontratës “Marrëveshje kuadër” dhe në periudha të ndryshme evidentohet se, lidhja e kontratave të reja nuk është iniciuar në kohë. Kjo ka krijuar në periudha të ndryshme grumbullime sasish për të cilat janë ndjekur procedura të përshpejtuara për trajtimin e tyre.

Sipas KLSH në kontratat e spitaleve vihet re një luhatje e konsiderueshme midis çmimit minimal dhe atij maksimal të aplikuar për çdo vit madje edhe kur operatori është i njëjti. Në disa kontrata aplikohej çmim i njëjtë për të gjitha kodet e mbetjeve, ndërsa në të tjera aplikoheshin çmime të ndryshme brenda të njëjtës kontratë.

Pra, Elvis Miri me shokë janë pjesë e inganazhit të korrupsionit që nis qysh në ministri dhe vazhdon deri tek komisionet e tenderave dhe operatorët ekonomikë.

gijotina.com/

Etiketa: asgjesimi i mbetjeveBlendi Gonxheelvis miriSpitali Shkoder

Lajme të lidhura

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit
Aktualitet

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës
Aktualitet

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike
Breaking Views

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

14:11 - 07/06/26
Para
GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit
Aktualitet

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Violand Braçellari, i akuzuar për vrasjen e efektivit të...

Lexo më shumë
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

14:11 - 07/06/26
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26
GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibomjojobet