GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Protesta kundër sistemit politik”, ish presidenti Topi: Është një goditje për dyshen Rama-Berisha, janë bashkë në një varkë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Protesta kundër sistemit politik”, ish presidenti Topi: Është një goditje për dyshen Rama-Berisha, janë bashkë në një varkë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar protestat e fundit qytetare, duke e cilësuar si një reagim ndaj të gjithë klasës politike.

Topi tha se protesta lindi si pasojë e një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh dhe jo si një lëvizje e orientuar nga politika.

Sipas Topit, ngjarja që shërbeu si shkëndijë ishte rasti i qytetarit në Zvërnec që u tërhoq zvarrë nga policia private, ndërsa Policia e Shtetit qëndroi indiferente.

Ish kreu i Shtetit foli dhe për pazare që nga 2008 mes Ramës dhe Berishës, që pasoi me një marrëveshje për ndryshimet kushtetuese.

“Gjëra interesante po bëhen në atë shesh. Ai shesh gjithmonë ka pasur gjëra interesante, por këtë herë ka diçka të veçantë. “Shkak për përplasje” për konfrontim e përballje. Është pasojë e një situate që prej kohësh akumulohet. Është krijuar iluzioni që kjo protestë ka vetëm një personazh përballë, sikur ka vetëm kryeministrin Rama para. Por ajo protestë, që është shkak për përballje, është vendosur kundër sistemit politik.

Nisi nga një person që u tërhoq zvarrë nga policia private, dhe indiferenca e policisë së Shtetit. Kjo tregoi se Policia e Shtetit bëhet instrument politik i kryeministrit. Na ndodh që jo rrallë të konstatojmë se janë vegla instrument të kryeministrit. Jam në ezaurim të një analize që e kam nisur 18 vite më parë, kështu qenka dialektika. Në 2008 në prag të ndryshimeve kushtetuese, për të cilat isha kundër, nisur nga njohja e mirë e personazheve, të cilët në mënyrë të çuditshme u bënë bashkë, dhanë ‘ok’ për një ndryshim kushtetues te njerëzit që nuk marrin vesh nga jeta politike.

Pas shpërthimit të Gërdecit dhe pas protestave të opozitës së asaj kohe të Ramës, Në atë kohë ndodh një marrëveshje e fshehtë mes Ramës dhe Berishës, dhe shkatërruan shtetin shqiptar. Sot pas 18 vitesh, më vjen mirë që brezi i ri dhe intelektualë që futen në lojë me vonesë, kanë kuptuar se ai produkt solli autokracinë. Kjo protestë është pa ndërhyrje. Kështu e shoh.

Nëse ata që drejtojnë protestën, nëse pranojnë ndërhyrjen, do infektohen. Ka qenë befasuese, e çuditshme si protestë. Protestat duan kohë të organizohen, kjo është shumë natyrale. Vjen nga një terren që ka akumuluar shumë pakënaqësi.

Nuk është vetëm për Ramën, por dhe për kryetarin e opozitës. Nuk është e rëndësishme ideja që të konturojmë një lidership, por për mua është me rëndësi ideja. Kjo protestë, para se të sulmojë më parë Ramën, ka qortuar më shumë PD. Kam dyshime se Berisha ka tentuar që të fusë duart. Pasi duket ndryshimi i Berishës në 2 ditë. Më i ekspozuar ndaj kësaj lëvizjeje, është Sali Berisha dhe jo Rama. Pas 2008 këta kanë qenë gjithmonë bashkë, spektakli ka qenë gjithmonë.

Është bindje absolute. Kam pasur informacione dhe sy klinik. Problemi nuk është te projekti, por te kryeministri. Ai duhet ta kishte eliminuar këtë zhurmë, që në fillim. Sa kohë kemi që dëgjojmë për Sazanin?! A ka pasur shqetësim? Jo. Ne kërkojmë partnerë serioze, në një proces që drejtohet nga shteti me rregullat e tij. Problemi nisi në Zvërnec. Dje me reagimet, Rama deklaroi se është kryeministër vetëm i socialistëve.

Meraku im është futja e politikës në mes të protestës dhe infektimi i saj. Dy janë mundësitë, ose protesta shuhet, dhe përpjekjet për ta shuar janë. Në momentin kur futet politika, tregon se kjo e fundit do që ta falimentojë. Të shohim se si do të jetë evoluimi i kësaj lëvizjeje. Berisha dhe Rama janë në një varkë.”, tha Topi në “Koha jonë-debat”.

Etiketa: berishaKryesore1protestaRama

Lajme të lidhura

Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e Urgjencës, por lëvizja që ka nisur është e pandalshme
Aktualitet

Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e Urgjencës, por lëvizja që ka nisur është e pandalshme

10:49 - 09/06/26
Moti i keq shkakton dëme në Kalanë e Dodës, përroi merr para 10 krerë lopë
Aktualitet

Moti i keq shkakton dëme në Kalanë e Dodës, përroi merr para 10 krerë lopë

10:41 - 09/06/26
U zhduk pa lënë gjurmë, Eglant Koçi transportonte para cash nga këmbimi i kriptomonedhave
Aktualitet

U zhduk pa lënë gjurmë, Eglant Koçi transportonte para cash nga këmbimi i kriptomonedhave

10:22 - 09/06/26
Para
OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë

Alarmi demografik/ Në një vit rezultojnë 33 mijë të rinj më pak në Shqipëri, ndërsa shtohen të moshuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e Urgjencës, por lëvizja që ka nisur është e pandalshme
Aktualitet

Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e Urgjencës, por lëvizja që ka nisur është e pandalshme

10:49 - 09/06/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim me tone dramatike në konferencën e Partisë Popullore Europiane (EPP)...

Lexo më shumë
Moti i keq shkakton dëme në Kalanë e Dodës, përroi merr para 10 krerë lopë

Moti i keq shkakton dëme në Kalanë e Dodës, përroi merr para 10 krerë lopë

10:41 - 09/06/26
U zhduk pa lënë gjurmë, Eglant Koçi transportonte para cash nga këmbimi i kriptomonedhave

U zhduk pa lënë gjurmë, Eglant Koçi transportonte para cash nga këmbimi i kriptomonedhave

10:22 - 09/06/26
Aksion policor në Vlorë/ Arrestohen gjashtë persona, sekuestrohen armë, automjete dhe para (Emrat)

Aksion policor në Vlorë/ Arrestohen gjashtë persona, sekuestrohen armë, automjete dhe para (Emrat)

09:49 - 09/06/26
Rekord droge në Kili, autoritetet kapin 100 ton kokainë të destinuar për tregun evropian

Rekord droge në Kili, autoritetet kapin 100 ton kokainë të destinuar për tregun evropian

09:21 - 09/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

palazzobetgrandpashabetmatbet girişcasibombetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişgrandpashabetbetasusCasibom Girişcasibomgrandpashabetcasibom girişjojobet girişjojobet