GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncuan parcelat me kanabis, dhunohen brutalisht burrë e grua në Fushë-Arrëz

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Denoncuan parcelat me kanabis, dhunohen brutalisht burrë e grua në Fushë-Arrëz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një episod i rëndë dhune ka tronditur fshatin Arst, në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz, ku një çift bashkëshortësh është sulmuar brenda banesës së tyre.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e Skënder dhe Bardhe Nikës, duke i goditur në mënyrë brutale. Si pasojë, të dy kanë marrë plagë të rënda dhe fraktura në disa pjesë të trupit, përfshirë duart dhe këmbët.

Skënder Nika i cili u dhunua gjatë ditës së sotme, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.

Ai është shprehur personat që e dhunuan i janë prezantuar si policisë.

“Më thanë ndalo policia u ula në tokë. Njeri kishte automatikë, 3-4 të tjerë kishin shkop druri. Ikën nga unë dhe më pas në rrugë gjetën gruan time.

Ajo kuptoi se çfarë më ndodhi edhe erdhi të më ndihmojë, por e kapën në rrugë”, tha ai.

Hetimet paraprake po shqyrtojnë mundësinë që sulmi të ketë lidhje me një kallëzim të mëhershëm të bërë nga familja Nika pranë policisë, lidhur me një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në zonë.

Pak javë më parë, pranë banesës së çiftit, autoritetet zbuluan rreth 15 mijë bimë kanabisi. Sipas dyshimeve, parcela i përkiste një personi të shpallur në kërkim, P. Delia, si dhe dy djemve të tij.

Policia është angazhuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa grupet hetimore po punojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve që çuan në këtë akt të rëndë dhune.

Etiketa: DenoncimDhunëKanabis

Lajme të lidhura

Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët
Aktualitet

Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

21:13 - 20/10/26
Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje
Aktualitet

Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje

21:00 - 20/10/26
Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës
Aktualitet

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës

20:39 - 20/10/26
Para
“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbahet sot protesta e 18 në Tiranë, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 19:00

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbahet sot protesta e 18 në Tiranë, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 19:00

Discussion about this post

TË FUNDIT

Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë (VIDEO)
Breaking Views

Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë (VIDEO)

21:14 - 20/10/26

Një episod i dyshimtë është regjistruar gjatë zhvillimeve të mbrëmjes pranë rrugës “Myslym Shyri”, ku një grup prej rreth 15...

Lexo më shumë
Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

21:13 - 20/10/26
Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje

Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje

21:00 - 20/10/26
Përshkallëzim te Kryeministria, policia përdor spraj me piper kundër vajzave, nisin shoqërimet

Përshkallëzim te Kryeministria, policia përdor spraj me piper kundër vajzave, nisin shoqërimet

20:59 - 20/10/26
Sulmi i Policisë në bulevard, lëndohet një protestuese

Sulmi i Policisë në bulevard, lëndohet një protestuese

20:51 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com