GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kreu i SPAK paralajmëron: Pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i SPAK paralajmëron: Pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i SPAK, Klodjan Braho ka paralajmëruar se pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme.\

Ky reagim vjen pas aksion ku u godit grupi i strukturuar kriminal me 10 anëtarë, konkretisht:

Nikoll Bibaj
⁠Isa Aliu,
⁠Sokol Bibaj
⁠Florjan Musaj
⁠Armando Pacani
⁠Denis Matoshi
⁠Naldi Yzeiraj
⁠Oklid Aliu
⁠Dritan Gjika
⁠Shpëtim Aliu.

“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale.

Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme.

Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike.

Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme.

SPAK garanton se veprimet e tij synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe pasuritë që lidhen me veprimtarinë kriminale. Në asnjë rast nuk do të cënohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”, shprehet Braho.

Grupi drejtohej nga Shpëtim, ose Salvador Aliu, ndërsa me rol të rëndësishëm është edhe Dritan Gjika, i ekspozuar vitet e fundit si biznesmen. Në listën e të dyshuarve, të cilët konsiderohen si grupi që iu sekuestruan tetë ton kokainë, janë edhe Eldi Dizdari, ndryshe Denis Matoshi, Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, Florjan Musaj, Naldi Yzeiraj, Armando Pezani dhe Oklid Aliu.

Hetimi, i kryesuar nga prokurorët e SPAK, Klodjan Braho dhe Doloreza Musabelliu, hedh dritë mbi pesë episode të trafikimit të kokainës. Ngarkesa e parë prej 700 kg u sekuestrua në Antverp, e fshehur në një kontejner automjetesh dhe pjesësh këmbimi, të shkarkuar nga një anije e sapombërritur nga Kina.

gijotina.com/

Etiketa: Klodjan BrahoKryesore1

Lajme të lidhura

Ambulanca përplaset me makinën në Maliq, plagoset një person
Aktualitet

Ambulanca përplaset me makinën në Maliq, plagoset një person

08:37 - 18/08/26
I dënuar disa herë për trafik droge, kush është 29-vjeçari nga Hasi që vrau francezin në Ksamil
Aktualitet

I dënuar disa herë për trafik droge, kush është 29-vjeçari nga Hasi që vrau francezin në Ksamil

08:17 - 18/08/26
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre
Aktualitet

Vritet me thikë 20-vjeçari francez në Ksamil, i riu gjendet i pajetë në një shezlong

07:33 - 18/08/26
Para
Pjesë e trafikimit të 50 tonëve kokainë! Ky është “Fantazma e drogës”

Pjesë e trafikimit të 50 tonëve kokainë! Ky është “Fantazma e drogës”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambulanca përplaset me makinën në Maliq, plagoset një person
Aktualitet

Ambulanca përplaset me makinën në Maliq, plagoset një person

08:37 - 18/08/26

Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, në Maliq ku janë përfshirë...

Lexo më shumë
I dënuar disa herë për trafik droge, kush është 29-vjeçari nga Hasi që vrau francezin në Ksamil

I dënuar disa herë për trafik droge, kush është 29-vjeçari nga Hasi që vrau francezin në Ksamil

08:17 - 18/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 18/08/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Gusht 2026

07:46 - 18/08/26
Parashikimi i motit 27 Mars 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 Gusht 2026

07:42 - 18/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com