GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria do të mburret me ju! Kim Mehmeti: Bëhuni gjithnjë e më shumë, sepse vetëm kështu do e mposhtni Piktorin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka shprehur mbështetjen e tij për të rinjtë që po protestojnë në Shqipëri, duke i cilësuar ata si “investimin më të madh strategjik që është bërë ndonjëherë në vend”.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Mehmeti vlerëson pjesëmarrjen e të rinjve në protestat kundër qeverisë dhe shprehet se zëri i tyre përfaqëson shpresën për një të ardhme më të mirë për vendin.

Në mesazhin e tij, ai kritikon ashpër elitën politike të tri dekadave të fundit, duke e akuzuar se ka dëmtuar interesat kombëtare dhe ka degraduar jetën publike në Shqipëri. Sipas tij, protestat janë një shenjë e ringjalljes së shpresës dhe krenarisë kombëtare.

Postimi

Bëhuni gjithnjë e më shumë, sepse kështu e zbukuroni Shqipërinë dhe vetëm kështu do ta mposhtni Piktorin, i cili nuk e kursen as familjen e Presidentit amerikan për ta mbuluar fytyrën vetjake të shkatërrimtarit të shqiptarisë.

Brohorimat tuaja kundër plehut politik tridekadësh, që ka mbuluar mëmëdheun, janë ftesa më e sinqertë për investitorët e huaj dhe investimi më i madh strategjik që ndonjëherë është bërë në Shqipëri.

Jo vetëm se po e largoni plehun politik që e ka mbuluar dhe po e kalb Shqipërinë, por ju po e shpëlani edhe mëkatin e gjeneratës sime, e cila ju la në duart e burrështetasve, të cilëve nuk do t’u besohej as një fermë pulash, ngaqë do t’i hanin shpendët dhe do t’i vidhnin vezët.

Mos bini pre e “mendjendriturve” të shumtë që dalin nëpër ekranet e televizioneve të financuara nga krimi, duke e mbrojtur Piktorin, sepse ata për këtë paguhen dhe, nëse bie punëdhënësi i tyre, ata mbeten pa grazhdin ku majmen dhe pa baltën e turpit, ku përpëliten si derra.

Jo vetëm tani, por gjithmonë, Shqipëria do të mburret me ju e do të turpërohet nga ata që sot duan ta heshtin dhe ta komprometojnë zërin tuaj të sinqertë rinor, i cili mëmëdheut ia freskon damarët e shpresës dhe krenarisë.

Etiketa: krenarMEhmetiShqiperi

Lajme të lidhura

Atentati i dështuar në Elbasan, Gjykata  lë në burg Poli Boriçin
Aktualitet

Atentati i dështuar në Elbasan, Gjykata  lë në burg Poli Boriçin

16:08 - 18/08/26
Digjet autobusi pranë kalasë së Beratit, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Digjet autobusi pranë kalasë së Beratit, tymi mbulon zonën

14:13 - 18/08/26
Ibraj: Shtatë vite pas tërmetit dhe familjet e Durrësit ende presin banesat, ku shkuan fondet?
Aktualitet

Ibraj: Shtatë vite pas tërmetit dhe familjet e Durrësit ende presin banesat, ku shkuan fondet?

13:50 - 18/08/26
Para
Atentati në Mirditë/ 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

Atentati në Mirditë/ 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati i dështuar në Elbasan, Gjykata  lë në burg Poli Boriçin
Aktualitet

Atentati i dështuar në Elbasan, Gjykata  lë në burg Poli Boriçin

16:08 - 18/08/26

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Poli Boriçin, i dyshuar për tentativën e vrasjes...

Lexo më shumë
Moska kërcënon Londrën për furnizimin e Ukrainës me dronë: Do e paguani shtrenjtë

Moska kërcënon Londrën për furnizimin e Ukrainës me dronë: Do e paguani shtrenjtë

15:29 - 18/08/26
Egnatia dhe Dinamo, mes ambicies për të prekur historinë në Europë dhe “ngërçit” në Superiore

Egnatia dhe Dinamo, mes ambicies për të prekur historinë në Europë dhe “ngërçit” në Superiore

15:07 - 18/08/26
Kursi UEFA C zhvillohet në Shkodër, FSHF hap aplikimet për trajnerët e rinj

Kursi UEFA C zhvillohet në Shkodër, FSHF hap aplikimet për trajnerët e rinj

14:49 - 18/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

14:33 - 18/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com